Ngjarje e vërtetë: Raporti im special me motrën (6)

  • E.K /
  • 15 May 2021 - 18:21
Ngjarje e vërtetë: Raporti im special me motrën (6)

Me një kafe të nxehtë, kur jam qetësuar pak, i jam drejtuar bashkëshortit: - Drilon, dua të rrëfej rreth asaj që nuk kam besuar për britmën time në gjumë. - Hm, prej nga kjo tani? Përse përnjëherë më beson - më pyeti me dyshim. - Nuk e di. Atë ditën e parë kur kam bërtitur, papritmas kam ndjerë një ftohje të madhe, e cila ka zgjatur shumë shkurtë, pas drekës kur jam ulur me Sarën. Gjatë asaj kohe Ilirjana po ngrinte nga të ftohtit, duke e pritur ndihmën e shpejtë pas aksidentit. Sara e para kishte përmendur telepatinë, apo si quhej ndryshe … - Unë me të vërtetë nuk po e di se çfarë po ndodh me ty!

Ta lëmë anash Sarën, e cila ka paragjykime, që ju beson kartave tarot dhe horoskopit, por ti? Prej kur ti beson në marrëzi të tilla? Me sa e di unë, as në Zotin tashmë ke filluar të mos besosh - derisa po fliste, zëri po i forcohej më shumë nga mllefi. Përsëri ia fillova vajit dhe shkova në dhomën tjetër. Për një kohë të gjatë ndjenja e shtrirë duke shikuar tavanin, e pa lumtur për faktin se nuk e kam askënd pranë vetes të më kuptojë. Po mendoja për motrën time, kujtoja fëmijërinë e lumtur e deri në momentin kur e kishte kuptuar se bashkëshortin e kishte të sëmurë. Me mezi jam kthyer në ato kujtime dhe po kujtoja tragjeditë një nga një, madje disa herë rresht.

Po e paramendoja në kujtimet e mija motrën time të lumtur, të bukur dhe plot me vullnet, kisha dëshirë ta dëgjoja zërin e saj dhe humorin e saj origjinal. Për humor ishte ekspert i vërtetë! Me një rast kur ishim në det dhe u futëm në ujë, ajo po qëndronte në një vend të cekët, ku ujin e kishte deri në gju. Unë tashmë kisha shkuar larg, po notoja dhe e thirra të më bashkëngjitej. Ajo po qëndronte aty dhe bërtiste: "Në ujë kaq të ftohtë unë nuk futem", e më pas u tërhoq edhe pak, bleu një akullore dhe po më priste mua. Isha zhytur në kujtime të hershme, të bukura, në mënyrë spontane e kuptova se po ndihesha bukur. Përnjëherë mu shfaq diçka që e kisha të vështirë ta shpjegoja.

Të dy këmbët mu shtangën dhe po ndjeja se si miliona gjilpëra po më shponin. Isha e bindur se në mënyrë spontane do të bërtas, por kam dëgjuar një zë të qetë të paartikuluar, sepse në të njëjtin moment edhe nofulla më ishte ngrirë! Disi më kaloi edhe një dhimbje përmes shpatullës së matë. E tëra ka zgjatur kaq shkurt, por mjaftueshëm gjatë që të mendoj se ndoshta po qetësohesha. Nga ana tjetër, përse do të vdisja përnjëherë, zemra nuk ishte në pyetje, e në fakt unë isha e shëndoshë dhe nuk kisha ndonjë diagnozë. Kishte ndaluar para se ta kuptoja çfarë kishte ndodhur. Vetëm më vonë mund t'i definoja ato ndjenja të çuditshme. Mu desh kohë t'i ndërlidhja gjërat, me to që më kishte thënë Ilirjana. Kjo është telepati, apo diçka e ngjashme! Kam ndjerë atë që e ndjen motra ime e mjerë. Çfarë tmerri! Pasi i kisha përjetuar vet, më duhej të bisedoja me dikë.

Nuk vjen në shprehje që t'i tregoj bashkëshortit, kurrsesi se nuk do të më besonte, edhe do të mendonte se më kanë lënë mendtë. I kam shkruar Ilirjanës time, dhe ia kam shpjeguar, nuk di as vetë si ta quaj. I kam shkruar për kujtimet e mira që më lidhnin për të, për gjithçka që më kishte rënë në mendje, por për disa arsye nuk kisha kohë t'i shkruaja. Kisha vendosur që t'i shkruaj gjithë natën nëse ka nevojë, madje edhe nëse të nesërmen nuk mundem të shkoj në punë. E dija se në atë mënyrë më së shumti do t'i ndihmoja. Do të jetë e lumtur edhe përkundër dhimbjeve, kur t'i lexojë ndjenjat e para, fluturat në bark, simpatitë e para, puthjet e para, për fshehtësitë tona, të cilat i ruajmë edhe sot e kësaj dite. (vijon)   

(Kosova Sot Online)