Ngjarje e vërtetë: Si u martova me një grua të tmerrshme? (1)

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Si u martova me një grua të tmerrshme? (1)

Diana ishe ulur para ekranit televiziv, sikurse që bënte secilën ditë tjetër, dhe po e shikonte serinë televizive. Fëmijët, secili prej dhomës së vet, i shtronin pyetje se kur më në fund darka do të ishte gati. Nuk ju përgjigjej. Po qëndronte e ulur dhe nuk dëgjonte fare anash, e zhytur në ekran. Për të cilën herë rresht e kam pyetur veten time se ku i kisha mendtë kur u martova me të dhe pse nuk kam dëgjuar fjalët e nënës sime dhe të shoqeve të saj. Derisa po e përfundoja darkën, në mënyrë që fëmijët të mos vuajnë urie, në kokën time e kam marrë një vendim me të cilin tash e një kohë po luftoj. Kur e kam shërbyer darkën në tavolinë, i kam ftuar fëmijët, ua kam shërbyer shujtën e fundit për atë ditë, ua kam përgatitur shtratin e më pas jam kthyer në dhomën e ditës.

Diana edhe më tutje po qëndronte e ulur në të njëjtin vend po dukej si një figurë nga dylli. Po më vinte gërdi prej saj. Më nuk po mund as t'ia lëshoja sytë. E kam ditur, më duhej të ndërmerrja diçka nëse nuk dëshiroja që jeta edhe më tutje të më shkonte në shpresë se do të ndryshojë, se si përfundimisht do të jemi të lumtur. - Dua shkurorëzim - thashë shkurtë dhe shqip, pa asnjë shpjegim. Nuk po reagonte, pasi nuk kishte dëgjuar. Të njëjtën fjali ia kam përsëritur dhjetëra herë, deri në momentin kur e kishte kuptuar se tash nuk do të dorëzohem. - Unë nuk dua. Kur jemi martuar, i kemi premtuar njëri tjetrit sinqeritet dhe dashuri, në të mirë dhe në të keqe - ma ktheu. - Je personi i fundit në botë që mundet të flasë për premtimet. Të gjitha premtimet tua kanë qenë të rrejshme, nuk i je përmbajtur asnjërit prej tyre. Kam besuar dhe kam shpresuar, se do të ndryshosh, por ti po ndryshon, por për keq.

Jam ngopur më, mjaft më. Ma ke nxirë jetën. Më nuk dëshiroj që të vuaj, nuk dëshiroj ta shikoj më fytyrën tënde. Që të dy jemi të vetëdijshëm se një jetë si kjo nuk ka kuptim. Ti nuk je në gjendje ta dashurosh askënd, pos vetes tënde. fëmijët dhe unë për ty jemi barrë. Kjo që nuk përkujdesesh për mua është një punë, por mos kujdesi ndaj tyre është diçka krejt tjetër. Më nuk do ta lejoj këtë. Do të shkosh nga kjo shtëpi dhe atë deri në fund të javës. Nuk dua të shoh më këtu. Nesër do ta shtroj kërkesën për shkurorëzim dhe mos gjej arsye të mos më dalësh përballë. Kurrë dhe me asgjë nuk më ke merituar. Shko dhe gjej lumturinë tënde në telenovelat tua apo ku të duash ti, vetëm neve na lej rehat - u zemërova. - Nuk do të më kërcënosh ti mua. Do të ndërmarr të gjitha masat që gjithçka të mbetet me të vjetrën - u përgjigj pa fije edukate. Po e shikoja, duke mos e kuptuar si kishte fytyrë të sillej ashtu.

Dhjetë vite jemi në martesë dhe nuk kishte vepruar asgjë, dhe, nuk po flas vetëm për anën materiale. Kurrë nuk kisha përkrahje si gruaja e burrit, kurrë nuk ishte përkujdesur për shtëpinë, kurrë nuk ishte përkujdesur për fëmijët tanë të bukur. - Jam pronar i kësaj shtëpie dhe ashtu i tillë të kam pranuar në të, kështu që edhe do të nxjerr jashtë prej saj. Mos luaj më me mua. Mjaft ishte. Më është mbushur kupa me lojëra të sëmura. Ke afat deri në fund të javës për të grumbulluar rrobat tua dhe të zhdukesh prej këtu.

Nëse nuk e bën vet, unë me dhunë do të nxjerrë jashtë - me sinqeritet ia tregova qëndrimin tim. Kurrë nuk kam qenë i dhunshëm ndaj saj, as ndaj dikujt tjetër. As nuk e kam planifikuar kurrë këtë, as të grindem, por fizikisht isha më i fortë se ajo dhe kësaj radhe isha shumë i vendosur. Po mendoja që nëse ishte nevoja me dhunë ta përzë në rrugë. Nuk dëshiroja që ajo të ishte shembull për fëmijët e mi, person nga i cili njerëzit do të rrëqethen. Prej saj nuk mund të mësonin asgjë të mirë, që të rriten pa edukatë, që gjithë ditën ta shikojnë televizorin, e as nuk dëshiroja ta lejoja këtë. (vijon)

(Kosova Sot Online)