Roman dashurie: Gruaja me sekrete (27)

  • E.K /
  • 28 May 2021 - 15:49
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (27)

I ka mbyllur sytë që të mos e pushtojnë lotët. Disi ia kishte dalë në këtë. Kur Dini ishte kthyer deri te ajo, Vlora nga jashtë dukej krejt e qetë. - Më duhet të shkoj. A ke nevojë për mua? - Jo, jo. Kam listën time të emrave dhe menjëherë do të shikoj t'i rregulloj takimet. - Do të duhet të udhëtojmë. Shiko nëse mundesh ta caktosh për javën e ardhshme sepse do të jem I zënë gjithë ditën. E dinte Vlora shumë mirë me çfarë ishte I zënë. - Mundem të shkoj unë edhe pa ty. Nuk përbën problem. - Por, do të doja të shkoja bashkë. Mos e mendo si mungesë mosbesimi, natyrisht, jam shumë I sigurt se do të interesojnë disa gjëra teknike, me të cilat nuk ke qenë e njoftuar deri më tani. -Mirë. Dhe shkoi Dini. Vlora nuk kishte mundur ta [vërente se si disa herë para se të dilte nga lokali kishte ndauar disa herë, thuajse po ndërron mendje, apo të shkonte te ajo. Por, nuk e bëri një gjë të tillë.

KAPITULLI NËNTËMBËDHJETË

Të njëjtën mbrëmje kishte dalë për pije me Samirin dhe me një shoqen e tyre të mirë. Kishin ndenjur në kafiterinë e re dhe po I shikonin kalimtarët. Shoqja e tyre e kishte gjuhën e gjatë dhe pëlqente të fliste për të tjerët, por këtë e bënte mirë dhe ata po argëtoheshin mirë mes vete. E më pas, aty kaloi çifti të cilin njëherë Vlora I kishte parë së bashku. Vajza kishte flokë të lidhura dhe shumë pak grim, ishte e veshur në xhinse dhe këmishë. Dukej shumë e hijshme. Samiri e kapi Vlorën për dorë. - Ja ku e ke partnerin dhe të dashurën e tij. - Po, i pashë. Edhe shoqja e tyre po e shikonte çiftin. - Kur do të martohet ai më? Që sa kohë janë bashkë. E bukur është, paksa po më shkon në nerva se ka ngritur kundër përpjetë pasi posedon tipin më të bukur në qytet, por nuk e di nëse ai e braktis nënën e tij për një femër tjetër. Ai vetëm po e end poshtë e lartë, e kam dëgjuar që kur ajo fle në shtëpinë e tyre, rri në dhomën e mysafirëve.

Nga respekti për nënën e tij, ashtu mendoj. Samiri buzëqeshi, e Vlora mbeti pa tekst. Në atë moment edhe Dini i kishte vërejtur ata. Dukej se kishte dyshime nëse do t'ju ofrohej, por në fund vendosi t'ju bashkohej. Vajza ishte para tyre dhe nuk dukej aspak e lumtur. - Po kënaqeni apo jo? Kjo është Blerina, e kjo është partnerja ime Vlora. Dhe, shoku i saj. - Kjo është shoqja më e bukur, që punon në barnatore. Blerinës nuk po i vinte aspak mirë pse ishte në shoqëri të tillë, por as Dini nuk dukej fare i lumtur për këtë fakt. Kur Samiri ju kishte propozuar ta pinin nga një pije, ai bëri me kokë. - Të faleminderit, por kemi tjera plane. Shihemi nesër. Vlora po e shikonte atë, derisa Blerina e shikonte se në çfarë budallaqeje ishte takuar Dini. (vijon)

(Kosova Sot Online)