Roman dashurie: Gruaja me sekrete (30)

  • E.K /
  • 31 May 2021 - 15:55
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (30)

Me Samirin edhe më tutje ishte në lidhje, por aty kishte gjithçka, pos seksit. Sa here që kishin arritur deri aty, ajo hiqte dorë. E Samiri po bëhej gjithnjë e më nervoz dhe pa durim. Një mbrëmje, pasi që kishin shikuar një film, kishte provuar në mënyrë më agresive të arrinte deri te trupi i saj, e me po aq agresivitet Vlora e kishte shtyrë nga vetja e saj. I mbushur frymë, i habitur dhe shumë i zemëruar, Samiri për të parën here kishte dëgjuar fjalët, të cilat shumë kohë i kishte pritur Vlora. - Po luan me mua. Mendon se jam fëmijë? A mendon se jam një budalla i zakonshëm që jam lidhur pas teje? A vallë mendon se nuk e di kush je ti, dhe se nuk mund të futem në jetën tënde nëse dua?

E kishte hedhur jashtë, por ishte trembur fjalëve të tilla. Më vonë e kishte thirr dhe i kishte kërkuar falje, pothuajse kishte mundura ta dëgjonte si po qante, ose ishte buzë vajit, edhe i vinte keq. Me të vërtetë ishte e pabesueshme sa kohë e kishte duruar, por thjesht, Vlora nuk po mund t'i dorëzohej. Diku në kokën e saj u shfaq fytyra e Dinit, dhe kjo e kishte frenuar. Për çdo ditë dëshironte që Samirit t'ia thoshte të vërtetën, që ta ndërpresë lidhjen me të dhe të provojë që gjithçka të kthejë në nivel shoqërie, apo vetëm pune. E më pas një ditë, në dyert e zyrës u shfaq e dashura e Samirit, Blerina. Ishte shumë herët, vetëm sa kishte hyrë në zyrë Vlora. Zëvendësuesja kishte shkuar në bankë. Kur Vlora e kishte pare Blerinën, kishte pritur që pas saj të hynte edhe Dini, por kjo nuk ndodhi.

Në vend të kësaj, Blerina mbylli dyert dhe pa pyetur u ulë në karrigen e lire. - Nëse kërkon Dinin, ai nuk do të vjen. Mendoj se sot është për rrugë. - E di, prandaj edhe kam ardhur. Tashmë edhe Vora po habitej. Nuk po i pëlqente energjia e kësaj vajzës. Mund të shihej qartë se as Blerina nuk kishte mendim të mire për partnerit e të dashurit. - Dua të më thuash se çfarë po ndodh me të. Vlora filloi të qeshte. - Në çfarë mendimi? Nëse puna është në pyetje, ta shpjegon ai të gjitha detajet. E për të gjitha të tjerat, për jetën e tij nuk kam kompetenca. Ishte e qartë se Blerinës nuk i pëlqyen këto përgjigje, pasi që ishte mërrolur. - Mos u bëj e mençur. E di fare mirë se çfarë po të pyes. E shokuar me këtë, Vlora kishte dashur që këtë vajzë aspak me edukatë të nxirrte jashtë zyrës, por ishte e bindur se Dini do të zemërohej nëse ajo do ta bënte një gjë të tillë. - Jo, nuk e di. Nëse ke ardhur këtu pa lejen e tij, atëherë ji me kulturë. Nëse ke të më pyetesh diçka, atëherë bëje. Pa mrrolët e tua. Kjo ndezi. Blerina e uli kokën, u kollit pak dhe përsëri u shndërrua në person normal.

(Kosova Sot Online)