Roman dashurie: Gruaja me sekrete (31)

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 15:56
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (31)

- Më fal. Jam e zhgënjyer dhe e zemëruar, nuk di asgjë. Nëna e tij e mbron aq shumë sa që më vjen mundim. Nuk kam prej kujt tjetër të kërkoj përgjigje. Kur e pyes atë, ai gjen një mijë arsye dhe justifikime pse nuk po mund të takohemi, madje nuk më premton as që do të shkojmë diku në pushim. Kam ndjenjën se është duke fshehur diçka prej meje. A ka të dashur tjetër? - Nuk e di. Por, edhe nëse do ta kishte, dyshoj se do të fliste për të me mua. Do të mund ta ngushëllonte Vlora këtë vajzë me justifikime të ndryshme. Natyrisht që Dini punonte më shumë se më parë, por duke pasur parasysh që Bardha nuk la një përshtypje të mirë, Vlora nuk i tha ndonjë gjë tjetër. - E, a më përmend ndonjëherë? Në sytë e vajzës së re u paraqitën lotët.

Këtu ka pasur gjasa që Vlora të tregohet e ndjeshme. Por, e pyeti veten nëse ajo ka ndonjë të drejtë që në mënyrë të rreme ta ngushëllojë këtë vajzë, e në të njëjtën kohë e di që deri para pak kohësh Dini ka flirtuar mu me të. - Më dëgjo, ne nuk kemi një lidhje të tillë. Komunikojmë vetëm rreth punës. Kjo është e tëra. Kjo ishte e mjaftueshme për ta bërë Bardhën që të ngrihet. - Faleminderit. E di, kam pasur frikë se ka diçka mes jush, por po shihet qartë se ti nuk je ajo me të cilën më mashtron ai, nëse është duke më mashtruar. Me ato fjalë doli nga zyra. Vlora mbeti e habitur. E pyeti veten nëse Dini me qëllim po ikte nga e dashura e saj apo që obligimet e punës gjithmonë kanë qenë më të rëndësishme sesa jeta e dashurisë. Në anën tjetër e ndjente veten keq pse po gëzohej që lidhja mes tyre nuk është duke funksionuar si duhet.

KAPITULLI I NJËZET E TRETË

Sokoli erdhi në dyqan pa e njoftuar fare. Ishte duke e mbyllur, ishte e lodhur dhe ende nën ndikimin e vizitës së të dashurës së Dinit, ndërsa kur e pa Sokolin, u rrëqeth e tëra. A iu afrua dhe e puthi. Ajo nuk ia ktheu. -Është dashur që të më lajmërosh. -Desha të të befasoj. Eja të pimë nga një pije. -Jam shumë e lodhur. Mezi pres të shtrihem në shtrat, kam pasur një ditë të gjatë e të vështirë. -Atëherë do të ta bëj një masazh. Si thua? Ajo u trondit, por kësaj here ai e vërejti qartë një gjë të tillë. Menjëherë iu ndryshua fytyra. - Më duket se nuk mund të më durosh Vlorë? - Sokol, mos sonte. Të lutem, nuk jam e interesuar për grindje. - Ndoshta unë jam. Ashtu siç jam gjithmonë i interesuar për seks, e ti jo. U nis e zemëruar drejt veturës por ai u nis menjëherë pas saj. - Mos ik nga unë! Po ta tërheq vërejtjen! - Më li të qetë! 

Edhe një herë po të them, mos ik nga unë! Ajo nuk e dëgjoi. Hipi në veturë dhe u largua sa më shpejt që mundi. Dridhej e tëra - aq ishte e tmerruar dhe e frikësuar. Ishte evidente se Sokoli nuk ishte mashkull aq ideal si i ishte paraqitur, apo si e kishte përjetuar ajo. Ai e kishte kërcënuar, këtë e kishte bërë për të dytën herë. Por, tani Vlora të paktën e dinte se kishte një arsye të fortë që të mos e shihte më kurrë. Edhe ashtu ia kishte paguar shërbimet që ia kishe bërë dhe ishte e lumtur që nuk e kishte dëgjuar kur i kishte thënë që nuk donte pagesë rreth shërbimeve të arritjes së marrëveshjes me Dinin. (vijon)

(Kosova Sot Online)