Roman dashurie: Gruaja me sekrete (38)

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 15:49
Roman dashurie: Gruaja me sekrete (38)

Një mbrëmje, Lolës i ishte dashur të shkonte në një festë familjare, shkaku i ditëlindjes së nënës së saj, e shoqet tjera ishin me dy mendje nga të shkonin. Për këtë arsye, Vlora kishte vendosur të rrinte në shtëpi. Po lexonte një libër interesant e shtrirë në shtrat kur kishte dëgjuar disa hapa të rendë të atit të saj që po hynin në dhomën e saj, e më pas trokiti në derë. Kjo ishte shenjë se diçka e madhe kishte ndodhur. Shpejt i kishte thënë të hynte. Ai ishte skuqur i tëri në fytyrë. - Përse nuk më ka thënë se ai kafsha që keni punuar bashkë është larguar nga puna? Si ke mundur të fshehësh diçka të tillë? A je normale ti? U zbeha. - Babai, prej nga e di ti? - Më thirri Samiri. Duket se ai është i dashuruar në ty dhe ka vendosur ta përmirësojë kur e ka kuptuar se je vajza ime, por mua më ka shokuar fakti se e ke fshehur prej meje, madje edhe kur je futur në punë si femër serioze.

E kam të vështirë, sepse po më shikon përmes kornizës së njerëzve tjerë, e tani edhe po e fsheh të vërtetën prej meje. - Jo, nuk është ashtu babi. Me të vërtetë nuk është. Ndoshta është marrëzi pse kam dashur ashtu ta fsheh identitetin tim, sepse, pot a zbuloja veten nuk do të vinte deri te ajo kontratë, e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur. Kam gabuar, por mos e dëgjo Samirin. Ai është një gënjeshtar I prishur që si mashkull nuk ka mundur ta durojë refuzimin tim, Dini …ai ndoshta nuk është fer, por është larg njeri më i mirë se Samiri. Deri diku e kuptoj atë, është shumë krenar për krejt çfarë ka bërë me duart e veta dhe ishte tmerruar kur e ka kuptuar se nga cila familje jam. Lëre këtë babi. - Por nuk mund ta lë. Nuk lejoj ta nënçmojnë fëmijën tim. - Askush nuk më ka poshtëruar mua, më beso. Në fund vetë e kam marrë vendimin. Ishte e pikëlluar. Kurrsesi nuk kishte dëshiruar ta pësonte Dini.

Përsëri Samiri kishte marrë drejtësinë në duart e veta. - Është dashur të më thërrasësh menjëherë. Ti e di se do të ndihmoja. - E di babi. Por atëherë nuk kisha nevojë për ndihmë. Kam marrë vendimin e duhur. Provoje ta harrosh babi, sepse ashtu po mundohem edhe unë. Me të vërtetë po. - Jo, më duhet ta njoftoj atë njeri. Përnjëherë ajo u thye. - Babi, jam e dashuruar në të. Nëse më do mua, do të më dëgjosh dhe nuk do të përzihesh. Tashmë fytyra e plakut ishte e befasuar. - E dashuruar, si ashtu? - Ashtu. Thjesht, jam e dashuruar në të, por nuk kam pasur guxim ta pranoj.

A ia vlen ai. Sipas reagimit të tij, nuk e besoj. - Kjo nuk është relative. Edhe unë e kam gënjyer atë, kam fshehur gjërat, që në fakt ishin shumë të rëndësishme. Pra, jemi baras. I ati u ul në shtrat. Tashmë fytyrën nuk e kishte plot mllef. - E ai? Nuk ta ka kthyer? - Mendoj se po. Vetëm nuk kam dashur të përfshihem. Kisha frikë se njerëzit do të më paragjykojnë. Vend i vogël është aty. E ai kishte të dashur kur u shfaqa unë. - Përsëri njerëzit. Për hir të Zotit moj vajzë, sa here të kam thënë që njerëzit nuk guxojnë ët ndikojnë në botën tënde. Mos shiko paragjykimet e të tjerëve. Anëse edhe ti e dashuron, nëse ia vlen, mos e lësho nga dora. (vijon)

(Kosova Sot Online)