Ngjarje e vërtetë: Për pak mbeta edhe pa vajzën e adoptuar (6)

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 15:54
Ngjarje e vërtetë: Për pak mbeta edhe pa vajzën e adoptuar (6)

Kurrë mos ma thuaj më këtë. Ti je njeri i madh, më shumë se disa të tjerë që i kam njohur. Sa njerëz do ta merrni një vajzë për ta rritur dhe me vite të tëra do të kujdeseshin për të? Madje sikur të isha e jotja. Ti je njeriu më i mirë në botë. Ti nuk je fajtor që në gjithë shtetin mbretëron situatë e rëndë, dhe se kemi probleme. Kjo mund t'i ndodhë gjithsecilit, më lejo të të ndihmoj, më lejo të dua - më tha. Fillova të qaj. - Sikur të m'i kishin paguar gjërat ata të pamoralshmit, që me vite më kanë borxhe, disi do të nxirresha. Kështu, edhe banka edhe gjithë të tjerët më kanë marrë gjithçka që kam pasur. Sikur mos të ishe ti, shërbimi social do të ma merrte edhe Eronën. E tani i ke blerë edhe fustan të bukur, ia ke paguar argëtimin, kurrë nuk do të mund të të falënderoj për të gjitha që i ke bërë për mua. - Nuk ke për çfarë të më falënderosh.

Gjithçka kam bërë i kam bërë për hir të dashurisë që kam për ty. Ne të tre mund të jemi familje e lumtur, aspak e zakonshme - e ka mbështetur kokën e saj në gjoksin tim. Puthja ishte e pashmangshme. Buzët e saj të buta përsëri te unë zgjuan jetën. Sikur dy fëmijë, ishim ulur në një bankë në park dhe putheshim. - Dua që të jam me ty - thashë me qetësi. - Të shkojmë në shtëpi. Është natë, po bën ftohtë - më tha dhe më kapi për dorë. Më tërhoqi në dhomën e gjumit. Thuajse i kisha harruar këto momente plot me pasion. Pasi kaloi pak kohë dëgjova një zhurmë në korridor, e ne që të dy kërcyem nga shtrati dhe dolëm në korridor. - Si ishte - e pyeta derisa po e mbërtheja këmishën. - Ndoshta unë do të duhej të pyes ty - buzëqeshi Erona. - E di, Sofia edhe unë… - Përfundimisht, në sy i dukej se sa duheni. Urime - Erona më uroi. - Babi, Sofia, shumë ju faleminderit për gjithçka. Ishte mrekulli. Unë kam vallëzuar gjithë natën - më tha me vullnetin e një vajzës të re, të dashuruar.

A mos po e ndiej dashurinë diku në ajër - po e ngacmonte Sofia. - Sa mirë është të kesh një vajzë maturante dhe një studente të ardhshme - përsëri u shfaq Sofia. Po e shikonte Erona. - Agimi dhe unë shumë shpejtë do të martohemi. Zonjushë e re, mendo që të regjistrohesh në fakultet, sa më mirë që mundesh - edhe Sofia iu bashkua përqafimit tonë. - A do të thotë kjo se edhe babai do të jetojë këtu - pyeti me befasi. - I aty yt më nuk do të jetë i pastrehë. Dhe, le të ketë kujdes nëse tenton që të flejë në park - Sofia më kërcënoi duke ma drejtuar gishtin. Gjysmë viti më pas Erona ishte studente, e ne të dy ishim të martuar. Kam krijuar fabrikë të re dhe po qëndroja në këmbët e mia. Sot punësoj njerëz dhe kujdesem për secilin hap

(Kosova Sot Online)