Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah lidhja që shkatërroi dy martesa (3)

  • E.K /
  • 11 June 2021 - 15:53
Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah lidhja që shkatërroi dy martesa (3)

Një ditë më thirri Meri dhe më tha se dëshiron të flasë me mua për diçka të rëndësishme. - Ktheu te ne kur të kesh mundësi. - Krenar, të lutem, dua të jem me ty vetë dhe të qetë. Sonte jam në ndërrimin e natës, tani jam në shtëpi. Nëse mundesh disi, ktheu para se të vijë Marko. Duke e kuptuar se ishte fjala për diçka të rëndësishme kam dalë më herët nga puna dhe ia kam mësyrë Merit. - Për çfarë bëhet fjalë - e kam pyetur porsa ia kam parë fytyrën skuqur dhe sytë me lot. - Marko po më tradhton - më tha drejt e në sy. - Meri, qetësohu. Sikur të mund ta arrinte këtë? Ne punojmë bashkë dhe e njoh më mirë se askush tjetër. Çfarë mendon, se nuk do ta vëreja atë. 

Si e kupton faktin se që kur kam lindur as që më ka prekur me dorë, që po gjen arsye, e të holla po kemi gjithnjë e më pak. Pos kësaj janë edhe disa thirrje me telefonin mobil që i bën larg meje. Ia kam kontrolluar telefonin. Gjithmonë numri i njëjtë. Kryesisht ka thirrur pas punës ose kur unë jam në punë. E kam gjetur edhe një porosi, kur "ajo" tregon vendin e takimit dhe ai e vërteton shkuarjen. - Meri - fillova të flas me zë të qetë - martesa është diçka më ndryshe se dashuria dhe takimet. Obligimet janë më ndryshe, ka më shumë punë, fëmijët janë këtu, farefisi, si dhe vrapimi për një jetë më të mirë. Për Markon kjo erdhi shpejt. Ndoshta vetëm po provon që të gjendet në krejt këtë. Krahas kësaj, është normale që njeriu të mos jetë i dashuruar si dikur, as i kujdesshëm si dikur.

Por më beso, këto janë vetëm rënie në martesë. Për pak kohë gjithçka do të jetë në rregull. E për telefonin mobil, çfarë të them, mund të bëhet fjalë për ndonjë material që kemi pranuar, për një punë që duhet të thërrasim qindra herë. - Po më tradhton ai - përsëriti ajo, duke drejtuar shikimin në mua. E di, po e ndjej këtë. Po e vërej me gjithçka. - Mirë, po bisedoj me të. - Këtë jo - më tha shpejt. Por të lutem të kesh kujdes për të. Dhe, të lutem, mos i thuaj gjë atij. Të lutem - po më habiste gjithë kjo lutje e saj. - Në rregull - i premtova. E kam qetësuar atë, i kam premtuar se do të kem kujdes dhe u nisa në shtëpi. Por, mllefi që më kishte kapluar mezi po e duroja. Shtypa pedalin e gazit, shtrëngoja buzët dhe dhëmbët dhe mendoja me vete" çfarë budallai që është ai, ku je more ti kështu ... Në fakt, unë e kam ditur për një aventurë të tij, që e kishte pasur me një punëtore të re.

Përnjëherë e kam ditur se po bënte diçka me të dhe i kam thënë të hiqte dorë nga e gjithë kjo. - Vetëm dëshiroj që ta përmirësoj në punë - më tha dhe buzëqeshi. - Mua nuk mund të më blesh me atë buzëqeshje. Si mundesh? Gruaja jote vetëm sa nuk ka lindur - sa i zemëruar që isha në të. Pas disa ditëve, e kam takuar atë punëtoren, e shikova dhe i thashë me butësi: - Je shumë e bukur dhe e re, ty nuk të nevojitet një burrë i martuar. Më shikoi me çudi. Për fat të mirë, ky episod përfundoi kështu, atëherë kam menduar, por nuk ishte ashtu. Kam vendosur që të hulumtoj paksa, por nuk kisha asnjë dëshmi për t'ia thënë gruas së tij. Disa ditë më pas, Diana dhe unë jemi futur në një grindje të ashpër rreth tyre. Në fakt, Meri ia kishte shfaqur numrin Muharremit dhe e kishte kërcënuar, duke i thënë se do ta thërriste për ta shikuar kush ishte. Marko është, të mos e besojë njeriu, më ka thirrur mua dhe Dianën urgjent që të shkojmë tek ata. Ishte në panik. Kurrë më parë nuk e kisha parë të tillë. Para të gjithëve na përgjëronte. (vijon)

(Kosova Sot Online)