Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah lidhja që shkatërroi dy martesa (7)

  • E.K /
  • 15 June 2021 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah lidhja që shkatërroi dy martesa (7)

E kam harruar ombrellën - më tha pasi u përshëndetëm. Nuk iu përgjigja asgjë, por kam menduar se në shtëpi kishte shkuar në ora njëmbëdhjetë, derisa nuk kishte rënë shi. Dyshime. Do të thotë se ajo po bën hile, se fjalët drejtuar Muharremit se ai është qyqar do të thonë se ai nuk guxon të ballafaqohet me mua. Ai shoqërim i ndarë. Ai tensionim në pushime. Kjo e tyre … Jo, nuk dua të imagjinoj dhe ndërtoj gjëra. Dua t'ia dhuroj faktet, po mendoja me veten time derisa pallton po e vendoja në varëse. Sonte. Kur vajzat të kenë rënë në gjumë. Dhe do ta lus që t'i mbledh gjërat e veta dhe të zhduket.

Në atë mendim ndieja dhimbje në zemër. Vajzat. Janë në moshë të ndjeshme, mosha trembëdhjetë vjeçe. Si t'jua shërbej këtë, në jetët e tyre të reja dhe të lumtura deri pak më parë. Si t'jua siguroj shtëpinë dhe familje? A mos vallë unë do të jem ai që do ta nisë këtë proces? - Çfarë po ndodh me ty - më shikoi Diana. - Po qëndron para varësesh dhe po shikon në hapësira të zbrazëta. Çfarë është kjo me ty? - Diçka nga puna -ia ktheva shpinën dhe më pas rrobat e mija i mora dhe i vendosa përfundi disa rrobave të tjera. Nata kurrsesi t'jua sjellë gjumin vajzave. Ato po mësojnë, po zgjerojnë dijen, e Diana tashmë po përgatitej për gjumë. - Po shkoj në shtrat - tha shpejt dhe u zhduk nga aty.

Unë në fakt me shumë shqetësime po e prisja mëngjesin, madje më me shumë sesa që e kisha pritur mbrëmjen. Kam vendosur, por do t'ia jap faktet, por edhe t'ia fal nëse përfundimisht e ndërpret lidhjen me Muharremin. Po mendoja rreth fjalëve të Merit: "E kam dashuruar dhe e kam kuptuar frikën e tij që ty të mos lëndoj". Njëjtë edhe ashtu e kam dashuruar Dianën dhe kisha frikë për fëmijët tanë. Vështirë e kisha ta përpija tradhtinë e gjithë këtyre viteve, por për momentin këtë e konsideroja si zgjidhjen më të mirë. Në punë mezi po e duroja takimin me Muharremin.

Kishte marrë planet prej meje dhe kishte shkuar në ndërtimtari. Unë kam mbetur në zyrë duke u marrë me punë organizuese. Për habi, këtë ditë e kam përballuar sikurse edhe çdo ditë tjetër. Vetëm në një moment, rreth orës njëmbëdhjetë, më kapi një nervozizëm në vete, e si pasojë e saj jam djersitur. Por, e kam larguar atë mendimin se tani Muharremi mund të ishte me Dianën. Më pas me qetësi kam punuar deri në fund të orarit dhe kam shkuar në shtëpi. Jam shoqëruar me binjaket dhe i kam lutur që nesër në mbrëmje, që ishte e shtunë, ne të katërt do të shkonim në kinema. - E kanë dadon e tyre ato - komentuan. - E re është ajo, do të ishte mirë që edhe ju dyja të jeni aty. 

Bën - kanë pranuar pa vullnetin e tyre, por vetëm se ua kam lejuar që të dielën të shkojnë në kinema. I kam lajmëruar Merit se çfarë isha marrë vesh me fëmijët: - Plani është ky. Pasi që t'jua kemi prezantuar faktet, do t'ju ofrojmë një marrëveshje. Unë jam i gatshëm t'ia fal Dianës, por me kusht që atë lidhje përgjithmonë ta ndërprenë, përndryshe, gjithçka do t'ua them binjakeve, do t'ua ndaloj ato dhe do ta përjashtojmë prej shtëpisë. Ti po ashtu mundesh t'ia thuash Muharremit. Deri diku kështu është plani, nëse pajtohesh - I thashë. - A të merremi vesh ashtu, e kemi të qartë se më nuk mund të jemi miq - kjo fjali do të nënkuptonte pranim. - E kam të qartë - dëshiroja ta përfundoja bisedën, e atëherë m'u kujtua. - Edhe diçka, Muharremi duhet të tërhiqet nga puna. Do ta paguaj, ky nuk është problem, le të gjendet si di ai. - Natyrisht, vallë nuk do të jesh ti ai që do të tërhiqet. - Meri, mos harro se për ty gjithmonë do të kam vend të veçantë në zemrën time dhe, nëse ke nevojë ndonjëherë për diçka, lirisht m'u lajmëro - përfundimisht biseda kishte përfunduar. - Edhe ti në zemrën time.

(Kosova Sot Online)