Roman dashurie: Një jetë më e mirë (5)

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 15:49
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (5)

- Kjo është Jehona. E shikon, ajo është vajzë e rritur, mundet pa ndihmën e askujt. Jehona nuk e kishte idenë pse i ati po e thotë këtë. Mashkulli i gjatë i thinjur i qeshi me butësi dhe ia ofroi dorën. - Mirdita Jehona, Unë jam Selamiu, daja yt. Me habi e pranoi dorën e tij, përshtypja ishte e fortë, por disi i kishte shkuar për shtati. Ky njeri i kishte ofruar siguri. - Unë jam Jehona. - Me siguri pyet si unë jam daja yt? E uli kokën, megjithëse nuk e pyeti ajo. Ia kishte lakmi me dukjen prej një zotëriut, kështu që sytë e saj u zbehën. - E shikon, nëna jote është motra ime nga tezja.

Kurrë nuk kemi qenë të afërt. Unë kam shkuar nga ky vend që kur isha fëmijë, prindërit e mi janë zhvendosur në kryeqytet, e unë jam rritur atje. Për një kohë të gjatë nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur me të, madje që para një muajit nuk e kam ditur se ti ekziston, e më pas më kanë kontaktuar kushërinjtë nga perëndimi dhe më kanë lutur se nuk kishin asnjë lajm nga i ati yt tash e një kohë të gjatë. Kështu erdha t'ju njoftoj. - Po, të njoftojë. Ta hajë dreqi, ke ardhur që të më mbash leksione si ta edukoj vajzën time! Jehona e kishte të qartë se të atit nuk i kishte ardhur mirë pse ai njeri kishte ardhur aty, por Selamiu nuk bazohej edhe aq në fjalët e tij. - Kam dëgjuar se ke ndërprerë shkollimin dhe se po punon në një lokal. Jehona e pranoi me kokë. 

Vallë nuk je e re që të bëhesh kameriere? Këtë e kishte menduar edhe ajo vetë, por a mund të kishte zgjedhur?! Në atë moment të atin e kishte mbuluar mllefi. Kishte filluar që në mënyrë të pakontrolluar t'i rrëzonte gotat nga tavolina dhe të bërtite. - Kush je ti bre, ti më vjen në shtëpi i parfumosur dhe më drejtohesh thuajse ke të drejtë/ nuk e kishte idenë se ajo ekzistonte, e tani po i mban mësim? Se çfarë të bënte tjetër? Që ta dërgoj në fakultet, e të mos kemi çfarë të hamë? - Të lutem, qetësohu. Unë e kuptoj se fatkeqësia ta ka prishur jetën, por mos ia bën këtë fëmijës tënd. Shikoje sa e bukur është, si një engjëll. Dhe, i ka sytë e nënës së saj. nuk e ka vendin në lokale të tilla. 

Por? Mos ti vallë do t'i ofrosh jetë më të mirë? Jehona e ngriti kokën. Me të vërtetë, i ati kishte të drejtë. Pa marrë parasysh se sa ky i huaj tingëllonte i drejtë, ajo nuk kishte asgjë kundër këshillave të tij. Daja nuk e kishte idenë si jetohej në atë shtëpi. Me siguri se nuk e di se çdo të thotë frigoriferi i zbrazët, faturat e papaguara të rrymës, nuk kishte luftuar me turpin e përditshëm dhe pluhurin që i rrethonte. - Më dëgjo, unë mendoj se duhet ta lësh Jehonën të vjen me mua. Sytë e Jehonës ishin mbushur me pritje, shpresë por edhe frikë. I ati i saj u shtang. Ashtu, të ta dhuroj bijën time, sikurse të ishte një objekt? kjo e kishte shokuar vajzën. (vijon)