Roman dashurie: Një jetë më e mirë (8)

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 11:27
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (8)

 Por ia ke dhënë të hollat babit e edhe unë duhet ... - Nuk duhet. Do t'ia jepja gjithsesi. Së paku kam të holla. Ndoshta ti ishe e lumtur në atë shtëpi, edhe pse mua nuk më dukej ashtu. Nuk kam pasur të drejtë të marr pa të pyetur nëse dëshiron të vish me mua. Prandaj po të lus sinqerisht më thuaj, a dëshiron të vish me mua në Prishtinë apo të kthej në shtëpinë e të atit. Më beso, nuk do ta kem të vështirë, nëse kjo është dëshira jote e sinqertë. Nuk do t'jua kërkoj të hollat, madje edhe do t'ju jap ta rregullojnë shtëpinë tuaj. Po pres të ma thuash nëse dëshiron të kthehesh apo jo. A mundesh të ma thuash? - Po, do të mundem. E Jehona po e pyeste veten nëse shkuarja me një njeri të panjohur në një qytet të panjohur do të ishte më keq se të kthehej në atë shtëpi. - Unë merrem me transport mallrash, por nuk lavdërohem me këtë. Puna ime as që është me rëndësi. Me rëndësi është të bëj një jetë të rehatshme, kam shtëpi të madhe në pjesën më të mirë të Prishtinës, ia kam siguruar vetës atë që më nevojitet. Kam një grua, emrin e ka Dafina, që dy vjet jemi martuar dhe ende nuk kemi fëmijë.

Ajo dikur ishte manekine, e tash e ka agjencinë e vet të modës. Dafina është person i hatashëm, jam i sigurt se do ta vëresh menjëherë. Jeni rritur në mënyrë të njëjtë, edhe ajo herët ka mbetur pa prindër. Ishte e rrethuar me alkoolistë dhe mashtrues dhe ka vuajtur shumë. Nuk e di se ti po shkon, do të jetë një befasi e këndshme për të. Të dy ne punojmë shumë, ndoshta nga pak do të jesh e vetmuar. - Nuk besoj se do të jem e vetmuar si dikur. - As unë, por më duhet të ta them ajo që të pret. Nuk kam plane për ty. Për këtë do të flasim kur të njihemi më mirë. - E si do të gjej punë? Selamiu qeshi. - E pse do të kërkosh punë? - E si të rri në Prishtinë e të mos gjej punë? Si do ta paguaj ushqimin dhe banesën? - Aii, po çfarë banese dhe ushqimi? Ka hapësirë për neve të tre sa të duash, e shtëpia ime ka dhomë plot, kështu që mos u brengos. - A nuk është keq që të më mbani ju? - Ti je kushërira ime. Ka kohë, vjen koha kur të flasim për interesime dhe shkollim, më me rëndësi të adoptohesh me mua dhe Dafinën, në Prishtinë, në një jetë tjetër. Mundem vetëm të premtoj se do të kesh gjithçka që i nevojitet një vajzës të moshës tënde. Heshti. Jehona në atë moment deshi ta përqafonte. Sa pak e njihte, e ishte më i afërt se babai i saj. Por kishte mësuar t'i kontrollonte emocionet, kështu që uli kokën. - Në rregull, pranoj. Po e provojmë. Kurrë nuk është vonë t'i kthehem babait. Selamiu edhe vetë e fshehu buzëqeshjen dhe ralaksimin që ndjeu. Ai as vetë nuk e dinte se çfarë po bënte. Në mëngjes ishte nisur për rrugë duke menduar se do ta takojë Milotin dhe kushëririn e vet dhe t'i freskojnë kujtimet për të kaluarën, se do të kalojë nëpër qytetin e lindjes dhe se do të kthehej që t'i tregonte Dafinës për krejt atë që i kishte ndodhur. As që kishte ëndërruar se në këtë pompë do të ulej me një vajzë të re, të pinë kafe dhe të flasin për jetën e saj.  

(Kosova Sot Online)