Ngjarje e vërtetë: Aventura e fundit jashtëmartesore (3)

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 11:30
Ngjarje e vërtetë: Aventura e fundit jashtëmartesore (3)

Ndjenjat e eksitimit po më depërtonin në shpinë. Për një moment e kam ndier se përgjysmë jam më e re, dhe se jam vajza plot me pasion, e cila gjithë jetën e saj e ka para vetes. Jam ndier aq e relaksuar dhe përnjëherë m'u duk që më normale është të jem me të. - Por, për çfarë e ke fjalën - ia thashë ashtu e skuqur në fytyrë dhe duke provuar ta largoj dorën, e cila nuk e di se si gjendej midis duarve të tij të forta e të ngrohta. Tash e një kohë askush nuk më kishte mbajtur për dorë dhe nuk më kishte shikuar me ngrohtësinë e atyre syve. - E di shumë mirë për çfarë - tha me një zë të qetë, por zë shumë të sigurt. Përnjëherë u shfaq drita e gjelbër në semafor dhe ma lëshoi dorën, por edhe më tutje po ndieja shikimin e tij tek unë. Po dëshiroja që sa më shpejt të shkoja në shtëpi, e njëkohësisht po dëshiroja që vozitja të mos ndalonte kurrë dhe sa më gjatë të jemi së bashku. Afërsia e tij më ka dehur.

- Përse nuk dëshiron ta pranosh se ti nuk je e drejtë me mua - më pyeti. Për hir të Zotit, a mos vallë po vëren ai. - Mendoj se nuk do të guxonim të flisnim për këtë - i thashë shpejt. - Përse - më pyeti me habi duke ngritur vetullat lart. - Pasi që jam e martuar dhe pothuajse dyfish më e vjetër sesa ti. - Mirë e di që je e martuar - qeshi me ironi - por mos më thuaj se mban paragjykimet për moshën. Është e pakuptimtë të fshehim ndjenjat tona. - Nuk janë paragjykime këto - i kundërshtova. - Këto janë fakte. Dhe prej nga ty mendimi se ti më intereson mua?! Ai qeshi me zë. Ishte shumë i bindur. Me siguri kishte thyer shumë zemra, po mendoja duke e shikuar një djalosh kaq të hijshëm si ai. - Mua nuk më interesojnë vitet e tua dhe gjendja martesore, por vetëm diçka: a je e lumtur? - Natyrisht - ia ktheva me zë të lartë dhe e pabindur. - Kam familje të bukur. - Burrin që të dashuron… - vazhdoi me tonin ironik. - Po, burri im më dashuron - i thashë. - A mos të lash përshtypjen se të duan - më tha me seriozitet. - Çfarë dëshiron të thuash me këtë - e pyeta nga pak e lënduar. - Në sytë e tu nuk ka shkëlqim, i cili të lë përshtypjen se je një femër e lumtur dhe e dashur. Sytë të shkëlqejnë vetëm kur je me mua. Mbeta pa fjalë, por më duhej ta pranoja se kishte të drejtë. Në ndërkohë kemi arritur te garazhi. Porsa ka parkuar në vendin e tij dhe e ka fikur motorin, dëshiroja që të ikë nga makina, por nuk ia dola. Më kapi për dorë para se ta hap derën, m'u afrua dhe më puthi me pasion.

Ajo puthje më ka shqetësuar thellë. Ka nxitur shumë ndjenja, për të cilat kam menduar se nuk ekzistojnë më, dhe se kurrë nuk do t'i përjetoja më. Në ato momente m'u duk se përsëri po e përjetoja rininë. Nuk po mund të hiqesha nga përqafimi i tij. Më në fund iu dorëzova puthjeve dhe ledhatimeve të tija. Jam larguar vetëm kur e kam dëgjuar se një tjetër veturë po afrohej. - Më lësho - bërtita pa frymë. Dikush do të na shohë! Po tingëlloja si një adoleshente në takimin e parë me të dashurin dhe përsëri kam humbur në thellësinë e syve të tij të zinj, që po më shikonin me aq shumë pasion. Më pas dola nga vetura dhe ika në shtëpi, e ditëve të tjera kam dëshiruar ta shmang, por jo edhe aq me sukses. Ai më priste, më priste mua me kushtin që të mbesim vetëm ne të dy dhe porsa do ta kishte mundësinë, ai më përqafonte ndërsa që unë i dorëzohesha. Por, njëherë i thashë se nuk ka kuptim që të më sulmojë, sepse mund të isha nëna e tij, por ai vetëm se uli krahët dhe buzëqeshi. (vijon)  

(Kosova Sot Online)