Roman dashurie: Një jetë më e mirë (10)

  • E.K /
  • 22 qershor 2021 - 15:50
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (10)

Shumë shpejt ia plasi vajit dhe vrapoi në banjë. Nga kati i poshtëm, nga dhoma e bukur e ditës, janë dëgjuar zëra. Nuk guxonte të spiunonte, sepse kishte frikë që Dafina do ta bindte Selamiun që vajzën e vogël nga qyteza të mos e pranonin në shtëpi. Banja ishte e kaltër. Disa minuta po i shikonte pllakat e qeramikës, pasqyrat e mëdha dhe të pastra, peshqirët e rregulluar mirë emirë, e më pas shikoi shumë shishe me kremra të ndryshëm dhe mendoi se sa shumë gjëra i kishin ikur në jetë. Kishte kërkuar sapun dhe ishte habitur se pse midis gjithë atyre gjërave nuk po mund ta gjente një.

Në fund e mori një shishe me sapun të lëngshëm, ishte kënaqur me aromën e mirë, që kishte dhe kishte vendosur ta përdorte për të bërë dush, si dhe kishte sugjeruar se në gjithë atë banjë mund të ekzistonte edhe diçka tjetër që mund ta përdorte, por nuk dëshironte që të eksperimentonte. Ishte kthyer në dhomë dhe po priste. Përjashta tashmë ishte errësuar. Nga kulmi i shtëpisë po ndriçonin shumë reklama prej neonit. Duke mos guxuar të prekte gjë, nuk e kishte ndezur as dritën, sepse besonte se në atë shtëpi nuk do të mund të qëndronte edhe më shumë. Në fillim kishte dëgjuar disa hapa, e më pas edhe trokitjen në derë. Me qetësi tha "po" edhe Selamiu ishte futur brenda. - Përse po rri në errësirë? e ndezi dritën.

Jehona kishte shikuar në këmbët e saj, duke refuzuar që ta çojë kokën lart, duke menduar se do t'i kthehet të atit të saj. - Darka është gati. Të shkojmë poshtë.. Nuk ishte ashtu siç e kishte pritur. Ishte i buzëqeshur dhe i qetë. - Dajë ... - Më thirr Selami. Dajë është, disi ... - Në rregullo. Selami, apo zemërohet edhe gruaja jote? - Dafina? Jo, prej nga kjo? - Nuk e di, besoj se poshtë keni biseduar për mua. Nuk do të dëshiroja që ajo bisedë të zgjaste kaq gjatë që t'i ta bindësh atë që unë të rri këtu. Nuk keni pse ta prishin rehatinë shkau im. Nuk dua askujt t'i pengoj. 

Bukuroshja e vogël, Dafina është e lumtur. Mezi po pret që të dilni për të blerë bashkë. Eja, mes të tjerash, do ta shohësh edhe ti. Pa marrë parasysh sa tingëllonte përrallore, Jehona me të vërtetë e kishte bindur se ai po fliste të vërtetën. Me kalimin e kohës, aq shumë ishte ofruar me Dafinën, saqë ajo i ishte shndërruar në nënë të dytë. E bukur, gjithmonë e lumtur dhe pos gjithë punëve në agjenci, ajo gjente kohë për Jehonën. Jo vetëm se të nesërmen e kishin veshur nga koka deri te thembrat, por edhe dollapët ia kishin mbushur plot, plot me kozmetikë dhe ishte dërguar edhe te stilisti i flokëve. Duke e shikuar Dafinën ajo ishte e bindur se dëshiron të bëhet si ajo. Selamiu dhe Dafina punonin shumë, e Jehona ishte e vetmuar, por këtë kurrë nuk ua kishte thënë. Mes të tjerash, kjo vetmi ishte parajsë në krahasim me atë që kishte përjetuar më parë. Pas tetë muajsh, Jehona ishte mësuar me disa gjëra nga jeta e dajës së vet. (vijon)

(Kosova Sot Online)