Ngjarje e vërtetë: Ndërgjegjen e kam dënimin më të madh (5)

  • A.P /
  • 27 June 2021 - 10:23
Ngjarje e vërtetë: Ndërgjegjen e kam dënimin më të madh (5)

Nga njëra anë në shtëpi e kisha gruan e sëmurë, të cilën dorën në zemër e dashuroja ende. Nga ana tjetër ishte Merita, gjithmonë me vullnet të mirë dhe plot me energji dhe e gatshme të gjejë zgjidhje për problemet e mia. Po, është e vërtetë, e kam tradhtuar Arianën, por edhe më tutje unë isha bashkëshorti i saj, i cili e dashuronte shumë, që në mënyrë stoike po e mbështet atë kur ishte në disponim depresiv, i cili kurrë nuk ishte dorëzuar se një ditë ajo do të shëndoshej dhe do të bënte më mirë. Nuk ishte në pyetje vetëm seksi, te Merita e kam gjetur paqen. Kishte natë kur qëndronim të shtrirë pranë njëri-tjetrit, duke bërë dashuri, duke mos u ngopur kurrë me dashuri.

- Nuk dëshiroj të humb për të dytën herë. Këtë nuk do të mund ta duroja - më tha njëherë Merita. U ul pranë meje në shtrat dhe po më shikonte në sy, madje me shumë seriozitet. Ngadalë e kam shtyrë me dorë dhe ia kam filluar të qeshë. - Por, unë këtu jam e dashur… - Jo, mos bën shaka me këtë punë. Nuk jam duke u tallur. Më thuaj se kurrë nuk do të më braktisësh. - Merita, por ti e di sa shumë të dua, por në një mënyrë tjetër si e kam dashuruar Arianën. Të lutem, mos më kërko që të zgjedh midis teje dhe Arianës. Për një moment sytë i ishin mbushur me lot, e magjia e momentit humbi në pakshim. Kur jam kthyer në shtëpi dhe e kam takuar Arianën se si po qëndronte e shtrirë në shtrat dhe po e shikonte televizorin, dhe përnjëherë, në bazë të shprehjeve në fytyrën e saj e kam vërejtur se kishte një ditë të keqe. - Po vjen vonë - menjëherë më tha. - Po e di… Por, tashmë po kemi shumë punë ... - po provoja që të nxirrem disi. - Ta hajë dreqi! Kjo po të zgjat tash e disa muaj - përnjëherë zëri i saj ishte më i lartë dhe më histerik. - Kur do të mendoja se je në gjendje ta bësh këtë, do të thosha se po më tradhton - tha duke më shikuar me dyshime. Lukthi po më ngushtohej, e buzëqeshja ime edhe në veshët e mi po tingëllonte e rrejshme.

- Oh të lutem e dashur, mos fol marrëzira. Ai projekt… nuk mund ta lë të pambaruar. Me këtë bisedë për mua gjërat ishin sqaruar, por jo edhe për Arianën. Dyshimet që i kishin lindur asaj gjatë asaj nate, e kishin shtyrë atë që të më spiunonte, të më thërriste në vendin e punës dhe të më dërgojë porosi në telefonin tim celular. Njëherë derisa po dilja nga banesa e Meritës, pothuajse gati i kam rënë në përqafim gruas time. Nuk e kisha idenë se qendra për terapi fizikale ishte kaq pranë banesës së Meritës. Pas pothuajse një vit në lidhje me Meritën, me të cilën shihesha për çdo ditë, me të cilën kisha një uragan ndjenjash, kam vendosur diçka, që lidhjes time sekrete t'i jap fund. Nuk po mundesha që ta duroj kështu një lidhje dhe një jetë të dyfishtë, madje nuk po mund të shikohesha në pasqyrë. Me siguri se ekzistojnë meshkuj që kjo për ta nuk ka kurrfarë domethënie, të cilët me shikim të akullt tradhtojnë gratë e tyre, por unë nuk jam njëri prej atyre. Kur një mëngjes në tavolinë e kam gjetur një letër të shkruar me shkrimin e Meritës dhe kam lexuar disa rreshta, e kam ditur se do të arrij tepër vonë. E kam ditur se nuk mundem ta shpëtoj, madje as nëse përnjëherë e thërras ndihmën e shpejtë. Në mënyrën e vet ajo është përshëndetur prej meje - pa më thirr. E kishte shkruar se do të më dashuronte përgjithmonë, deri në vdekje. ..! Rashë në dy gjunjët, nuk e kam vërejtur se isha në rrugë dhe në trotuarin lagësht. - Oh, Merita - po flisja me veten time e përnjëherë ia plasa vajit. - Si të jetoj tani me këtë ndjenjë të fajit? Kam qarë shumë, shumë, e kur u thanë lotët, jam ngritur dhe kam lexuar rreshtin e fundit përsëri. Ngadalë jam kthyer në shtëpi te Ariana. Sikur të mund ta ktheja kokën, gjithçka do të bëja ndryshe, por këtë nuk mund ta bëja. Ajo që mund ta bëja ishte t'i kthehem realiteti, t'ia ofroj dashurinë gruas sime, e cila kishte shumë nevojë për mua.


(Kosova Sot Online)