Ngjarje e vërtetë: Pas vdekjes së babait, mësova se kam një motër (5)

  • E.K /
  • 02 July 2021 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Pas vdekjes së babait, mësova se kam një motër (5)

Kam ndenjur tek ata deri natën vonë. Po, në të njëzetat e mia e fitova edhe një motër dhe mezi po ndahesha prej saj. Kemi folur thuajse jemi rritur bashkë. Madje, kur kam shkuar më mirë, kishim edhe ngjashmëri fizike. Pas përshtypjeve të para kam shikuar përreth vetes, e kam kuptuar se ata dy po jetonin në kushte të vështira jetësore. Mobiliet në shtëpi ishin të prishura, e gardëroba e tyre ishte e huaja, kjo shihej në shikim të parë. Edhe pse zonjusha, me siguri, nga krenaria nuk po ankohej për këtë, unë kam kuptuar gjithçka. Tani edhe e di pse babai më ka dërguar në këtë adresë, kishte dashur ta përmirësoj padrejtësinë që ua kishte bërë asaj gruas dhe vajzës së tij.

Ajo që më së shumti më kishte prekur në gjithë këtë tregim, pos fatit të madh që e kam kuptuar se e kam edhe një motër, ishte fakti se ai më paska besuar gjithmonë, dhe e dinte se do të bëj gjithçka për të përmirësuar gabimin e tij të bërë. Më priste edhe një detyrë e vështirë: T'ia them nënës këtë. Me ditë të tëra më sillej nëpër kohë si ta bëj këtë, e më pas vendosa të jem i hapur dhe krejt i drejtpërdrejtë. I tëri po dridhesha derisa e kam lutur që të flasim. - Nënë, në lidhje me atë adresën… - Fillova unë derisa zëri po më dridhej thuajse do të thyhet.

E di, duhet t'i ndihmosh ndonjë bushtrës - tha me qetësi, kështu që nuk ndjeva më nevojën për t'i treguar apo shpjeguar. Po dëshiroja që motrës t'i bëj banesë dhe bursë për fakultet, për të cilin ajo po përgatitej, por nëna e saj e kishte refuzuar. Disa ditë as që kishte dashur të dëgjonte, por e kishte kuptuar se pas vdekjes së saj motra ime do të më ketë vetëm mua. Mua dhe kontejnerin që po frynte në të gjitha anët. Ndoshta ishte thyer paksa edhe për faktin se babai nuk ishte më. Kur pas një periudhe kohore ia kam shpjeguar avokatit tim se çfarë po planifikoja, ishte vërtetuar se pikërisht edhe babai e kishte menduar kështu.

Tashmë e kam kuptuar se ekzistonte një banesë në emër të motrës sime, vetëm se nevojitej të përfundojnë edhe disa procedura. Të gjithëve na kishte lënë prona, por më së shumti, natyrisht, nënës sime, e me sa duket ajo nuk ishte lënduar fare me atë që kishte trashëguar. Babai kishte ditur fare mirë si t'i qetësojë nervozat e saj. Në këtë mënyrë, gjithçka kishte filluar të përfundonte me një fund të lumtur, me përjashtim të faktit se babai im nuk ishte më gjallë, se ishte në botën tjetër e ne në këtë anë, po ndanim amanetet e tij dhe po i dërgonim ato në vend.

Vetëm atëherë, kur gjithçka kishte përfunduar, e kam vërejtur në zemrën dhe shpirtin tim se sa shumë më kishte ndryshuar vdekja e tij. Në fakt, tani e kam kuptuar se jam bërë njeri krejt tjetër. E kam kuptuar se di t'i kuptoj të tjerët, që mund të zgjedh diçka që në shikim të parë duket të mos jetë e zgjidhshme, por se unë ia kam dalë. Ajo që ishte më rëndësi nga krejt kjo, edhe që më kishte hapur horizonte të tjera në jetë, ishte fakti se e kisha fituar një motër në jetë, mbështetësin tim më të madh në jetë. (FUND)

NGA NESËR MUND TA LEXONI NJË TREGIM TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË:

"SI U MARTOVA PËR NJË MASHKULL SHUMË MË TË VJETËR"

(Kosova Sot Online)