Roman dashurie: Një jetë më e mirë (24)

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 12:58
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (24)

Lazimi kishte insistuar që të martohen në pranverën e vitit të ardhshëm, e prej saj i ndanin vetëm disa muaj. Jehona po mendonte. Nga kthimi prej qytetit të lindjes kishte ndryshuar disa dëshira. Kishte filluar të mendonte se si Lazimi ishte mashkulli i saj i parë dhe si kjo lidhja me të ishte më së shumti për arsyen sesa vonë e kishte humbur virgjërinë. Vetë fakti se si me një mashkull të huaj do të jetë në shtrat, e kishte frikësuar. Madje edhe nëse do të mendonte në Agimin.

Nganjëherë e shikonte Lazimin dhe mendonte rreth asaj se përse e dashuron. E konsideronte se ishte i mirë ndaj saj, se është i kujdesshëm, dhe se me të do të kishte jetë të lumtur. Kuptoheshin edhe pa fjalë. I besonte, kurrë nuk brengosej nëse ai e kishte dikë afër.

M'u për këtë arsye ishte e sigurt se kjo ishte dashuria e saj e duhur. Kishte vendosur të fliste me Dafinën, e nëse ajo ia vërteton se edhe ajo kishte emocione të ngjashme, kur ishte martuar me Selamiun, edhe ajo do të pranonte të martohej. Më pas e kishte lajmëruar Agimi, se gjyshi që i kishin ndihmuar kishte ndërruar jetë. E dinte se duhej të shkonte në varrim. Duhej t'ia shpjegonte Lazimit. KAPITULLI I SHTATËMBËDHJETË: Lazimi nuk kishte insistuar që të shkonte me të.

Kishte marrë një ofertë që t'i bëhej stiliste një këngëtares së njohur, e pasi që ishte në incizime të CD-së së saj të re, ishte përkujdesur që ajo të dukej me stil. Mirëpo, Lazimi po provonte ta bindte se ishte e pakuptimtë të shkonte në varrimin e njeriut që e kishte parë vetëm njëherë. Jehona edhe nuk dëshironte që ai të shkonte me të, kishte dëshirë ta takonte Agimin. Nuk dëshironte t'i përziente dy jetë të ndryshme. Nga ana tjetër, ishte paksa e zemëruar me Lazimin.

Tregimi për familjen e varfër nuk i kishte lënë përshtypje. Nuk kishte dashur që të grindeshin, por ishte nisur nga kryeqyteti me heshtjen e Lazimit në mendje. kishte planifikuar që të rrinte dy ditë. Varrimi ishte vendosur për të nesërmen, por ajo ishte nisur më herët për t'i shprehur ngushëllime familjes së plakut të ndjerë. Kishte edhe aty pak dëshirë për ta takuar Agimin, që të shkojë edhe në një darkë me të dhe të bindet se sa i veçantë ishte ai.

Por, nuk i kishte lajmëruar se do të shkonte një ditë më herët. Kishte dëshiruar ta befasonte, megjithëse nuk e dinte, nëse kjo për atë ishte befasi. po vozitej rrugës, e lumtur për faktin se bora kishte filluar të shkrihej. Madje edhe po gëzohej që po shkonte në qytetin e saj të lindjes, duke pasur frikë nga ajo se çfarë e priste atje. Ishte vendosur në të njëjtin hotel, kishte bërë një dush e më pas e ka thirrur Agimin. dukej e përmbajtur, por kishte insistuar që të takohen në ora shtatë, atje ku kishin drekuar herën e fundit. I kishte ofruar që të shkonte te ajo në hotel, por ajo kishte refuzuar.

Kishte arritur në restorant, ishte ngrirë nga të ftohtit. Ai po e priste aty. Buzëqeshi, u ngrit dhe e puthi në faqe. Nuk kishte harruar se kishte aromë qafa e tij. - Më vjen keq që më herët nuk kam mundur që kushtoj, vëmendje, por kam mysafir nga Spanja. Jehona kishte vendosur në vajzën e tij, të dashurën, të fejuarën.

(Kosova Sot Online)