Ngjarje e vërtetë: Si u martova me një burrë shumë më të vjetër (4)

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 13:00
Ngjarje e vërtetë: Si u martova me një burrë shumë më të vjetër (4)

Mendoj se përnjëherë e kishte kuptuar se me kë kishte punë dhe për këtë kishte dëgjuar këto arsyetimet e mia, dhe se martesa ime me një burrë njëzet vjet më të moshuar se unë, ishte martesë e përsosur. - Njëherë ndoshta edhe vetë do ta besosh këtë, e deri atëherë merre numrin e telefonit, nëse ke nevojë të flasësh me dikë, më tha.

- Merre edhe ti shkruaje nëse dëshiron të dëgjosh si funksionon martesa e përsosur. - Tashmë e kam dëgjuar këtë fjalë, por do ta mbaj në mend numrin. Qeset me portokaj i dërgova në shtëpi, si dhe mendimet për njohjen e re. Isha e buzëqeshur kur Dreni u kthye në shtëpi. Ditëve të ardhshme isha e lumtur. Arsyeja ishte personazhi i atij njeriut, që gjithmonë po më sillej nëpër mend.

Kisha dëshirë ta thërras, por jo, nuk e bëra. Po provoja të mohoja faktin se ai ishte vetëm një njeri i panjohur. Nuk ishte ideal. Martesa e tij ishte shkatërruar si pasojë e tradhtisë. E dija se ishte njeri sipërfaqësor dhe nuk kishte menduar për emocionet e gruas së tij. Sikur të më kishte folur dikush për një mashkull të tillë, do ta fshija para se ta njoftoj. Por, unë e njihja tashmë, isha e vetëdijshme për mangësitë e tij, por nuk mund ta fshihja dëshirën për ta takuar sërish

. Nga dita në ditë, po shkoja në të njëjtin vend me dëshirë që ta takoj atë, kështu që në shtëpinë tonë kishte gjithnjë e më shumë pemë. Dreni e kishte vërejtur se shprehitë e mia për të blerë kanë ndryshuar, por nuk kishte shtruar shumë pyetje. Nga nata në natë, duke lëshuar kokën në jastëk, po e mendoja atë se si po shtrihet pranë meje, e kur arrinte mëngjesi, pranë meje shikoja Drenin, po e shikoja ballin e tij me rrudha, fytyrën me shumë vite dhe gjithnjë e më shumë po i shtroja vetes pyetje se si në vitet e mia më të mira jam lidhur me një plak si ky.

E dashuroja në një moment, por jo gjithmonë. Më mirë të them se më pëlqente fakti se isha në martesë, në të cilën ishte edhe nëna ime. Nëna ime nuk dëshironte që burrin e saj ta zëvendësojë me një më të ri, por shpeshherë e thoshte këtë. Për dallim nga unë, sa herë që dëshiroja ta thërras atë, disi lidhja gishtërinjtë. Por, kur ai më ka thirrur mua, nuk po mund ta largoja kokën nga ekrani i telefonit, duke mos besuar. Përkundrazi, isha e lumtur dhe kam pritur disa sekonda derisa të lajmërohem.

- Nuk e kam ditur se je kaq kokëfortë. Kam pritur të më thërrasësh për të më folur për martesën tënde të lumtur. Tash unë të pyes ty për këtë recetë të lumtur, nëse do të martohem ndonjëherë. Çfarë bën bashkëshorti yt kur gruaja e tij mendon që ta braktisë? Mos vallë kaq shumë nuk dëshiron ta "tradhtosh", madje as me një thirrje telefonike? - Ndoshta kam frikë se ajo thirrje më dërgon në tradhti dhe pas kësaj nuk do të mund të kthehesha. - E nëse unë të premtoj se nuk të kthen? Mbeta pa tekst. Nuk dija çfarë t'i them, e të ketë kuptim.

Ideja që të vrapoj tek ai në përqafim ishte më tërheqëse sesa gjithë butësia e bashkëshortit tim. Porsa e kemi ndërprerë bisedën, ai ma ka dërguar porosinë me adresën e tij të saktë, dhe se po më priste atje. Dhe pa marrë parasysh se sa gabim ishte ta dëgjoja, kam thirrur një taksi. Për të parën herë i kam dëgjuar fluturat në barkun tim. (vijon) 

(Kosova Sot Online)