Ngjarje e vërtetë: Si u martova me një burrë shumë më të vjetër (5)

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 13:32
Ngjarje e vërtetë: Si u martova me një burrë shumë më të vjetër (5)

Derisa hyra në banesën e Agimit, më dukej sikur do të më binte të fikët. - Çka ke? - më pyeti sapo e hapi derën. - Nuk jam mirë. - Po shoh. A dëshiron ujë me sheqer? - Çfarëdo qoftë - thash. - Çka ndodhi? - Asgjë - u përgjigja unë, duke u munduar që të merrja frymë normalisht. E piva ujin me sheqer dhe, duke u munduar që të merrja frymë normalisht, thash:

- Kjo nuk më ka ndodhur kurrë në jetë! - Çka ashtu? - Që për dikë tjetër të çmendem aq shumë, sa që të dridhem - iu përgjigja me seriozitet. - Ndoshta një puthje mund të të kthjellë, më tha ai duke m'u afruar edhe një hap. - Qetësohu! Gjithçka që pasoi pas puthjes më bëri që të mendoja se gjendesha në të njëjtën situatë me ata që ishin ngutur dhe ishin martuar para kohe.

Mundohesha ta përdorja tërësinë e veprime të nënës sime. Në fakt, atë e kisha përvetësuar, por nuk kisha mundur ta ushtroja në praktikë. Thjesht, nuk kuptoja se isha ndryshe dhe se nuk mund ta përjetoj atë që ka përjetuar ajo. Nuk jam duke e mbrojtur veten, vetëm pranoj se kisha gabuar. Martesa me mashkullin e parë më të vjetër, i cili më kishte ngacmuar, nuk mundi të më bënte të lumtur. U ndava nga Dreni, u ktheva në shtëpinë e prindërve të mi, e edhe me Agimin u ndava.

E falënderova që m'i hapi sytë, por nuk doja të rrija me të, meqë, kush tradhton një herë, tradhton gjithmonë. Nuk kisha nevojë për një mashkull të tillë. E dija se do të dashurohesha përsëri. U mësova që të kënaqesha me atë ndjenjë derisa zgjaste, duke mos pritur as që të shuhej, e as që të merrte flakë. Më nuk mendoj se vetëm meshkujt më të moshuar mund të jenë interesantë.

Tani mendoj ndryshe. Mendoj se çdokush është interesant në mënyrën e vet, vetëm është çështje e asaj se si përshtaten njerëzit midis veti. E, edhe pasi ta gjej dikë që do të më pëlqej, nuk do t'i përshpejtoj gjërat së tepërmi. FUND

NGA NESËR MUND TA LEXONI NJË TREGIM TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË:

"FATI NA BASHKOI PAS 15 VJETËSH"'

(Kosova Sot Online)