Ngjarje e vërtetë: Fati na bashkoi pas 15 vjetësh(2)

  • G.G /
  • 09 July 2021 - 14:08
Ngjarje e vërtetë: Fati na bashkoi pas 15 vjetësh(2)

- Dhe ti dëshiron të studiosh - u habit me të vërtetë. - Ta studiosh ekonominë në një vend që po rrënohet. Çfarë do të mësosh? Kjo është sikur të shkosh në vendin e të verbërve dhe ta studiosh pikturën. Nga kush të mësosh? Kush do t'i shikojë pikturat e tua?! A nuk po e shikon se gjithçka po rrënohet… Nuk vlejnë ligjet e ekonomisë.

Për mua është më e lehtë. Kam dashur të studioj, sepse ashtu zgjati ditët e mërzitshme të shkollës dhe pabrengësinë e viteve të kaluara. Nuk kam pasur dëshirë e as ambicie në lidhje me mësimet që ia vlen t'i dëgjosh, me librat që duhet të mësohen për provime. Shoku im ishte ambicioz. - A e di se ata të familjes sime punojnë në Gjermani.

Të shkojmë tek ta, e nuk do të dëshiroja që të jem i vetëm. Do të më vinte mirë që të isha me dikë si me ty. Unë po heshtja. Nuk kam mësuar që i vetëm të marr vendime të shpejta. Ai këtë e përshkruante si një dobësi që kalonte shpejt. - Po e shikoj se ke dokumente. Hajde le të shkojmë në ambasadë. Atëherë mund të bëhej ashtu. Për një pasdite, e kam dëgjuar më pas atë dhe kam shkuar së bashku me të në Gjermani. Po vuaja. Ai kishte thënë se kjo ishte një shenjë e mirë.

Si një sëmundje fëmijësh. Të gjithë ata që shkojnë shpejt e përballojnë më lehtë. Do të mësohem. - Mundoje pak atë kokën tënde - më tha mua Loriku. - Kështu shërohet pikëllimi. Kjo është një lloj terapie për kokën, si një lloj ilaçi, para përdorimit që duhet përzier pak. Menjëherë kishte gjetur punë dhe fitimet ishin tepër të mira, madje më e madhe sesa që kisha pritur. Isha i lumtur, kjo ishte gjë e mirë. E keqja ishte se punoja me njerëzit tanë, të cilët ishin kursimtarë dhe tregonin brenga të shumta për familjen dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tyre. Unë isha vetë. Isha i pikëlluar, sidomos pas një kohe të shkurtër, kur kthehesha brenda. Kam shkuar me qëllim që një ditë të kthehem.

Ky ishte gabimi im, kur të shkosh njëherë, mos u kthe kurrë më. Atëherë, kur isha shumë afër për ta blerë biletën dhe për t'u kthyer në vendlindje, u nisa nëpër rrugët e qytetit për ta bërë një shëtitje. Mund të jetë kjo e fundit, të paktën ashtu ndihesha. I kapluar nga nostalgjia, u ndala para një kinemaje. Po më tërhiqte reklama e fotografisë, si dhe yjet e filmit që ishin aty. Po shfaqej një film i mirë dhe ndjeva nevojën që ta shikoja. Kam kërkuar një biletë në një pozitë të mirë për ta shikuar filmin.

Biletën e kërkova në gjuhën shqipe. Ajo vajza që punonte ty ishte veshur shumë bukur, në xhemper të kuq, të shkurtër, çorape të gjata që ia kishin theksuar këmbët e saj. Po dukej shumë tërheqëse. Dukej disi e lumtur dhe pa brenga, megjithëse ajo ishte skuqur paksa. Po mendoja se po më njihte. Përsëri i kam shikuar sytë e saj. Sytë e saj po shkëlqenin. - Vendas, nëse ka ndonjë biletë të lirë do të ta jap - M'u përgjigj menjëherë. Vajzat tona zakonisht nuk u flasin djemve si unë, që në shikim të parë dhurojnë vetëbesim dhe sukses. Këtë e kam mësuar. Duket se ajo shumë shpejt më kishte njohur.

Ndoshta vajzat pëlqejnë shoqërinë e djemve, që enden poshtë e lart rrugëve, një si unë në këtë rast. - Ka shumë njerëz të ndryshëm dhe kombinime të ndryshme, mos vendasja ime - Po i pëlqente biseda ime. - Po, po, ndoshta unë dhe ti jemi të tillë - Më tha. U ktheva në hyrje. - Nuk dua të shkoj në kinema. Nuk jam më i interesuar. Tashmë jam zero dhe asgjë më shumë nuk mund të merret prej meje. (vijon)

(Kosova Sot Online)