Ngjarje e vërtetë: Kur tërë kjo do t'i takojë së kaluarës (4)

  • G.G /
  • 16 July 2021 - 12:04
Ngjarje e vërtetë: Kur tërë kjo do t'i takojë së kaluarës (4)

Kam larguar shumë njerëz nga vetja ime, pa arsye dhe nuk janë kthyer kurrë. E kam shtyrë veten time në rrugë pa dalje, e kam mbetur me vetëm disa njerëz që edhe më tutje rrinë me mua. Dhe atëherë e kam kuptuar se me të vërtetë kam ardhur deri te fundi. Secila lidhje po përfundonte njëjtë, me ndarje, thuajse është ndarë me thikë në mes dhe prapa saj kanë mbetur gërmadha të shumta, e në shumicën e rasteve nuk ia ka vlejtur që të rinovohet lidhja.

E pa secilës lidhje do ta kujtoja atë, do ta ktheja filmin në kokën time, do ta paramendoja pranë vetes sime, do të thellohesha në mendime dhe pas pak do të kthehesha në realitetin e hidhur. Dhe jo vetëm në dashuri, madje e kam shkatërruar edhe shoqërinë. I kam shmangur njerëzit në rreth të gjerë. Kam shmangur kontaktin dhe komunikimin me njerëzit. Vetë veten time e kam futur në izolim. Krejt derisa një ditë kam vendosur se kjo qytezë është shumë e vogël për mua dhe bagazhin tim.

Pos se nuk po kisha sukses në shoqëri dhe nuk po mund të arrija gjë, që atë nuk ia dola ta kthej, as veten nuk po mund ta largoja nga izolimi, sepse nuk po gjeja gjë interesante, ndonjë hobi apo punë, që sado pak do të ma kthente vëmendjen nga kjo çmendinë që po zhytesha.

Duke e kuptuar faktin se shumë shpejt do të filloj të flas me veten time, dhe se shumë shpejt do ta vesh këmishën e bardhë, kam vendosur ta përdor edhe një opsion, të fundit. Derisa nëna ime po vajtonte dhe po ma shtonte pyetjen e njëjtë : "Pse djali im, pse", unë tashmë e kisha vendosur se këtu për mua nuk kishte të ardhme, dhe se më duhet të udhëtoj, të gjej një jetë më të mirë diku tjetër. Ajo nuk do ta kuptonte se çfarë më mungonte mua, prandaj edhe nuk e pranonte gjendjen. Edhe ashtu ishe verbëruar paksa, derisa unë kisha humbur një pjesë të vetëdijes time.

Kështu së paku do ta ketë më të lehtë dhe kur në fund të qetësohet me faktin se atje diku po kërkoj jetë më të mirë, do të mund të jetë e lumtur. Lotët do t'i ndalojë dhe përsëri do të buzëqeshë. Ishte shumë interesante se nga e gjithë jeta ime që kishte mbetur, të tërën po mund ta paketoja në një valixhe, madje pa i shtyrë gjërat me zor. Megjithëse, në këtë rast, pjesa më e madhe e jetës sime përbëhej nga rrobat. Në stacion, plot lot të nënave, kjo edhe ishte imazhi i fundit që po e merrja me vete, derisa po largohesha nga ky qytet.

Nga peroni i fundit në stacion u nis autobusi, e me të ishte edhe një udhëtar, i cili nuk kishte asnjë lidhje se ku po shkonte. Vetëm sa të shkonte sa më larg prej këtu. që të futen tani në detaje dhe të flas për krejt atë që kam përjetuar gjatë atyre viteve duke udhëtuar nëpër botë, nuk e kam ndërmend. Kjo miku im, tregime për kohë të gjatë, këtë nuk dëshiron ta dëgjosh sot, prandaj do të shkurtojë vetëm ato që ishin më interesantet. Po duket se kjo pije po lë gjumë, te ti, mund ta zvogëlosh paksa.

Pra, vendbanimi i parë imi në këtë udhëtim ishte një shtet në skandinavi. Atje kisha disa të afërm që më kanë pranuar dhe aty kam qëndruar disa muaj. Madje, ia dolën të më gjenin edhe një punë, që të kam një zanat. Kam punuar aq sa kisha nevojë të kam me vete dhe të nisem tutje. Destinimi im ishte Lindja, por në disa pjesë andej ishte ftohtë madje dhe shumë erë, që ma kujtonte natën e ftohtë kur gjithçka kishte filluar. Mu për këtë arsye, kam blerë një biletë dhe kam shkuar në një pjesë krejt të kundërt të Evropës. Spanja ishte e ngrohtë dhe mikpritëse, që ta pranojë një të huaj i cili dëshiron të heqë qafe të kaluarën e tij, në sasi të madhe të alkoolit dhe vajzave të bukura. Ia heq kapelën Spanjës, i lumtë për pritjen dhe për muajt e kaluar atje. (vijon)

(Kosova Sot Online)