Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (2)

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 15:46
Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (2)

Ti je vajza më e bukur që e njoh dhe më duhet ta pranoj se jam munduar mjaft shumë, derisa kam gjetur numrin tënd të telefonit. Nuk po mundohem ta kuptoj pse gjithmonë më refuzon, kur unë po çmendem për ty - lehtas filloi të më fliste, porsa jam ulur në një tavolinë me të. Më duhet ta pranoj se një qasje e tij kaq e hapur më habiti. Për dallim prej meje, që jam shumë e turpshme, kur kjo është në pyetje, Muharremi me sa duket nuk e kishte as problemin e vetëm për t'i shprehur ndjenjat e veta.

Së paku një vardisje si kjo e atij nuk ishte e njohur për mua deri më tani. Në fakultet nuk kishte ndonjë vajzë, që nuk po çmendej pas tij. - Kështu, kam menduar se ti vetëm po luan me mua - më në fund më shkoi për dorë që edhe unë të hapem. - Për hir të Zotit Marta, përse do të lozja me ty, ti je një vajzë e shkëlqyeshme, e bukur, e mençur. Megjithëse shumica e miqve të mi të quajnë Mbretëresha e Ftohtë, unë jam shumë i sigurt se përfundi teje gjendet një zjarr i fshehur - më shpjegoi, kur unë ia kisha rritur sytë dhe po e vështroja. - Shpresoj se nuk do ma zësh për të madhe, që po ta them këtë, por jam i mendimit që duhet të relaksohemi paksa, t'u lëshohemi ndjenjave dhe ngjarjeve, e jo pandërprerë të mendosh se çfarë është mirë dhe çfarë është e keqe. Jetë është vetëm një, a po e kupton se çfarë po provoj që të them - më pyeti dhe me shkujdesje më kapi për dorë.

Prekja e dorës së tij ishte kaq e ngrohtë dhe e butë. Në të njëjtin moment kam ndier thuajse më goditi rryma. E habitur me fuqinë e emocioneve, që më kishin kapluar, me nervozizëm e hoqa dorën time nga dora e tij. - Muharrem, mendoj se kjo nuk është aspak e mençur - i thashë thuajse diçka më kishte mbetur në fyt. Me sa duket reaksioni im e kishte argëtuar, sepse me buzëqeshje në fytyrë ai po afrohej më shumë drejt meje. - E çfarë është ajo që nuk është e mençur, do të lutem të ma thuash? Fakti se dy të rinj po pine kafe miqësore ose fakti se njëri prej ne të dyve do të dëshironte që gjithçka të mbetet këtu - më pyeti me një buzëqeshje joshëse.

Tashmë po ndieja një adrenaline si kurrë më parë në jetën time. - Nuk po kuptoj - po shtiresha e marrë me atë që më binte në mend. - Në këtë rast, ndoshta një shkuarje në piknikun e fakultetit do të mund të ndihmonte ta kuptosh atë që e dinë edhe zogjtë në degë. Më pëlqen Arta. Për më shumë, unë çmendem për ty. Sa për ta vërtetuar ty këtë, por edhe për të kaluar më shumë kohë në afërsinë tënde, kam vendosur që së bashku me disa nga miqtë e mi, të ikim nga disa orë - i tha këto fjalë sikur të ishin nga topi dhe përsëri përtej tavolinës më kapi për dorë. Kësaj radhe nuk u mundova t'ia largoj. O Zot, unë i pëlqej atij. Po i pëlqej atij, thashë me veten time. Atij bukuroshit të këndshëm, që për sytë e tij të zinj gjysma e vajzave nga fakulteti digjen, po mendoja unë derisa po prekja dhe ndieja prekjen e tij të butë. - Pra, a jemi marrë vesh për këtë punë?

Do të ish me ne, apo edhe kësaj radhe do ta mësosh - më pyeti duke m'i ngritur vetullat? - Po vij, natyrisht - ia dola t'ia them disi me fytyrën e skuqur. - Shkëlqyeshëm, mezi po pres. Shpresoj se do të ma ruash vendin në autobus. E tash nëse më fal, më duhet të shkoj. Më duhet t'i gjej edhe disa skripte - më tha dhe shkoi te kamerieri. Atë natë në pamundësi që të fle, për një periudhë të gjatë kohore jam rrotulluar nëpër shtrat. Zoti im, çfarë do të bëj tani? Për çfarë do të flas unë të shtunën me të dhe si të vishem për ta impresionuar një bukurosh si ai? Sido që të jetë, kësaj radhe nuk guxoj t'i menderos gjërat. Në mua përsëri u zgjua një ndjenjë e pasigurisë. (vijon)  

(Kosova Sot Online)