Roman dashurie:Si u dashurova në ty (2)

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 15:52
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (2)

Kyle pothuajse për pak sa nuk doli nga rruga. Ai shkelu frenat, duke dërguar veturën nëpër trotuare nëpër rrugët me baltë që qonte nëpër shtëpinë tona. Kyle po qëndronte ulur në ulësen e lëkurës, me njërën dorë ishte mbështetur në ulësen time, derisa sytë e tij kafe të flakëronin. "Çfarë the tani?" Ai dukej i zemëruar, që edhe më hutoi. Unë ndjeva se si fryma u kap në intensitetin e syve të tij, zërin e tij. "Unë…ai e bëri"? doli sikurse një pyetje, e turpshme dhe e hutuar. "Ai është-ai më merr në ora shtatë. Po shkojmë te Brann-ët. Pse po sillesh kështu"? "Pse a ?"

Kyle i bashkoi dhëmbët duke e ndërprerë veten, derisa e mbuloi fytyrën me të dy duart e tij. "Nell, Nuk mund të dalësh me Jasonin". "Pse jo"? Tani kur unë isha në shok nga zemërimi i papritur i Kyles, unë isha lënduar më shumë se më parë dhe po zemërohesha. "Ai është i mirë, i lezetshëm. Ai është shoku yt më i miri, prandaj çfarë ka ai të keqe? Jam eksituar, Kyle. Askush kurrë më parë nuk më ka kërkuar të dalim dhe përfundimisht më lejohet që pasi jam 16 vjeçe të dal me dikë. Nuk po të kuptoj. Ti duhet të jesh e lumtur për këtë fakt". Fytyra e Kyles u skuq dhe po e shikoja se si gjysma e emocioneve po dalloheshin nëpër fytyrën e tij të bukur.

Ai e hapi gopçin e tij, më pas e mbylli përsëri. Përfundimisht, ai lëshoi një mallkim dhe e përplasi derën e tij të hapur, e hodhi veten e tij jashtë nga vetura, e përplasi derën pas vetes dhe eci pranë fushave me misër të Enisit. Unë po hezitoja, isha më e hutuar se kurrë më parë. Dukej disi, thuajse ai ishte shumë xheloz për mua. A thua, a do të mund të ishte xheloz për mua? Atëherë, pse nuk më ka bërë ftesë të dalim bashkë? Unë flokët i kisha bishtkali, i lirova për t'i kapur përsëri, ndërsa që mezi po merrja frymë nga inati. Kyle?

Unë kam përfunduar me Kyle. Të gjitha. Ne kemi ngrenë drekë për çdo ditë. Kemi shkuar bashkë nëpër piknik dhe me biçikleta. Bashkë kemi dalë edhe për akullore. Ne kemi shmangur fjalimet politike të atit të tij dhe kemi vjedhur verën e tij, e atë verë e kemi pirë prapa shtëpisë sime. Madje më kujtohet edhe njëherë kur kam vërejtur brekët e tij, ndihesha paksa interesant derisa po e shikoja lakuriqësinë e tij. Natyrisht, ne edhe jemi larë së bashku. Ai po qëndronte në ujë deri në belin e tij, por ai m'i kishte ngulitur mua sytë, dhe kjo për faktin se më shihte krejt të zhveshur.

Ai ishte shumë i kujdesur që me atë rast ta mbante distancën e duhur, derisa ishim në lumë, ku normalisht ishim vetëm fizikisht, duke e ngucur njëri-tjetrin, përqafoheshim, hidhni ujë njëri-tjetrit. Unë po filloja që krejt papritmas t'i shoh gjërat më ndryshe. Kyle? Ai ishte miku im më i miri. Unë kisha edhe shumë shoqe të tjera, natyrisht. Jill dhe Beccam ku dilnim shumë bashkë, sidomos çdo javë kur shkonim për të pirë përzierjet me qumësht dhe çokollatë te "Big Boy". Por, në momentet kur unë isha e pikëlluar, kur isha e hidhëruar apo kur isha e zemëruar me dikë, kur zihesha me nënën apo me babën tim në lidhje me diçka apo rreth diçkaje, unë kisha vetëm një drejtim, shkoja dhe drejtohesha te Kyle. Do të qëndronim të ulur në port, me këmbët në ujë dhe ai do të më fliste rreth gjërave që na shqetësonin neve, se si duhet të qetësohemi dhe gjithçka do të jetë në rregull. (vijon)   

(Kosova Sot Online)