Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (3)

  • E.K /
  • 22 July 2021 - 15:55
Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (3)

Ashtu i gjatë dhe i pashëm, me pantallona të zbardhur dhe me një pallto lëkure, me buzëqeshjen e cila kurrë nuk i largohej nga fytyra, Muharremi më dukej si ndonjë perëndi i grekëve të lashtë. Sikur të ishte e vërtetë që ato krijesa të kenë ecur ndonjëherë mbi tokë, atëherë ato do të dukeshin si ai, mendoja tërësisht e hipnotizuar nga ngrohtësia e shikimit të tij, kur mu drejtua. - Tung, Arta, nuk e ke idenë se sa mirë më vjen që të shoh. Kuptohet, kjo vlen edhe për shoqen tënde - tha duke u përkulur lehtë. 

Edhe pse jam i sigurt që këtë e ke dëgjuar me qindra herë deri më tani - filloi që të më bënte lajka, gjë që ndikoi të skuqesha e tëra. Edhe pse e shqetësuar nga afërsia e Muharremit, nuk më iku pa vërejtur sesi miqtë e tij më shikonin me përqeshje. Mund të ishte që, përkundër këshillave të Virdanes, ende isha e pasigurt në vetvete dhe të më dukej kështu - mendoja, kur përfundimisht erdhi autobusi ynë. - Mos u dorëzo, e dashur. Të uroj të gjitha të mirat me Muharremin.

Unë do të ulem me vajzat, diku prapa. Dhe, mos harro! Ti je vajza më e bukur në botë. Sa herë që ndihesh e pasigurt, përsërite këtë në vetvete disa herë. do të shohësh se funksionon - më pëshpëriti, duke ma shtrënguar dorën derisa hipnim në autobus. Ashtu sikur që ekzistonte marrëveshja, sapo u ula në vendin tim, Muharremi u ul përskaj meje me një ofshamë të çlirimit. - Mrekulli. Thënë sinqerisht, kjo pritje e autobusit kishte filluar të më nervozonte.

Një Binjak sikur që jam unë, nuk mund të presë kaq gjatë. Shyqyr Zotit që ti ishe këtu - tha ai duke mu vardisur. E, unë doja që edhe një herë ta shihja shikimin inkurajues të Virdanes, prandaj shikova përreth. - Hej, mace, relaksohu pak, në rregull? - më tha Muharremi duke ma kapur dorën. Në të njëjtin moment sikur më vloi gjaku në vena. Sado që, në fillim të shoqërimit tonë, nuk ndihesha e sigurt në praninë e tij, i përzgjedhuri i zemrës sime shumë shpejt ma dëshmoi se ishte një djalë tepër i thjeshtë dhe shakaxhi. Ishte aq i ëmbël, i butë dhe romantik.

Dukej sikur të ishte i dashuri nga ëndrrat e mia. Gjatë tërë udhëtimit më bënte të qeshja me shakatë e tij, si dhe me tregimet nga fëmijëria. Sikur më erdhi keq kur shoferi i autobusit na tha se çdo moment pritej të arrinim në destinacion. Deri në fund të pushimit, kur të lodhur nga shikimi i asaj që inspiron bashkë me disa profesorë, u ulëm në tarracën e kafenesë më të afërt, në mënyrë që të freskoheshim para arritjes. Papritmas isha plot vetëbesim.

Edhe pse e kisha vështirë t'ia pranoja vetes, më pëlqente vëmendja që ma kushtonte ai. Për herë të parë në jetë ndihesha e dëshiruar dhe atraktive. Nëse i pëlqeja një djali sikur që ishte Muharremi, atëherë me gjasë vleja diçka, mendoja duke pija lëngun që mbaja në dorë. Gjatë ditëve në vijim, duke falënderuar Muharremin, i cili iu kishte treguar miqve të tij, lidhja jonë ishte bërë temë e përfolu në fakultet. Në këtë kuadër kishte edhe të tillë që thoshin se Muharremi nuk ishte për mua dhe se vetëm do të më lëndonte. Ata nuk hezitonin që ta quanin atë me emra, edhe në praninë time. Besoja se ata ishin vetëm xhelozë që nuk meritonin t'i dëgjoja. (vijon)

(Kosova Sot Online)