Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (4)

  • E.K /
  • 23 July 2021 - 15:49
Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (4)

Me ditë të tëra kam jetuar si në mjegull. Po mendoja se kjo nuk po më ndodhte mua, se një ditë do të zgjohem dhe do ta kuptoj se kjo ishte vetëm një ëndërr e bukur. Por, nga ana tjetër, po kënaqesha pa fund në lidhjen time të parë të dashurisë dhe kjo ka ndikuar shumë në vetëbesimin tim. Nga dita në ditë po bëhesha gjithnjë e më e rëndësishme, duke besuar se askush nuk ishte si unë. E çmendur nga fjalët e bukura të Muharremit dhe me puthjet po ashtu, unë po kundërshtoja edhe Vildanen, kur një ditë ajo m'i tha disa nga mangësitë tona në lidhje, e unë e kundërshtova shumë. - Arta, ndoshta do të duhej të ndalosh paksa. Po mendoj, Muharremi është shumë i bukur, por e gjithë bota nuk sillet rreth tij. Pos kësaj, nuk po më pëlqen se si ditëve të fundit po sillet me ty - filloi ajo, duke ngritur tonin e zërit.

Pse ashtu? Mos ma thuaj tani se je edhe xheloze ndaj Muharremit. Ne e dashurojmë njëri-tjetrin, a kupton ti? Nuk e shoh se çfarë ka të keqe, nëse dy të dashuruar dalin së bashku - më tha ajo. -Por, më lejo ta dëgjoj, sipas teje, se si po sillet Muharremi me mua - nuk përtova fare t'ia shtroja këtë pyetje. - Nuk jam e sigurt se kjo do të pëlqejë, por të kam shoqe dhe më duhet të ta them - vazhdoi dhe dukej e shqetësuar. - Mirë pra, po dëgjoj.

Pikërisht po më intereson çfarë po zien tani - u përgjigja, derisa kishte kryqëzuar duart. - Kam arsye të besoj se Muharremi nuk po të qëndron besnik. Nuk ta kam thënë më herët, sepse kam menduar se do të zemërohesh, por një mbrëmje e kam takuar në kinema me një vajzë dhe nuk deshën aspak të ishin vetëm miq. Ai nuk më pa mua, sepse unë u fsheha. Ja pra, tani e di. Ndoshta së paku do të duhej të bisedosh me të apo ashtu diçka - përfundoi ajo, e për këtë i gjithë gjaku m'u grumbullua në faqe. - Si theeee?! Si po guxon ta sabotosh lidhjen tonë?! Edhe po e konsideron veten si shoqja ime - me mllef i bërtita. 

E vërtetë është Arta. Të betohem se kurrë nuk do të gënjeja. Nuk dëshiroj që ti të ndahesh me Muharremin, ti e di sa fort të dua. Nuk do të dëshiroja që ti të vuash për dikë, i cili ndoshta nuk të meriton. Ishte ditë e premte - po vazhdonte ajo e lënduar. - Si më the - më pyeti kur fjalët e saj të fundit përfundimisht më kaluan në tru? - Ishte e premte, kur e kam parë me atë vajzën. Nuk ishte me ty apo jo - vazhdova unë me bindjen time. Megjithëse kjo po më dhembte shumë, madje vetëm mendimi po më shkatërronte. Kjo për faktin se pikërisht për të premten Muharremi kishte anuluar takimin tonë, shkaku se gjoja kishte ushtrime, kjo ma ngriu gjakun në vena. - Nuk besoj, Muharremi nuk do të më gënjente kurrë. Ne duhemi - po thosha unë me veten time, derisa lotët po më rridhnin nëpër fytyrë. 

Ndoshta, ndoshta ti je ajo që e dashuron. Sido që të jetë, ekziston vetëm një mënyrë që këtë ta kuptosh, apo jo? Nuk do të pengoj më. Nëse të nevojitem, e di se ku mund të më gjesh - tha ashtu e lënduar duke u larguar prej meje. Nga ajo ditë nuk kam folur më me Vildanen. Sa ma përsërite mua, ajo ishte vetëm xheloze në lidhjen time me Muharremin dhe nuk po brengosesha edhe aq. Shumë shpejt e binda veten time se si Vildanja gjithçka kishte imagjinuar atë për Muharremin. Me mushkëritë plot kam vazhduar të kënaqem në dashurinë time të parë të madhe. Koka ime ishte mbi re. Isha aq shumë e dashuruar dhe fort e bindur se përfundimisht isha vajza më e bukur me të dashurin më të bukur. Muharremi ishte më i rëndësishmi për mua dhe isha e gatshme të bëja gjithçka për të. (vijon) (vijon)

(Kosova Sot Online)