Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (10)

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 15:56
Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (10)

- Shumë shpejt do të jem e rritur. Dhe do të përfundoj maturën. E ju keni vetëm njëzet e gjashtë vjet. Shoqja ime ka të dashur, që është vetëm dy vjet më i ri se ti - më tha me qetësi. Isha inkurajuar disi me një mendim që ma tha ajo, si dhe me faktin se me saktësi e dinte sa vjeçar isha. Por, ishte vonë të shtirem se nuk më interesonte. Edhe pse ishte e re, e kishte kuptuar se më pëlqente. Prandaj, kishte ndaluar të më fliste për vitet. Si arsyetim ma kishte treguar shoqen e saj më të mirë. - Ariana, ti je një vajzë ndryshe. Por, unë jam në një lidhje serioze.

Kjo është femra që më ke parë teksa dilja nga kinemaja - e theksova fjalën femër. Fjalët e mia e kanë prekur. Një kohë më ka shikuar ashtu e pikëlluar, pothuajse e dëshpëruar, e më pas pëshpëriti: - Më falni - vrapoi nga klasa. Në javën që pasoi disi më injoronte. Njëkohësisht për këtë edhe më pëlqente, por paksa isha i pikëlluar. Kjo për faktin se çmendurisht isha i dashuruar në të dhe nuk po mund ta largoja nga mendimet. Po mendoja ta ndërprisja lidhjen dhe të dilja me Arianën. Madje, këtë ia kam thënë edhe një mikut tim në besë. - Për dy muaj do t'i ketë tetëmbëdhjetë. Kur të mos jetë më në shkollë … - Për hir të Zotit Ilir! Çfarë ke kështu? Megjithatë është nxënësja jote. Si do të dukej në shkollë kjo.

Të gjithë do të mendonin se e ke joshur, shfrytëzuar. E imagjino prindërit e saj! Kthjellu, njeri - miku im aspak nuk po ma lehtësonte punën. - Nuk e di, Fadil. Deri më tani nuk jam dashuruar kurrë - isha i sinqertë dhe me një moment edhe qesharak. - Harroje. Pos kësaj, vajza me siguri se do të shkojë në fakultet. Do ta gjejë ndonjë student, të ri dhe më argëtues se ti - Fadili nuk po i zgjidhte fare fjalët. - Bash të falënderoj - iu ngërmova. - Vetëm jam i sinqertë. Mos u lësho në diçka të tillë, po ta them. Do ta rrezikosh karrierën për asgjë. Jam munduar ta heq nga koka Arianën, por më kot. Nganjëherë gjatë mësimeve na janë takuar shikimet, e unë isha munduar që në klasë askush të mos vërente asgjë.

Isha i sigurt se ndjenjat e veta Ariana nuk ia kishte treguar askujt. Ishte inteligjente dhe nuk rrezikon që për dashurinë tonë ta kuptojë e gjithë shkolla. Një javë para vallëzimit të maturës, në të cilin as nuk mendoja që të shkoja, më ka dërguar një porosi në postën private elektronike. "Të lutem, eja në vallëzim, kjo do të thotë shumë për mua, nuk mundem ta shpreh me fjalë se sa shumë", e unë ia kisha rritur sytë këtyre dy fjalive, e kam ditur se ajo i kishte dërguar. Tani isha me dy mendje dhe përfundimisht vendosa të shkoja. Kësaj i kishte kontribuar edhe kërkesa nga kolegët, që nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte me mua. Ariana ishte tepër e bukur. E kam ditur se edhe do ta fitonte garën për më zëbukurën në vallëzim. Po ashtu, e kam ditur se shkuarja ime do të ndikojë në fitoren e saj.

Jemi përkujdesur që askush të mos i vërente shikimet tona. Kam vallëzuar me koleget, por kur më është afruar pas zgjedhjes si më e bukura, këmbët sa nuk mu këputën. - Profesor, shpresoj se nuk do ta refuzosh më të bukurën - më kishte lutur për një vallëzim, duke theksuar atë "profesor". E kam ditur se po më sfidon dhe fitoren e saj po e përdor që të vallëzojë me mua. Isha i ulur dhe i habitur në karrige, e më pas e dëgjova kolegun nga lënda e matematikës. - Urdhëro kolegë, në podium! Unë kam vallëzuar me të gjitha nxënëset, e ti me asnjërën prej tyre - po më thoshte pa qëllim kolegu më i vjetër. Ai nuk e dinte pse isha dy mendje. E kam kuptuar se në vallëzimin tonë askush nuk do të dyshonte gjë. (vijon)

(Kosova Sot Online)