Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (12)

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 17:12
Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (12)

Ariana edhe më tutje ishte tetë vite më e re se unë, por se tani ishte një femër e rritur, e punësuar. Që në ditën e parë të ekskursionit, derisa po shikonim gjërat dhe qytetet antike, në rrugën tonë, e kam kuptuar se ajo ishte një femër me përgjegjësi dhe serioze. Edhe pse kjo nuk ishte puna e saj, po provonte që të përkujdesej për nxënësit, dhe pikërisht për shkak se interpretonte mirë gjërat nga kultura, shumica e nxënësve me kujdes po e dëgjonte. Po provoja që gjithnjë e më shumë të jem në praninë e saj, por mundësi që të bisedojmë vetëm nuk kishte. Gjithmonë pranë meje ishte dikush nga nxënësit apo profesorëve. Para vazhdimit të rrugës, ishim ndalur te shtëpia e Xhulietës së Shekspirit, në Veronë. - Romeo dhe Xhulieta ishin dashur, por nuk kishin mundur që të jenë së bashku - derisa Ariana kishte treguar rreth dashurisë tragjike për dashurinë, një nxënëse e kishte pyetur me një pyetje.

Përse nuk kanë mundur që të bashkohen, kur qenkan dashuruar aq shumë? - Për faktin se familjet e tyre ishin në konflikt. Kjo ishte një kohë ndryshe në krahasim me sot. Vallë a mos nuk ke lexuar ti dramën "Romeo dhe Xhulieta" - e pyeti Ariana. - Po, e kam lexuar, por nuk më kujtohet i tëri - e arsimtarja e habitur bëri me kokë. - Ajo e lexon Mbretin e Unazave - tha njëri nga nxënësit, e të tjerët ia plasën të qeshurës. - Duhet ta lexosh atë libër. Kjo është dashuria më e njohur e ndaluar në histori - shtoi Ariana dhe po më kërkonte me shikim. Zemra për një moment mu ndal. Në këtë moment, unë e kam kuptuar se edhe pas gjithë kësaj kohe të humbur, gjithë asaj mungese, unë i pëlqej asaj. Duke shkuar në autobus, përfundimisht kemi mbetur vetë, njëri pranë tjetrit.

Por, kjo rrugë është e lodhshme. Nesër do të arrijmë në Spanjë. A po mund të flini në autobus - më pyeti ajo? - Jo edhe aq. Ariana, a mund të ndalosh të mos më bësh presion? Ky presion i saj po më mundonte, sikur dikur kur nuk mundnim të jemi së bashku. - Ia vlen - pranoi menjëherë duke buzëqeshur dhe më tha: - Di të merresh me fëmijët. Po e vërej se të dëgjojnë. Sikurse edhe atëherë, arrin atë që e dëshiron - aludonte në qëndrimin tim të fortë që të mos lëshohesha në një lidhje të ndaluar me të. Dhe, tani ishte e hapur, por se më nuk po eksitohej si dikur. U ndala pranë derës së autobusit, në mënyrë që t'i jap përparësi: - Nuk kam arritur atë që kam dashur, por se më është imponuar - me qetësi e kam pranuar, e atëherë pa fjalë hyri në autobus. Në secilën ndalesë, biseda ishte gjithnjë e më e thellë, e marrëdhënia ishte gjithnjë e më e afërt. Kur për një moment derisa jemi ndaluar në Kanë dhe jemi ndarë nga të tjerët, i tregova për lidhjen time të dështuar, e ajo më tregoi se kohë më parë ishte ndarë nga i dashuri i saj. 

Nuk shkonte. Dhe ta dish… ishte vetëm një vit më i ri se ti - më tha duke më shikuar me të njëjtin shikim joshës si dikur. Por midis nesh më nuk kishte pengesa. Që në mbrëmjen e parë në Spanjë Ariana ishte në përqafimin tim. Pa frikë dhe pa më prekur ndërgjegjja kam mundur ta përqafoj dhe t'i tregoj sa kam vuajtur për të. Puthjet e saj tanimë ishin më të mira, më me përvojë, më me pasioni. Herën e parë e kam pyetur veten se ku kam gabuar që e lashë të ikte prej meje dhe që rrezikova që fatin ta gjente te dikush tjetër. Një pyetje të njëjtë edhe ajo ma parashtroi dhe derisa po putheshim ajo e pranoi: - Ilir, për një kohë të madhe ta kam zënë për të madhe pse më ke refuzuar. - Kam bërë gjithçka që kam menduar se është e drejtë - jam mbrojtur dhe më pas, i thashë: - Nuk kam mundur atëherë ta di. - Çfarë? - Që jemi të krijuar për njëri tjetrin. - Por unë e kam ditur. Të dua Ilir. Pas një viti ajo u bë gruaja ime, nëna e binjakëve të mi. (FUND)

NGA NESËR MUND TA LEXONI NJË TREGIM TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË:

"JAM NGOPUR NGA FEMRAT"

(Kosova Sot Online)