Roman dashurie:Si u dashurova në ty (16)

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 15:57
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (16)

"Nuk po dyshoj atë". E ngrita veten time në një pozitë më të lartë, duke luftuar që ta gjej një pozitë më të lakmueshme, pa peshuar shumë në kyçin tim. Dora e Coltonit ishte vendosur në krahun tim. "Po shkojmë lart, më pyeti Colton. Unë u shtanga. "Po kthehemi"? Unë u struka. "Me siguri se nuk mund të flija edhe më, edhe nëse tentoja". Colton ishte pranë meje, po më mbante për njërën anë. Unë prita derisa të isha e gatshme të eci tutje. Kur fillova të ngjitem paksa më lart, shkallëve në shtëpi, Colton më kapi për dorë. "Nëna dhe babai e kanë banjën në bodrum.

Është një hapësirë që duhet ecur, kështu që nuk ke nevojë të shkosh shkallëve poshtë dhe lart". Unë e dija këtë pasi kishin kaluar kur qëndroja midis shtëpisë sime dhe të Kyle's, por nuk e kam përmendur kurrë. Ai shkoi para meje, duke i ndezur dritat. Duke më pritur mua ashtë dhe po më ndihmonte të futem brenda, me një qetësi të madhe po ma ofronte praninë e tij aty, kur këmbët e mia shkelën në barin e ftohtë. Ne më pas jemi rehatuar në karrige, dhe më pas e mori kitarën e tij në duar, i kishte rregulluar akordet e më pas filloi një këngë. E dija këtë këngë përmes disa fjalëve: "Reminder" kënduar nga Mumford & Sons. Mendoja se vetëm melodinë do ta luante, por mbeta e mahnitur kur ai hapi gojën dhe filloi të këndonte, me një zë të ëmbël, melodik.

Si ndryshoi i tëri, madje më ndryshoi edhe mua. Tashmë ai po këndonte një këngë tepër të bukur, disi ky version i tij e preku thellë shpirtin tim. Unë i mbylla sytë dhe po dëgjoja këngën, duke e ndjerë një presion të lehtë, vetëm pak. Nuk i kam hapur sytë derisa ka përfunduar këngën. "A do të luash edhe diçka tjetër? Të lutem"? "Natyrisht se po. Çfarë ke dëshirë të dëgjosh"? Unë u mbështeta duke mbështetur kokën prapa në karrige. Colton kërciste gishtat disa herë, e më pas e pastroi fytin e tij. E dëgjova edhe kur piu një gllënjkë. Edhe unë ndjeva gotën e ftohtë, kur më preku në duar, e mora, dhe e kam pirë madje pa i hapur fare sytë. Një djegie si kjo ishte e mirëseardhur. Po ndieja një copë liri e rehati. Faji dhe zija ishin diku tjetër. Colton filloi ta këndonte një këngë tjetër, e unë e njihja edhe këtë këngë. "Kjo ishte sikurse 'një urë mbi ujërat e turbullta', nga Simon dhe Garfunkel".

Mënyra se si po këndonte më shtynte të mendoja se kishte kënduar edhe më parë. Mënyra se si po këndonte, zëri i tij i lartë, dukej kaq natyral. Unë kisha mbetur e mahnitur me bukurinë e zërit të tij. Këngën e kishte shndërruar në një poemë. Në ato momente, dëshiroja ta gjeja urën time, që t'i kaloj ujërat e turbullta dhe zinë time. Por nuk kishte urë, kishte vetëm një shi prej lotëve. Kur përfundoi kënga, ai këndoi edhe një tjetër, me një melodi të butë. Nuk kisha fjalë, por ishte e pakuptimtë. Nuk po mund ta shpjegoja. (Vijon)

(Kosova Sot Online)