Ngjarje e vërtetë: E martuar - e robëruar! (3)

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 14:44
Ngjarje e vërtetë: E martuar - e robëruar! (3)

- Çfarë po bën kështu - i ati m'u mërrol në fytyrë. Ai është bashkëmoshatari im. Vallë mos nuk ke sy? Personi që është në gjendje ta bëjë atë, nuk ia vlen as t'ia lëshosh një shikim, e lëre më dashurinë. Për atij nuk po ia zë për të madhe, por ty? Të kam rritur siç më kanë rritur më së miri prindërit e mi, e ti je bërë ta shkatërrosh martesën e saj! Përnjëherë të piketohesh dhe të shkosh në shtëpi - më urdhëroi, por unë ia bëra me kokë. M'u ofrua dhe më ka pështyrë. - Nuk do ta bësh - bërtiti me të madhe. - Kurrë më nuk je e mirëseardhur në shtëpinë time. Je vajza ime, por më ke turpëruar. Nganjëherë jam në gjendje të mendoj se më mirë do të ishte sikur mos të ishe fare, sesa ta përjetoj këtë - qëndrimet e tija të dala mode thuajse po vinin nga një kohë tjetër. - Unë e dashuroj - vetëm këtë e thashë. 

E dashuron - më shikoi i habitur. - Mendoj se kjo dashuri nuk ka themele, dhe se do ta kesh të njëjtin fat sikurse ish-gruaja e tij. Nëse nuk ishte i mirë ndaj saj, përse do të jetë edhe ndaj teje? Ti meriton një mashkull shumë më të mirë se ky - po provonte të më bindte, por unë i qëndrova besnik fjalëve të mia. Më sulmonte në mënyrë verbale, por unë as që dëshiroja ta dëgjoja, kështu që këto fjalë nuk po depërtonin ashtu sikurse që ai dëshironte. - Nëse ke thënë atë që kishte për të thënë, atëherë shko - i thasësh ftohtë. I ati më shikoi me hidhërim.

E uli kokën duke provuar t'i kontrollojë ndjenjat e veta. I besoja se nuk e kishte aspak lehtë, por as unë s'kisha të lehtë. Nuk guxonte të më shtynte të zgjidhja midis tij dhe dashurisë sime Robertit. Unë duhej të isha e vetëdijshme se do të ishte ai që humbte. Ai kishte luajtur rolin e tij prej prindit, e unë me krahët hapur u nisa në jetë të re. Kjo ishte rruga që e kam zgjedhur unë dhe ai nuk guxonte të më vendoste kushte, që ishte e pamundur të plotësoheshin. - Edhe dua. Më vjen mundim t'i lëshoj sytë - e shikoi nënën me një shikim, e më pas me pikëllim në sy më shikoi. E dija se ajo e kishte të vështirë, por para babait nuk po mund ta thoshte atë që do të duhej.

Ajo gjithmonë ishte një grua e heshtur dhe e tërhequr. Madje, edhe bukuria e saj ishte modeste sikurse ajo, që nuk ishte rast kur edhe unë isha në pyetje. Nuk e di prej kujt e kisha trashëguar bukurinë, por njihesha e veçantë. Kur ata shkuan, në fillim isha e zemëruar, e më pas ia plasa vajit. Çmimi i dashurisë ime ishte i madh. Pse prindërit e mi ishin aq të pamëshirë? Po më largonin nga vetja e tyre. Pse? Asgjë nuk kam bërë. Vetëm po dashuroja, ky ishte mëkati im i vetëm. E kam ditur se as në martesën time nuk do të vjen. E di se nëna do të dëshironte, por se i ati nuk ia lejonte këtë kurrë. Do të jem një nuse e pikëlluar në të bardhë. Rruga e familjarëve të mi po ndahej prej meje. E kisha tepër të vështirë për këtë, e kam ditur se edhe për ata. Pa marrë parasysh se sa akuzuese tingëllonin fjalët e tij, ai e kishte të vështirë. Po mundohej ta fshihte këtë, por… më duket se kam qarë me orë të tëra.

Kur Roberti erdhi dhe e pa gjendjen time, ishte shumë i zemëruar. - Harroji ata - pothuajse më urdhëroi. - Ti je e lirë, ata nuk mund të akuzojnë ty. Çfarë po të duhen ata. Të mjaftoj unë ty, sikurse edhe ti mua - tha me butësi, derisa më ngushëllonte. - Ndoshta do të ishte më mirë të mos punosh më. Unë mundem të ofroj krejt çfarë dëshiron - e përdori lëndimin tim për ta arritur qëllimin e tij, e ky ishte vetëm një nga qëllimet që i kishte realizuar më vonë. - Jo - ia bëra me kokë. Po punoja në butik dhe kjo ishte puna që e pëlqeja. Nuk paguhej mirë, për mua më pëlqente të punoj me njerëz. Ky ishte kontakti i vetëm me botën e jashtme dhe këtë nuk dëshiroja ta humbisja. Si do të ishte ta laroj unë atë nga puna? E di cila do të ishte përgjigjja e tij, kështu që edhe unë atij ia ofrova të njëjtën. (vijon)

(Kosova Sot Online)