Ngjarje e vërtetë: E martuar - e robëruar! (7)

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 15:55
Ngjarje e vërtetë: E martuar - e robëruar! (7)

Kam mjaftuar mjaft kur jam martuar me Robertin. Ishte dashur të mendoja në mënyrë tjetër, e fjalët e të atit tim ishin vërtetuar si të vërteta. Roberti kishte ndërtuar rrjetë përreth meje dhe kjo po më bënte presion. A isha vetëm një viktimë e ëndrrave të mia, ashtu si m'i kishte përshkruar Roberti? A më kishte verbëruar vëmendja që ai kishte treguar ndaj meje? Dhuratat e shtrenjta që vetes nuk kam mundur t'i adhuroj më kishin kënaqur në vazhdim, e mendimi im në lidhje me Robertin dukej aspak reale. Ishte princi im në kalë të bardhë. Më dukej se gjithmonë e kam dashur dikë si ai, por isha mashtruar.

Ai nuk kishte mundur ta kontrollonte xhelozinë e tij, e unë nuk dija çfarë të bëj. Të shkurorëzohem. Kjo më dukej opsioni më i keq në krahasim me gjendjen që isha. Nuk ekzistonte mundësia që të ndryshoj diçka, por nuk po mund të pajtohesha as me disa nga anët pozitive. Roberti ishte i mirë me mua, më befasonte në disa mënyra, por ajo që më ngulfate ishte xhelozia e tij. Dëshironte të më ketë në kontroll. Kishte momente kur si pasojë e mllefit isha jashtë vetes, por edhe momente kur nuk e kuptoja as atë. Ai ishte në moshë të pjekur, e unë isha shumë e re. Natyrisht se kishte frikë se mos më humbiste, por në mënyrën se si sillej ndaj meje kjo kishte shumë gjasa të ndodhte.

Duhej të më jepte liri, duhej të kishte besim në mua dhe gjithçka do të ishte ndryshe, por ai kurrë nuk do të ndryshojë. Sa më i vjetër, sjellja e tij sa vinte e përkeqësohej. Sa do të mundem të duroj? Kafazi, qoftë edhe i artë, prapë se prapë është kafaz. Nuk kisha të drejtë në atë që më ishte garantuar me lindjen time. Nën arsyetimin e dashurisë e humba lirinë, personalitetin tim dhe u shndërrova në një marionetë në duart e Robertit. Çfarë po më pres? Vite me vetmi, kontroll dhe xhelozi? Nuk kam arsye t'i gëzohem të së ardhmes, por shpresoj se me kalimin e kohës do të ndryshojë. Roberti do të duhej ta kuptonte se duhet të ketë besim në mua. Dua të punoj.

Po, këtë e kërkoj. Ndoshta duhet të jam më e interesuar për atë që Roberti bën, ndoshta do të mund të punoja me të? Ai së paku me këtë duhet të jetë i lumtur. Do të më ketë pranë vetes, mundet të më kontrollojë. Me siguri se do të jetë interesante. Por, ka edhe shumë situata të këqija, e unë duhet të jem i shkathtë që gjithçka të kthej në dobinë time. Do të jetë kjo luftë për një copë liri, por besoj se edhe unë mundem të fitoj. Po kërkoj kaq pak, shpresoj të fitoj pak. Ndoshta kurrë nuk do të jetë ashtu si presim, e kurrë edhe unë nuk do të jem, por duhet ta shfrytëzojmë atë të mirë që kemi pranë vetes. Në mënyrën time do ta fitoj atë që dëshiroj nga Roberti, e ai nuk do të ketë arsye të acarohet. FUND

NGA NESËR MUND TA LEXONI NJË TREGIM TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË:

"JETA ME NJË MASHKULL TË PAKORRIGJUESHËM"

(Kosova Sot Online)