Roman dashurie: Si u dashurova në ty (27)

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 16:09
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (27)

Nuk i shoh buzët e saj, që t'i lexoj, por mund ta marr me mend. Ajo largohet nga ai, por ai e përcjell dhe e vendos dorën e tij rreth belit të saj, duke e tërhequr kah vetja dhe duke u përkulur, për t'i pëshpëritur në vesh. Pa marrë parasysh atë që i ka thënë, ajo tronditet, por pranon në heshtje. E shoh fytyrën e saj dhe ajo nuk është e lumtur, por disi vuan në një mënyrë të zgjatur. Kjo nuk është e re. Por, kjo vetëm sa e rrit edhe më shumë zemërimin tim.

E përfundoj atë këngë, më pas vendosi të këndoj diçka tjetër. E pastroj fytin dhe filloj të këndoj. Unë zakonisht këndoj ashtu, pa e zgjatur, sidomos kur nuk ka kush që e përqendron vëmendjen, por kjo është një situatë unike. "Përshëndetje të gjithëve! Shpresoj se jeni duke ia kaluar mirë. Unë për vete po. Më quajnë Colt dhe unë për ju do të performoj një përzierje të hiteve dhe këngëve origjinale". Ajo bëhet sikur tërhiqet nga zëri im, sikur me ndonjë tel. Sytë i zgjerohen dhe pushon së marri frymë. "Kjo që sapo këndova ishte kënga e Matt Nathanson.

Nëse nuk e keni të njohur, atëherë do të duhej ta dëgjonit. Ai është i mrekullueshëm. Sido që të jetë, do ta këndoj edhe një hit tjetër. Bëhet fjalë për këngën "I Won't Give Up", të Jason Mraz." Kjo këngë ka një tonalitet të lartë për zërin tim, por kjo nuk më prish punë. Nuk ia shkoqi sytë asaj, meqë vëmendja e saj më duket si arsyeja më e mirë për të kënduar. Ndoshta në zërin tim ndryshoi diçka, meqë llafet ndalen dhe të gjithë e kthejnë kokën kah unë. Më duket sikur ajo as që merr frymë. Ai ende e mban atë të puthitur për trupi, gjë që asaj i pengon.

Tenton të largohet, por ai nuk e lë. Më pas ajo e godet fort me bërryl, e ai e lëshon, duke turfulluar. Ajo zhduket në banjë, e kur kthehet, i fshin buzët me shpinë të dorës dhe unë e di saktësisht se çka ka bërë ajo atje. Për asnjë çast nuk ia ndaj sytë derisa i këndoj edhe disa këngë. Dikur më duhet që ta bëj një pauzë, prandaj i falënderoj të pranishmit dhe zbres nga skena. Ajo përpiqet që të më injorojë, duke pirë disa pije të forta alkoolike. Me gjasë ka hyrë në lokal me letërnjoftim të rremë, apo mos është më e rritur sesa që kam menduar.

Më pas dëgjoj një grup vajzash dhe djemsh duke u afruar rreth saj dhe duke kënduar "Happy Birthday dear Nell". I dashuri i saj katallan e tërheq kah vetja për ta puthur, gjë ndaj të cilës ajo dorëzohet, por nuk e puth vetë prapa. Më pas ai e shtyn atë nga vetja dhe shkon në bar. Mund ta shoh duke i fshirë buzët me neveri dhe duke iu dridhur trupi. Ai nuk e vëren këtë, meqë është tepër i zënë duke iu vardisur kamerieres, e cila nga ana e saj përkulet aq sa ai të mund t'i shohë gjinjtë e saj, derisa flet me të. Më befason një sjellje e tillë, aq më tepër për shkak se ai e zgjat dorën dhe ia prek vithet kamerieres.

Nell e sheh tërë këtë dhe nuk reagon edhe pse në fytyrën e saj shihet një shprehje e befasisë dhe neverisë. Ajo e kthen kokën anash dhe shikimi i saj ndesh në atë timin. Unë e ngrehi vetullën lart dhe shikimi i saj, për një moment, merr një pamje të pikëllimit, por çdo gjë kaloi për pak sekonda. Por, kjo kishte mjaftuar që këmbimin e shikimeve tona ta vërente i dashuri i saj. Atij i zbehet fytyra. I pëshpërit diçka asaj në vesh, e ajo i rrudh supet. Shoh sesi ia kap krahun dhe ia shtrëngon. Asaj i dhemb, këtë ia shoh në fytyrë.

(Kosova Sot Online)