Ngjarje e vërtetë: Jeta me një mashkull të pakorrigjueshëm (6)

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 13:47
Ngjarje e vërtetë: Jeta me një mashkull të pakorrigjueshëm (6)

Shpresoja që fytyra e së vërtetës të ishte mu e atillë sikur që e kishte përshkruar ai. - E, çka atëherë kërkon ajo fotografi në këpucën tënde? Si u bë që unë nuk e di që ti ke motër? - e pyeta. - Edhe për këtë ekziston një shpjegim - tha Aliu, duke mu afruar. Atë e kam motër nga baba, e jo nga nëna. Nuk kam pasur pse të të tregoja për të. - Nuk ka rëndësi - thashë duke qitur me dorë. - Asgjë më nuk ka rëndësi - thashë e dëshpëruar. - Më li rehat tani - i thashë me ashpërsi, meqë nuk i besoja as edhe një fjalë të vetme. - Por, kjo është e vërtetë. Asgjë nuk po gënjej - tha Aliu, duke tentuar që ta përdorte sharmin e tij për ta marrë atë që donte, por kësaj radhe unë nuk isha e disponuar. Kishte diçka që nuk shkonte. E ndjeja se ishte kështu. Ai kurrë nuk kishte përmendur kurrfarë motre, nuk e kishte përmendur të atin. Në fakt, unë nuk dija asgjë për familjen e tij. Dija vetëm se nënën e kishte "të sëmurë", gjë që i shërbente si arsyetim që të shkonte te ajo, të zhdukej, duke ia dërguar paratë e mia. Athua isha aq naive, saqë nuk kam dyshuar asnjëherë? I isha dorëzuar me besim, e kisha dashur, duke mos kërkuar me asnjë shpjegim.

A do ta pësoja tani për shkak të këtij besimi? - Pse kurrë nuk më ke marrë me vete në familjen tënde? - e pyeta. Aliu u ndal. Fytyra e tij mori formën si maskë. - Do të të marr - tha me një zë jobindës. - Kur? Sot? Nesër? Sot një javë? - e pyeta. - Ti je pjesë e jetës sime, por unë nuk jam pjesë e jetës tënde. Për këtë duhet të ekzistojë një shpjegim, e ti nuk ma ofron atë. Ndoshta më së miri do të ishte që t'i marrësh sendet e tua dhe të shkosh - kurrë nuk ma kishte marrë mendja se do t'ia thosha këto fjalë, por ato vetvetiu më dolën nga goja. Ishte një përvojë e hidhur ta shihje fytyrën e tij duke ndryshuar, por më duhej të qëndroja prapa asaj që kisha thënë, për ta marrë vesh të vërtetën. - Ku të shkoj? - më pyeti. Buzëqesha me ironi. Jo, nuk u mbrojt me dashuri, por më pyeti se ku të shkonte? Çfarë domethënieje kisha unë për të? Si ofruese e sigurisë, e strehimit falë, e përpos kësaj i jepja edhe para? A kishte mundësi që naiviteti im të mos kishte kufi? - Shko atje nga ku ke ardhur - dola nga dhoma e ditës dhe e rrapëllova derën. Hyra në kuzhinë. Kisha menduar se kisha një lidhje të përkryer, por jo, vetëm isha mashtruar. Pse nuk më vinte pas? Pse nuk më bindte për dashurinë e tij? Ndoshta ekzistonte vetëm një përgjigje: ai e kishte zgjedhur gruan me të cilën do të jetonte deri në vdekje, e unë vetëm isha një lehtësim për të, për të arritur deri te ai qëllim. Isha aq e zemëruar, saqë edhe vetë fillova të frikësohesha nga ai zemërim. Kur hyri Aliu, u ktheva kah ai. - Thirre motrën! - i thashë me zë të lartë. - Tani? - më tha Aliu, duke më shikuar sikur të isha përbindësh. - E, kur do të duhej? Nëse nuk ke frikë nga e vërteta, atëherë ma dëshmo këtë - i thashë, duke e sfiduar. - Dëgjo… - tha Aliu, duke u nisur kah unë. Buzëqeshja e tij sharmante më nuk më bënte përshtypje. - Tani, ose merri gjësendet tua e ik - nuk kisha mëshirë. - A mund të ta shpjegoj situatën? - tha Aliu, me një zë lutës. - A nuk ke pasur mjaft kohë për ta bërë këtë? Me vite të tëra je te unë. Përpos besimit dhe zemrës që ta kam dhënë, t'i kam dhënë edhe të gjitha të tjerat. Nëse je i martuar dhe nëse e ke fshehur një gjë të tillë, atëherë do të pendohesh keq. (vijon)

(Kosova Sot Online)