Roman dashurie: Si u dashurova në ty (31)

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 15:47
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (31)

Unë nuk po luftoj në mënyrë të drejtë. Kjo nuk është "UFC". E vendosa gjurin tim në diafragmën e tij, ia kapa dorën me shuplakat e mia të dorës dhe e kapa kokën e tij dhe e vendosa në gjurin tim. Tregoja forcë, godita në mes të këmbëve, dy herë, fort. Shkatërroja veshkën përmes disa grushteve, shkatërroja hundën e tij tashmë të thyer, me ballin tënd. Si futi gishtat në këmishë dhe e di, kam bllokuar disa nga gjuajtjet e tij, por ato po vinin shumë shpejtë, dhe ta hajë dreqi, ai djalosh po godiste fort. Nell-i edhe më tutje po bërtiste. Tanimë aty ishte plot gjak. Jam në fazën e ftohjes.

Jam në dhimbje, por kam pranuar të rrahura më të forta dhe, edhe më tutje e kam fituar luftën. Që do të thotë, të ballafaqohem dhe mbështetem në fuqinë time. Ai nuk do të jetë. Përfundimisht e largoj grushtin e tij nga këmisha ime duke e shqyer këmishën time. Unë po i them asaj me zë të lartë: "Nell. Mbylle gojën". Ajo qetësohet përnjëherë, mori frymë thellë duke e kuptuar se ku ishte, çfarë po ndodh. Më pas ajo depërtoi nga kuzhina dhe e vërejta me një thikë në dorën e saj. Ajo bën presion se do ta presë fytin e Dan-it. "Mjaft". Ajo nuk ka nevojë të bërtasë. Thika flet me zë të mjaftueshëm. Dan edhe më tutje po vazhdon. "Nëse dëshiron ta bësh, bëje tani Nell".

Sytë e tij ishin të vdekur dhe seriozë. Fustani i saj është i shqyer dhe i hapur, ndërsa që edhe të brendshmet e saj dukeshin. Buza e saj po rridhte gjak, ndërsa që ajo kishte të mavijosura në duart e saj dhe në fyt. Unë nuk dua që ajo ta vrasë atë. Kjo është shumë në telashe, madje më shumë sesa që do të mund ta përballonim. "Për habi, unë pajtohem me Ogrenë" i them. "Më lër ta përfundoj këtë". Kur sytë e saj dhe të mitë u takuan, ajo lëshoi thikën poshtë. Që ishte gabim. Dan largon dorën e saj nga anash dhe e grushton atë. "Bushtër" thotë ai dhe kthehet në drejtim timin. Natyrisht, unë nuk kam ndjekur duarkryq po ashtu. Kur i kam parë të mavijosurat, unë tashmë isha larguar. Përsëri jam një rrugaç i rrugëve, një njeri pa fuqi.

Pos kësaj, kjo është më ndryshe, ai ka lënduar Nell-in. Ai nuk ka asnjë gjasë. Brenda disa momenteve atë e kaplon gjaku, gjithçka ishte e thyer, në dyshemenë e Nell-it. Unë kisha disa brinjë të thyer, hundë të thyera, buzë të çara, një dhëmb të thyer. Gjak kishte në të gjitha anët. E nxora telefonin, shtypa një numër, dhe fytyrën time e kam fshirë me një letër. "Tung Split, jam Colt-i. Kam një problem." Unë do ta shpjegoj problemin dhe eja në këtë adresë. "Po, në Tribeka. Mbylle gojën qen bir qeni. Vetëm eja kape këtë kopil dhe sigurohu që kurrë të mos më shqetësojë përsëri. Faleminderit". Nell po qëndronte në këmbë, po mbante gojën me dorë. E marr pranë vetes dhe e ul në prehër, sikur të ishte një fëmijë i vogël, i vendos pak akull në peshqirin e saj dhe ia vendosi. Për fat të mirë, ai nuk ishte aq budalla ta godiste me gjithë forcën që kishte, vetëm një goditje sa për t'ia mbyllur gojën.

Ajo ishte plot të mavijosura, por kjo ishte e tëra. Do t'i mbeten shenja, sy të mavijosur, por shumë shpejtë do t'i hiqem. Dan-i po rënkonte prapa meje, duke ia kujtuar problemin. Ajo ishte e tëra në frikë, si pasojë e zërit të tij, ajo më kap për krahë. Ajo e shikon atë dhe më shikon mua. "Çfarë kam bërë kështu"? E ula kokën i poshtëruar. "Disi e kam humbur toruan". "A do të vdesë ai", më pyet ajo qetë? . Unë struk krahët. "Jo në dhomën tënde të ndejës

(Kosova Sot Online)