Ngjarje e vërtetë: Jeta me një mashkull të pakorrigjueshëm (7)

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 16:00
Ngjarje e vërtetë: Jeta me një mashkull të pakorrigjueshëm (7)

Aliu me duar preku flokët e tij. - Më vjen keq, por kjo nuk është e vërtetë. A e di sa shumë të dua? Asnjë femër kurrë nuk e kam dashuruar sa ty - tha me zrin e tij të lehtë. - Mirë - përfundimisht lëshoi pe. - Isha i martuar. Në proces është shkurorëzimi dhe për këtë po shkoj. Ai fëmija është djali im. Tani e di të vërtetën, që më bën të turpërohem. Jo, nuk kam motër, por si kam mundur të ta them? Në cilën mënyrë? E vërtetë është se edhe nënën kam të sëmurë. A ke dëgjuar se e kam thirr ndonjëherë nënën e fëmijës tim?

Nuk më ke dëgjuar? Kjo do të thotë vetëm diçka. Se unë moti jam ndarë,e gjithë të tjerat janë formalitet. Me zemër të pastër jam futur në lidhje me ty. Ti je e vetmja femër që dashuroj dhe e cila më ka dhuruar dashuri, ashtu si dashurohet një mashkull, e ti më ke treguar se çfarë është dashuria. Të kam çmuar, jam munduar të mos tradhtoj dhe kurrë nuk do ta bëj. Kjo është ajo që në këtë moment mundem ta premtoj. Asgjë tjetër, po dashurisë për ty nuk kam. Mbeta në gjysmë të lëvizjeve të mia. - Përse gjithë këto gënjeshtra? A i kam merituar - e pyeta. - Nuk i ke merituar. Në fillim kam dashur t'i them por nuk kam mundur, nuk kam dashur të pikëlloj. Isha i dhënë pas teje.

E kam ditur se një fjalë jo e mirë mundet të shkatërrojë gjithçka, e unë këtë kurrsesi nuk e kam dëshiruar. Kam dashuruar ty, kam dashur të harroj se ka ekzistuar diçka tjetër që nga momenti kur të kam takuar. - Tregim i bukur - i thashë e zemëruar. - Ke luajtur me mua. Ku janë të hollat e mia - e pyeta. - Me to po e blej lirinë. - Aliu m'u afrua. Të dua, çmendurisht. Askush asnjëherë nuk të ka dashur, e as nuk do të dashurojë si unë ty. Nëse ti së paku ndien një pjesë të asaj që ndjej unë në zemrën time, unë do të jam njeriu më i lumtur në botë. Vetëm edhe disa ditë dhe gjithçka do të mbetet pas meje. Nëse më dashuron, pranoje edhe të kaluarën time.

Edhe pse dua, këtë nuk mundem ta harroj. Ti je kaq e veçantë, më e bukura, ty të ka zgjedhur zemra ime. Martesa ime ishte një dështim. Deri tek kjo martesë erdhi vetëm se kishte mbetur shtatzënë - më tha. Nuk e dija nëse mundem t'i besoj. Një pjesë e imja dëshironte, por ajo pjesa tjetër më paralajmëronte, gjithçka më tingëllonte si një alarm. Unë para tij nuk kisha asnjë fshehtësi, por ai kishte fshehur gjithçka me kënd unë kështu kam jetuar dy vite? Nuk po mundja t'ia fal vetes time dhe po ia shtroja këtë pyetje? Së paku kam merituar të vërtetën. A thua çfarë mund të pres prej tij, ku po na dërgon fati? - Asgjë nuk po të besoj - i thashë. - Asnjë fjalë jotja nuk ka mbështetje në realitet. - Do ta vërtetoj se ka. Të dua, zemra ime, Arianë. Të dashuroj më shumë se çdo gjë në botë. Edhe pak dhe unë jam njeri i lirë.

Dua jetë të re të filloj me ty, të dua gjithmonë pranë vetes time. Kisha vendosur të harroj në diçka. Iu dorëzova puthjeve dhe lutjeve të tija. Aliu mori balluket e mia, duke i vendosur midis gishtërinjve. - Ti je e vetmja që ndonjëherë e kishte zemrën tima - më tha qetë. - Po më flihet - ia ktheva shpinën. Me sy të mbyllur po mendoja. Erdha te njohjet e reja. Në mëngjes do të bisedoj me të. Kjo është mënyra e vetme që gjithçka që të sqarohej. Pas këtij vendimi, kam fjetur e qetë. Porsa jam zgjuar në mëngjes, kam bërë kafenë. Po mendoja për planin tim. Në një moment mu duk i përsosur, e në tjetrin? Nuk kisha çfarë të humbas? Dashurinë e Aliut do ta vendos në gjyq. Kur edhe ai u zgjua nga gjumi, u ul pranë meje. Sipas qetësisë së tij, dhe asaj që ai shihte në sytë e mi, ai mendonte se gjithçka do të jetë në rregull, si dikur. U mashtrua. Para se preku kafenë e tij, i thashë që të ulej. (vijon)

(Kosova Sot Online)