Roman dashurie: Si u dashurova në ty (34)

  • A.P /
  • 22 gusht 2021 - 16:13
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (34)

Ajo shfryn, e çliruar."Ti e di shkakun". "Nuk e di të tërin. Jo në thellësi, atë që gjendet në thellësi të shpirtit tënd". "Këtë nuk e di askush". Zëri i saj ishte i lehtë, si pëshpëritje, por në të njëjtën kohë ishte edhe joshës dhe i brishtë. "Po, a? Atëherë as për këtë askush nuk e di shkakun", thashë duke bërë me gisht kah gjoksi im. "Një çmim. Një pazarllëk". Ajo nuk lëvizë, pak cm larg meje, ku secila frymëmarrje bën që gjinjtë e saj të fërkohen për gjoksin tim. Unë bëj me kokë. "Por, jo tani. Tani do ta pimë edhe nga një, më pas mund t'i shikosh emisionet tua të marra në TV, të flesh dhe të rrish nesër në shtëpi". "Nuk mundem. Më duhet të shkoj në shkollë, në punë". "Thirri dhe tregoju se je pa qejf". "Dhe..." E ndërpres edhe një herë."Thirri, Nell." "Ti nuk mund të qëndrosh këtu me mua, gjatë natës". "Pse?" Ajo e ulë kokën, duke shikuar dyshemenë. "Thjesht, nuk mundesh". "Do të fle në kauç. Ti do të flesh në dhomën tënde, me derë të mbyllur". "Jo". Ajo ofshau edhe njëherë. "Pse?" "Është… pjesë e pazarllëkut". Ajo d.m.th. një sekret. "Atëherë unë do të fle në tokë, jashtë apartamentit tënd. Sonte nuk do të jesh e vetme". "Mirë jam, Colton." "Broçkulla. Ti nuk je mirë". Ajo i rrudhë supet. "Jo aq, por mirë jam". Kjo më bën të qeshem. "Më shiko"! Ajo bën "jo" me kokë, kafshon buzën dhe unë dua që ta fus atë buzë në gojën time, ta thith derisa t'i largohen shenjat e kafshimit. Dua ta shijoj gjuhën e saj. Dua që tërë lakuriqësinë e saj ta preki me duart e mia, tërë butësinë dhe vijat e trupit të saj. Por, unë nuk bëj asgjë nga kjo, vetëm e shikoj, e më pas e preki në mjekër me gishtin tregues, duke ia ngritur kokën, që shikimi i saj të bashkohet me shikimin tim. Ajo i mbyllë sytë dhe unë mund ta shoh lagien e tyre. Ajo sërish merr frymë thellë dhe fillon që t'i shtrëngojë gishtat e saj në dorë. Dëshiron që dhembjen ta largojë me dhembje.

Mundohem me butësinë më të madhe që kam që ta pengoj atë për ta bërë këtë. E tërheq atë afër meje, me duart tona midis trupave tonë, me gishtat e saj të ngulur në dorën time. Ajo dorëzohet dhe vetëm m'i kap duart e m'i mban. "Kjo nuk është e njëjta. Dhembja ime nuk largohet duke të të shkaktuar dhembje ty", thotë ajo, duke pëshpëritur në supin tim. "Nuk e pata atë qëllim. Vetëm desha që të të pengoja që të mos e lëndoje veten". "Kjo bën punë". "Jo, nuk bën. Vetëm e largon dhembjen përkohësisht. Sikur alkooli". "Por, unë kam nevojë"... "Ti duhet ta lejosh veten të ndiesh. Ta ndiesh veten, ta posedosh atë. Më pas, të shkosh përpara". "Ti e bën që të duket kaq e lehtë". Zemërimi i saj hetohet në çdo rrokje të kësaj fjalie. "Nuk është kaq e lehtë. Kjo është gjëja më e vështirë që mund ta bëj një person. Është gjëja më e vështirë. Për këtë shkak edhe marrim drogë, pimë alkool dhe grindemi. Për këtë shkak unë merrem me muzikë dhe me motorë". Ajo largohet nga unë."Ti merresh me motorë?" Unë qeshem. "Po. Muzika është hobi për mua. Pasion. Unë merrem me motorë të veturave, si dhe rregulloj vetura klasike. Me këtë zanat edhe mbes gjallë. "A punon për dikë?" "Jo, e kam punëtorinë time në Kuins." "Njëmend?", ajo duket e befasuar, gjë që mua edhe më ofendon paksa, por nuk them asgjë. "Njëmend"! (vijon)

(Kosova Sot Online)