Ngjarje e vërtetë:Si më futi miku në botën e prostitucionit (5)

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 15:54
Ngjarje e vërtetë:Si më futi miku në botën e prostitucionit (5)

- A e shikon Monikën? Ajo është vajza e Luna-s nga martesa e parë. Marselo është bashkëshorti i tretë. Vajza më pëlqen, por nuk kam fat. Sepse është e dashuruar në Martinin - më tha në vesh Valerio. - Seriozisht, kjo më tingëlloi çuditshëm, sepse Monika së paku ishte pesëmbëdhjetë vjet më e re sesa Martini. - Kështu është Martini. Por, ti me siguri se e njeh më mirë. Valerio uli krahët me këtë rast dhe ma ofroi edhe një pije tjetër. - Nuk do dëshiroja një pije, faleminderit! Tashmë kam pirë shumë, e refuzova pijen dhe shkova dajret enës me dredhëza.

Gjithë ushqimi ishte mbi tavolinë, ishte i mirë dhe vështirë t'i bëje ballë. Kam kapur një dredhëz të madhe dhe krejt rastësisht kam shikuar lart drejt një ballkonit. Aty shikova një vajzë të re. Bukuria e saj më pushtoi aq shumë saqë për disa momente e kam shikuar sikurse të isha i marrë. Flokët e verdhë të valëzuar dhe buzët e fryra po qëndronte aty dhe dukej shumë e hatashme. Ishte e veshur me diçka që nuk mund ta dalloja nëse ishte këmishë nate apo fustan shtëpiak.

Pelerina e verdhë ia kishte vizatuar gjoksin e saj, por ajo që më shumti më kishte pëlqyer dhe më kishte befasuar ishte shikimi i saj. Për dallim nga të gjithë të tjerët, që ishin të disponuar dhe po qeshnin gjatë gjithë kohës, vajza nga ballkoni po shikonte ndejën pranë pishinës me shumë seriozitet, pothuajse me një fytyrë të mërrolur. Pas disa momenteve u tërhoq duke dashur të kthehej në shtëpi, por atëherë shikimi i saj kishte ndaluar tek unë, ndoshta pikërisht edhe për faktin se isha i vetmi që e kisha vërejtur. Gjithë të tjerët po argëtoheshin, e disa tashmë ishin hedhur në pishinë. Për një moment mu duk se dëshiron të më thotë diçka, e më pas me shpejtësi u kthye dhe iku nga ballkoni. Kush ishte ajo vajza e bukur? A është edhe ajo vajza e Luna-s? Apo e Marselit. - Luan.

Eja në pishinë - më ftoi Valerio, i cili tashmë ishte zhveshur vetëm në të brendshme. - Nuk kam pajisje- ia bëra me kokë. - Nuk ka lidhje. Vajzave nuk do t'ju pengojë, ma ktheu duke buzëqeshur dhe përqafoi njërën prej biondinave që ishte ulur në qoshe të pishinës. - A është ashtu Dori? - iu ngjit vajzës që ishte pranë. Unë buzëqesha dhe iu afrova pishinës, megjithëse nuk e kisha në plan që të lahem. Më cingëroi telefoni. Në ekran përsëri u shfaq emri i Valentinës. Nuk u lajmërova përnjëherë, duke shpresuar se do të ndalojë së thirruri, sepse ishte ora rreth njëmbëdhjetë. Valentina do të mendojë se jam fjetur dhe do të heqë dorë nga thirrja, së paku kështu po mendoja, por cingërima po vazhdonte të binte. Pas pak unë iu lajmërova. - Nuk po fle ende - e dëgjova zërin e saj. 

Jo, jam me Martinin - ia ktheva, duke shpresuar se nuk do ta dëgjoj muzikën dhe zhurmën që po bëhej aty rrotull. - Jeni në ndonjë lokal? - Po, këtu po bëhet zhurmë. A mos ka ndodhur diçka - e pyeta, i bindur se është diçka serioze për faktin se më kishte marrë kaq vonë në telefon. - Asgjë e tmerrshme. Vetëm se me djalin jam në emergjencë. Ka lozur futboll dhe është rrëzuar. Për fat të mirë vetëm se ka ndrydhur kyçin e këmbës, asgjë nuk ka thyer - më tha. - Do të thotë se nuk është në allçi - desha të bindem. - Jo, ka marrë një injeksion dhe disa kompresa. Tashmë po rri shtrirë. - Mirë, nesër do të më tregosh gjithçka - dëshiroja ta përfundoj bisedën porsa u binda se djali është mirë. Në mënyrë spontane dhe përsëri kamxhikuar nga ballkoni, por aty më nuk ishte askush. - Luan, vetëm të ta them kur jemi duke biseduar. Në dhomën e gjumit është ngritur parketi, pranë dritares, ndoshta nga lagështia. Gjithçka është... (vijon)

(Kosova Sot Online)