Roman dashurie: Si u dashurova në ty (42)

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 15:45
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (42)

Ai më ushqen, më jep birrë të ftohtë. Unë isha një njeri i ri pas kësaj. Ai më sjell në bodrumin e garazhit ku janë disa njerëz aty përreth, duke bërë tifo dhe duke fyer. Po dëgjoj zhurmat e një lufte, ndeshje. Nell hap gojën dhe bërtet, dhe unë mund t'i them ku e gjithë kjo dërgon. "Poo. Unë fitova. Njeriun me të cilin kam luftuar ishte i madh, por i ngadalshëm. Ai ishte një lloj problemi kur ishim së bashku në shkollë, kështu që unë e dija fare mirë si të ndeshem. Ky djali ishte vetëm i madh dhe i fortë, por nuk kishte teknikë. Unë bëra tri ndeshje atë natë, të gjitha një pas një. Në ndeshjen e fundit kam marrë shumë goditje, por kam fituar. Unë kam fituar rreth 400 dollarë dhe kjo ishte e tëra si kam filluar. Më pas e kam takuar Split-in. Ai ishte në njërën prej ndeshjeve dhe më kishte ofruar një punë, një lloj pune.

Më tha se kishte nevojë për dikë me muskuj t'i qëndronte pranë, për t'i mbledhur borxhet e tij. Unë nuk kisha frikë dhe, kështu unë shkova me Split-in dhe unë…kështu, ja ku jam, por nuk kishte shumë ndeshje. Zakonisht njerëzit i kishin borxh për të mirat që ua kishte bërë, për drogë…Unë duhej ta zgjidhja problemin. Kështu e kam takuar Split-in, kështu kam përfunduar te "Five-One Bishop". "Një bandë"? "Po, Nell. Një bandë", i thashë. "Ata ishin familja ime, miqtë e mi. Ata më kanë ushqyer dhe më dhanë një shtrat për të fjetur. Ata më kanë dhënë për të pirë, më kanë dhënë cigare dhe ndonjë vajzë herë pas here. Më vjen keq, por kjo është e vërteta.

Nuk jam aspak krenar për këto që po t'i them, por ata djem, ata ishin të fortë dhe miq të mirë. Ishin të ndershëm, së paku shumica prej tyre. Ata kurrë nuk do të më tradhtonin, pa marrë parasysh se për çfarë do të bëhej fjalë. Ata më kanë kthyer në lojë. Edhe tani, kur kam punë, dhe jetoj në mënyrë të pastër, punoj për veten time, sikur t'i thërras në ndihmë,a ata do të vinin". "Sikurse Split-i, sot". "Ma thuaj të vërtetën, Colton. Ku e ka dërguar Dan-in"? Unë mbeta. "Të them të drejtën nuk e di. I kam thënë se nuk dua ta di. Unë i kam thënë se nuk dua edhe një trup në ndërgjegjen time, por po ashtu nuk kam dashur që kurrë më ai të mos jetë brengë e imja e as jotja. Kështu që, harroje". Një qetësi e gjatë, dhe e kam ditur se ajo po formulonte një pyetje. "A e ke"? "A e kam, çfarë"? "A ke trupa në ndërgjegjen tënde"? Nuk i përgjigjem. "A ka lidhje kjo"? "Po. Për mua ka"? "Po, kam" Po hezitoj për një moment të gjatë. "Ti nuk mund ta kuptosh atë jetë Nell. Thjeshtë nuk mundesh.

Është mbijetesë". "Mendoj se po". "Por"? "Unë s kuptoj pse ke ardhur vetë, pa të holla. Çfarë ndodhi me kolegjin? Përse prindërit nuk të kanë ndihmuar? A e dinë ata për ty se si mbijeton"? E uli kokën. "Kjo është një bisedë ndryshe". "Radha ime"? "Po" i them. "Radha jote". "E di tregimin Colton. Kyle vdiq". Ishim në lidhje për dy vjet de ishim të lumtur me një rast, në kasolle, se ishim vetë për fundjavë, si të rritur. Ne po flinim së bashku për dy vite së bashku. Po kënaqeshim, po notonim, uleshim pranë zjarrit, bënim seks,,,,nuk mundem .... (Vijon)

(Kosova Sot Online)