Roman dashurie: Si u dashurova në ty (44)

  • E.K /
  • 01 September 2021 - 15:44
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (44)

Ti nuk po e kupton, Colton. Ti nukthjeshtë nuk p e kupton". Lemza, tani fjalët po dilnin më ndryshe. "Ai më propozoi martesë, më ofroi martesë, në veturë. Unë dola përjashta, e zemëruar se nuk po e kuptonte pse e refuzova propozimin për martesë. Ai më erdhi nga prapa. Ai po qëndronte aty në rrugë duke debatuar me mua. Unë isha në verandë. Minutat ecnin ashtu, ai ishte në kopsht e unë në verandë. Ne nuk do të shkonim brenda, do të duhej, por nuk shkuam brenda. Shiu kishte ndaluar, por se era ishte më e fortë se kurrë më parë. Kam dëgjuar përplasjen e lisit. Ishte një tingull thuajse një karambolli". "Ti nuk e ke vrarë atë, Nell. Ti s'e ke vrarë. Duke i thënë Jo, kjo nuk do të thotë se-" "Mbylle të lutem. Vetëm se…mbylle. Unë thashë jo. Ai ka menduar se nuk e kam dashur, dhe kemi humbur kaq shumë kohë atje, në rrugën ku do të binte lisi. Sikur të kisha thënë po, të shkoja brenda me të, lisi nuk do ta prekte asnjërin.

Do ta shmangia unë dhe do ta shmangte ai. Ai do të ishte gjallë. Unë kam hezituar, dhe ai ka vdekur. Sikur të mos isha ngrirë unë, sikur ta kisha larguar vendit…një kërcim në të majtë apo në të dardhë. Do të mund ta kisha bërë. Por, jam ngrirë në vend, u shtangur. Dhe ai më ka shpëtuar…dhe ai-ai ka vdekur. Ai ka vdekur, dhe ky është faji im". "Jo nuk është". "Mbylle gojën"! Ajo bërtiti dhe mbështet në gjoksin tim. "Unë e kam vrarë. Ai ka vdekur dhe ky është faji im…faji im. Dua që ai të më kthehej". Kjo po zgjat, unë pëshpërita, dhe po e ndjej-përfundimishtpo ndjej lotët e ngrohtë të saj në gjoksin tim. Është qetë në fillim. Unë mendoj se ajo ndoshta po pret që të dënohet për dobësinë e saj. Natyrisht se nuk e bëj. I kam thënë. Unë nuk i kam thënë se është në rregull. "Zemërohu", i thashë. "Lëndohu. Thyeju në copëza.

Vajto". Ajo po e dredh qafën e saj në anën tjetër, një mohim, një refuzim i kotë. I pavlerë, sepse ajo tashmë po qante. Njëherë e kam parë një fëmijë derisa po qante pranë nënës së tij, por se nuk ishte fëmijë, por ishte mace e vogël. Mace kjo që i kishte vdekur e ëma, dhe po e vajtonte nga afër. Nuk e di pse i kishte vdekur e ëma. Zëri që ajo lëshonte po ma thyente zemrën. Ishte një zë thuajse më thoshte "çfarë të bëj tani? Si të jetoj? Si të vazhdoj"? Ky zëri nga Nell-i, ishte i njëjtë. Ajo po vazhdon të më prekte dorën, derisa po përplasej n gjoksin tim aq shumë thuajse po ma shkundte lëkurën, por, se kam problem këtë, sepse kjo do të thotë se nuk po e lëndon veten e saj. Nuk e di sa ka qëndruar ashtu, ajo qan, e qan dhe qan. Shpirti i saj po ndahej në dysh. Gjoksi im u mbulua me lot.

Krahu im ishte me të mavijosura. Unë po e mbaja atë. Isha i lodhur. Por asnjë nuk ka rëndësi nga këto. Do ta mbaj derisa të qëndrojë. Përfundimisht ajo shkon nga anash dhe po qan me butësi. Tani është koha për ta rehatuar. E di vetëm një mënyrë; I këndoj. Nell-i heshti, duke mi shikuar sytë e mi të gjelbër. Ajo e dëgjoi secilën fjalë, dëgjoi zërin e djaloshit të humbur. "A e ke shkruar vetë atë", më pyeti. "Për kë"? "Për mua"? "O Zot, Colton". Zëri i saj ishte kaq tërheqës. "Sa e pikëlluar". "Kështu isha ndjerë me një moment". Nuk e kisha askënd të më ngushëllojë dhe e kam shkruar këtë këngë.

(Kosova Sot Online)