Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete vjehrrin tim të ardhshëm (5)

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 13:04
Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete vjehrrin tim të ardhshëm (5)

Dyert i ndala me këmbë dhe hyra në banesë. - As unë nuk kisha ndonjë domethënie për ty e as ti për mua, por shkaku i pasionit tonë Krenari tashmë po vuan fort. E vetmja gjë që dua t'ia dëshmoj është se e dashuroj shumë dhe se kurrë nuk do ta lëndoj. Mund t'i ndihmosh edhe birit tënd, por edhe mua, mjafton që ta thërrasësh. - Dhe, çfarë t'i them djalit tim? Që t'ia shpjegoj se kam fjetur me renë time? A mendon se kjo ka ndonjë kuptim? Se Krenari dëshiron ta dëgjojë këtë? - Kjo nuk është hera e parë që e ke bërë këtë? Shkaku yt edhe nuk kishte ndonjë lidhje serioze.

Pikërisht për këtë arsye nuk kishte dashur të më njoftonte me ty, derisa jemi fejuar. E ty as unaza në gishtin tim nuk të kishte ndaluar - i thashë. - Nuk e pashë se qenke pastruar - m'u përgjigj me ironi. E lashë që të qetësohej paksa, e më pas vazhdoi: - Krenarit gjithmonë i ka penguar mënyra ime e jetës. Nuk ka lidhje se për të gjitha fajtore është e ëma e tij. Më ka shtyrë të martohem me të sepse kishte mbetur shtatzënë. Krejt të tjerat që i kam bërë janë për inat të saj. E djali im është aq i dashuruar në nënën tij, saqë kurrë nuk ka tentuar të më kuptojë. Nuk po mundem as vetes sime t'i ndihmoj, e lëre më ty. Përnjëherë ai mashkull pa ndërgjegje, u thye përballë meje. Madje më vinte edhe keq për të, por nuk kisha ndryshuar mendim për të. - Jam e sigurt se do të ndihesh më mirë nëse së paku e bën një të mirë në jetën tënde.

Pa marrë parasysh se sa i inatosur je me nënën e tij, e di se e do djalin tënd. Prandaj të lutem, thirre dhe rrëfeju atij. Ka kaluar mjaft kohë, ndoshta më pas do të pranojë edhe të bisedojë me mua, kur ta ketë kokën e ftohur. Një kohë heshti, e më pas pranoi. - Mirë, ndoshta do të ma falë edhe mua. Por vetëm ta dish, kurrë më nuk do t'i kthehem. Puna e mirë e gjithë kësaj aventure ishte se të gjithëve ju kishte pëlcitur filmi, dhe më në fund jam i lirë - më tha. Kur jam kthyer në shtëpi, padurimi po më ngufate, por e dija se duhet të prisja disa ditë. Gjithçka duhej të dukej si një takim i rastësishëm.

Unë e dija se nëpër cilën rrugë Krenari kthehet në shtëpi dhe papritmas jam shfaqur para tij. Kësaj radhe në sytë e tij nuk e vërejta atë errësirën e tij që kë kishte ndjekur plot dy vite. Po qëndroja dhe po e shikoja drejt e në sytë e tij. Pas kaq shumë viteve, preku krahët e mi dhe më ftoi të shkojmë për kafe. - Me kënaqësi, dhe atë një kafe të hidhur. E kam merituar pikërisht një të tillë - iu përgjigja. - Kemi shumë gjëra për t'i biseduar - më tha. Jemi ulur në një kafiteri aty afër dhe kemi porositur nga një kafe,e unë fillova të qaj. E ktheu kokën të mos i shikonte lotët e mi në sy, por e kam vërejtur se ishte pak i nervozuar sepse me gishtat e tij po kërciste nëpër tavolinë. - Çfarë kam bërë, të dyve neve?!

As vetë nuk di si ta shpjegoj. Nuk kam menduar fare, ishte më e fortë se sa unë, e kur e kam kuptuar e vërejta se kisha gabuar shumë, ishte vonë - po vajtoja unë me sinqeritet. Asnjëherë të vetme nuk më ka ndaluar, vetëm në fund të monologut tim të mbushur me lot me befasoi me një pyetje. - Sikur të mundje t'ia filloje nga fillimi, a do të ishe më e kujdesshme? - Natyrisht. Jo vetëm e kujdesshme. Do të respektoja ndjenjat e mashkullit, të cilit përmes ndjenjave të mija vetjake, ia kam thyer zemrën. Tash, më me dëshirë do t'ia thyeja vetes sime zemrën, se sa ty - i thashë e qetë.

- Nuk e di nëse mund ta ofroj më shumë se një pjesë të zemrës sime të thyer. Do të nevojitet shumë kohë që gjithçka të kthehet në të vjetrën - më dha shpresë se përsëri do të mund të ishim së bashku. Kur ai mu afrua dhe më përqafoi, e kam ditur se para nesh po qëndron një fillim i ri. Më në fund po mund ta prisja edhe faljen e tij. Në martesën tonë një muaj më pas, ai nuk ishte i pranishëm. Ishim vetëm ne, pa të atin, pa vjehrrin tim. FUND

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË ME TITULL:

"SI MË TRADHTOI DITËN E MARTESËS"

(Kosova Sot Online)