Roman dashurie: Si u dashurova në ty (61)

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 13:16
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (61)

Por, ai kishte ikur dhe kjo kundërmonte. Thjesht... kishte ikur. Kisha pirë një cigare me të, një orë para se të vdiste, e di? Më pas Split dhe Mo trokitnin në derën time, duke e mbajtur Shady-n. Ai kishte vdekur, sytë i kishte të pajetë. Më pas, përgjatë viteve, kështu vdiqën edhe disa shokë të tjerë, por asnjërin nuk e kisha aq të afërt sa Shady dhe T". Ai pushon së foluri dhe unë shoh se ai zhytet në kujtime. I gërshetoj gishtat e mi me të tij. "Ti the se ishte edhe një vajzë?

Një vajzë të cilën ti e doje"? "Ajo ishte dita më e keqe në jetën time. Arsyeja pse vendosa që ta lija bandën dhe të bëja jetë të ndershme, ta blija dyqanin dhe të mundohesha që të largohesha nga ajo jetë. Emri i saj ishte India. Ishte tepër e bukur. Nëna e saj ishte zezake, babai korean. Kishte sytë në formë të bajameve, flokë të zeza, të gjata e të drejta, që i arrinin deri te beli, kishte një trup të mrekullueshëm. Ishte një vajzë me të vërtetë e këndshme.

Tepër e këndshme që të jetonte në geto, ta bënte një jetë që ishte duke e bërë. Ajo ishte shoqe e të dashurës së Splitit dhe menjëherë më kishte rënë në sy. Më kishte pëlqyer sapo e kisha parë. Në një ndejë ngelëm vetëm ne të dy pa u dehur. Filluam bisedën dhe e vazhduam atë deri në mëngjes". Pasoi një pauzë e gjatë. Tepër e gjatë. Por, vendosa që të mos thosha gjë, ta prisja atë. "Ishim në lidhje për rreth një vit. Ndoshta nuk mund të quhet lidhje, sepse nuk është se dilnim së bashku. Thjesht, tërë kohën rrinim bashkë. Dreq! Nuk mund të flas për këtë temë". Zëri i dridhet, ai merr frymë thellë, e nxjerr atë jashtë dhe vazhdon. "Patëm disa mosmarrëveshje me një bandë rivale, disa grindje.

Gjëra rutinë, por që më pas u përkeqësuan. Disi u ndava nga Spliti dhe të tjerët, pasi që pas mu vunë më shumë njerëz, sesa që mund t'i numëroja. Nuk e kisha ndërmend, por duke ikur, i çova ata te India. Ajo ishte duke ndenjur me disa shoqe të saj dhe me të dashurit e tyre. Ajo më pa se isha duke ardhur dhe pa se isha në telashe, prandaj i thirri djemtë për të më ndihmuar. Ia dolëm disi t'i zmbrapsnim ata që më ndiqnin. Unë u plagosa, por jo seriozisht. Njëri prej tyre, i fundit, duke ikur, shtini edhe një herë me revole. Plumbi shkoi e goditi Indian në mes të syve.

Një aksident i tmerrshëm. Pash se edhe djalit që shtiu i erdhi tepër keq, meqë të gjithë e njihnin Indian. Pa marrë parasysh me kë ishte në lidhje, sapo e njihje Indian, duhej ta doje atë, ta respektoje. Aq e ëmbël dhe e këndshme ishte ajo. vrasësin e zunë të nesërmen, por kjo më nuk kishte rëndësi. Ajo nuk ishte më. Tërë ajo bukuri, ajo ëmbëlsi dhe ajo dashuri për të gjithë, të gjitha kishin ikur". Ndjeva sesi mu lagën flokët, hetova zërin e tij vajtues. E përqafoj dhe tani kuptoj domethënien e fjalëve të tij, kur më thotë të shfryhem. Colton është një djalë i fortë dhe stoik, por kujtimet e mundën atë. Edhe atë kujtime të vjetra disa vite. (vijon)

(Kosova Sot Online)