Roman dashurie: Si u dashurova në ty (62)

  • E.K /
  • 19 shtator 2021 - 17:08
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (62)

"Ajo ishte vajza e parë, që e kam dashur ndonjëherë. E kam fjalën, unë kam pasur shumë të dashura para saj, e dini? Unë madje para disa viteve kam menduar se me disa prej tyre kisha rënë në dashuri. Por, kjo nuk ishte dashuri, pothuajse ishte dashuri. Por, kur ndien diçka të tillë për një person, se je në gjendje të bësh gjithçka, pa marrë parasysh pasojat, atëherë je në lëkurën e tij, në shpitin tënd, kjo tingëllon thuajse secila frymë që e merr, secilën molekulë i keni të lidhura së bashku. Kjo është dashuri. Unë e kam dashur atë kështu". Zëri i Colton-it ishte ...i ngjizur. "Dhe ajo ka shkuar. Për këtë e kam këtë në gjoksin tim, shenjat. Nuk mund të kuptoheshim.

Nuk kam mundur ta pranoj faktin për një kohë të gjatë se ajo kishte vdekur. Kishte dhimbje të forta, aq thellë, saqë m'u desh të ndaloj disi, më duhej të ndieja diçka, pa marrë parasysh agonisë emocionale. Ishte Split-i si që më kishte shpëtuar. Ai më ndihmoi dhe gjithçka lashë që të shkonte". Ai buzëqesh. "Nuk e lë në të vërtetë. Nuk mund të ndalosh. Nuk ndalon të ndiesh dhimbje, nuk ndalon së dashuruari. Nuk ndalon së dashuruari, vetëm se vazhdon të jetosh dhe, eventualisht prapaskenat të dërgojnë në gjërat që të kanë ndodhur në të kaluarën. Dhe më pas, një ditë, e di se je mirë. Edhe më tutje dhemb, ende të mungon ai person. Dhe po, fillon të harrosh detajet. Mënyra se çfarë arome kishte ajo, mënyra se çfarë arome kishte goja e saj, si ishte lëkura e saj, është pothuajse si një jetë ndryshe, tingulli i zërit të saj.

Është pothuajse sikurse një jetë ndryshe, një person tjetër që e ka dashur atë, që ishte me të. Por, ditë pas dite, e di se je mirë, një lloj mirësie". "Dhe më pas mëson ta dashurosh dikë tjetër", unë të pyes sepse e di. Ai ulet sipër dhe tani jemi duke u ballafaquar me njëri-tjetrin, me këmbëkryq. "Unë nuk e di për këtë". Sytë e tij kanë vullnet, duke më lejuar mua brenda tyre. "Po punoj në këtë, dhe do të tregoj kur ta kuptoj". "Si ballafaqohesh me fantazmën e saj Colton"? I pëshpërita pyetjen në një qetësi të gjatë. Ai rrudh krahët. "Nuk e di. Nuk ballafaqohesh. E kupton se është një pjesë e trupit tënd që nuk dorëzohet, sepse i takon një personi të vdekur. Nuk e di". "A mund ta bëjmë këtë? Ti dhe unë? Ti me shpirtin dhe fantazmën nga India, unë me timin, Kyle-n"? Ai më merr dorën dhe ma lëmon me gishtin e tij.

"Krejt çfarë mund të bëjmë është të provojmë, ta bëjmë më të mirën. Ditë pas dite, me shpirtin dhe frymën tonë". "Nuk e di si ta bëj këtë. Kam frikë". Nuk jam në gjendje ta shikoj, nuk jam në gjendje t'i takoj sytë e tij. Ai më prek nofullën me duar, duke lëmuar fytyrën time. Vetëm se kësaj radhe buzët e tij prekën të miat. "Nëse dëshirojmë të jetojmë, që të mos jemi gjysmënjerëz gjysmëfantazmë, mos ngec duke jetuar me kujtimet e së kaluarës, duhet të provojmë". Ai më puth përsëri. "Ne e kuptojmë njëri-tjetrin, Nelly. Që të dy kemi humbur dikë që dashuruam. Mund ta bëjmë së bashku këtë". Ai vetëm buzëqesh dhe më mban afër. (Vijon)  

(Kosova Sot Online)