Ngjarje e vërtetë: Sekreti që nëna ime e mori në varr (7)

  • G.G /
  • 24 shtator 2021 - 09:26
Ngjarje e vërtetë: Sekreti që nëna ime e mori në varr (7)

Edhe unë ndihesha vetëm dhe në vetmi. Isha profesor, po vija nga një qytet krejt tjetër dhe gjatë asaj kohe po zëvendësoja një kolege timen, e cila ishte në pushim të lindjes. Në qytetin e ri nuk po e njihja askënd - vazhdoi Burimi. - Po jepja lëndën e gjuhës frënge në të njëjtën shkollë ku nëna ime ishte sekretare. Frëngjisht? Ja, kjo po e shpjegonte librezën apo fletoren me poezi frënge. Me siguri për ta kishte prezantuar ndonjë lloj të kodit të tyre të fshehtë, ajo gjuha e tyre e veçantë e të dashuruarve. Është dashur ta djeg atë libër!

- Një të diele pasdite, krejt rastësisht jemi takuar në kinema. Drandja ishte vetëm, e edhe unë po ashtu. Në secilin mendim. Pas filmit kemi pirë nga një pije dhe nga ai moment kemi bashkuar shpirtrat tanë të vetmuar. Nuk po bëhej fjalë aty për ndonjë poezi, ishte krejt i vetëdijshëm, që bëhej fjalë prapa shpinës të babait tim. - Dhe, përse jeni ndarë - e pyeta. A thua si ka mundur nëna që pas gjithë kësaj të rri me babin, e edhe të mbetet shtatzënë me fëmijën e dytë, thuajse nuk ka ndodhur asgjë? - Pasi që ke ardhur ti - u përgjigj Burimi. Më kapi një dyshim i tmerrshëm.

- A po dëshiron që të thuash se ti, se unë - po murmurisja. Nuk po mjaftonte fakti se nëna ime nuk kishte qenë besnike ndaj bashkëshortit të saj, babait tim, por se tashmë a thua ndoshta unë edhe nuk isha e bija e babait tim, që për gjithë këto vite kisha menduar se isha? - Jo, Blerina, unë nuk i ati yt - shpejtoi të më bindte për një gjë të tillë Burimi. - Mjafton vetëm të shikoj që ët bindem se je e bija e Eugjenit, ia ke këputur kokën. Por, kur Drandja kishte mbetur shtatzënë, ishte e pamundur ta di se me kë kishte mbetur shtatzënë. - Si është e mundur kjo, gjatë asaj kohe babai im kishte qenë larg.

Oh, natyrisht - shumë shpejt po i lidhja nyjat - unë kam lindur atëherë kur ai kishte ardhur gjatë pushimeve të Vitit të Ri. Ai e vërtetoi këtë. - Para tridhjetë e më shumë viteve nuk ishte e mundur të kryhej testi për atësinë, nevojitej që së pari të lindë fëmija. Por unë e dija se nuk do të mund ta pranoja fëmijën nëse vërtetohet se babai është Eugjeni. Kurrë nuk do të isha në gjendje ta pranoj fëmijën e dikujt tjetër. Për fat të mirë, Limani po, ishte ky përfundimi im i parë. Ai ishte i gatshëm ta pranojë fëmijën, të cilin nuk do t'ia lindja unë. - Por ishe i gatshëm ta pranosh Leonorën - e vërejta.

- Me motrën tënde ishte ndryshe, ajo tashmë ishte aty. Ti, gjithmonë do ma përkujtoje se, gruan që e kam dashuruar e kam ndarë me një mashkull tjetër. - Dhe kështu, pas lindjes sime e ke braktisur nënën time. - Jo, ajo më ka braktisur mua dhe as nuk ka pritur që të lindësh ti. Unë nuk ia kam pranuar dyshimet. Më tha se, nëse nuk isha në gjendje të përkujdesem për fëmijët e saj sikur të ishin të mirë, atëherë unë nuk isha mashkulli i duhur për të. Se duhet të jem i gatshëm të pranoj ty sikurse që e kam pranuar Leonorën, sepse fëmijët janë të gjithë të njëjtë dhe ju nevojitet sasia e njëjtë e dashurisë. Buzëqesha disi me instinkt. Po, kjo ishte nëna ime, ashtu siç e njihja. - Kush dashuron nuk pendohet, më tha edhe këtë, e kush vendos kushte në dashuri nuk e meriton të dashurohet. Dhe kështu, ajo zgjodhi babin tënd.

- Më parë do të thosha se e kishte zgjedhur rrugën jo të mirë. . - Jo, Drandja ishte një grua e ortë dhe e pavarur. Sikur të donte, ka mundur ta braktiste Eugeni dhe të gjendej vetëm. Sikur të mos besonte në martesën e tyre do të shkurorëzohej, diçka që kishte menduar para se të më njihte mua. Ka zgjedhur të jetojë me Eugjenin, sepse e ka dashuruar dhe e ka merituar të dashurohet. A e di se ia ka pranuar tradhtinë.? (vijon)

(Kosova Sot Online)