Roman dashurie: Si u dashurova në ty (82)

  • E.K /
  • 12 October 2021 - 15:46
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (82)

E var kokën, duke u munduar që të qetësohem. "E dua, Jim. Të bëj be në shpirtin tim se nuk e kam ditur. Sikur ta dija, nuk do ta lija të shkonte askund vetëm. Ajo... iku. Ishte e frikësuar". "Si mund ta vije në atë pozitë, kur e dije se çka kishte përjetuar ajo?" Edhe ai është i frikësuar. I frikësuar dhe i zemëruar. Unë e kuptoj dhimbjen e tij. "Ishim duke e tejkaluar atë situatë së bashku. Gjërat midis nesh thjesht ndodhën dhe nuk e kam ndërmend të të shpjegoj asgjë, as tani, e as më vonë. Ajo është person i rritur dhe vendosi për veten e vet. Jemi të mirë për njëri-tjetrin". I shikoj sytë e tij dhe, kur shoh se sytë e tij nuk ngjajnë edhe aq me sytë e saj, disi më vjen keq. "Do të përkujdesem për të, tani dhe gjithmonë".

Ai nuk përgjigjet, vetëm rri ulur dhe më shikon, duke më shpuar me shikim. E shoh tim at te ai, por edhe një biznesmen të tkurrur, një njeri i cili dikur i gjykonte të tjerët shpejt dhe me saktësi. "Ajo mund të jetë e rritur, por ende vazhdon që të jetë bija ime. Vajza ime e vogël". Zëri i tij bëhet më i thellë, më i ulët, por edhe disi kërcënues. "Më mirë e ke që të përkujdesesh për të. Mjafton kjo që ka përjetuar deri më tani. Kupton? Pasha Zotin... më mirë e ke që të përkujdesesh për të. Përndryshe, të bëj be në Perëndi se do të të vras". Me të vërtetë nuk duhej ta bënte këtë kërcënim, por unë e kuptoj. Vazhdoj që të mos ia shkoqi sytë. Le ta shohë edhe ai një pjesë timen të keqe. Të batakçiut, i cili ishte mësuar që kurrë të mos lëshonte pe, kurrë, para askujt. Pas një kohe të gjatë, ai pohon me kokë.

Dal jashtë dhe hyj në spital. E pyes infermieren se në cilën dhomë gjendej Nell. - "Dhoma 141. Njësiti i Kujdesit intensiv. Çizmet më bëjnë zhurmë në pllakat e qeramikës. Aroma e antiseptikëve mi ngacmon hundët. Gati sa nuk ndeshem me një infermiere, e cila në vend se të shikonte përpara duke ecur, kishte marrë në duar një laptop dhe, duke ecur, hulumtonte diçka. Unë i shikoj numrat e dhomave. Përfundimisht arrij deri te dhoma e saj. Një monitor bën "bip-bip" vazhdimisht. Perdja është e mbyllur. E kapi atë me dorë dhe trupi më dridhet. Aty afër gjendej një paciente më e vjetër, e thatë si shtagë, me flokët bionde, të cilat i kishte ngrehur tepër dhe i kishte lidhur bisht. "Është duke fjetur. Ia kanë bërë disa analiza, e më vonë do t'ia bëjnë edhe disa të tjera".

"A ka ende gjakderdhje?" "Nuk është se ka hemorragji, por ende i rrjedh ngapak gjaku". Ajo më shikon dhe më pas më drejtohet: "Ti je i ati"? Kjo pyetje më nervozoi pa masë. "Jo, jo. Jam i dashuri", them me një zë pëshpëritës. Ajo e kupton gabimin që e kishte bërë. "Më falni. Gabova". Ajo më del prapa dhe më thotë, sikur të pyetej diçka aty, e të mos ishte vetëm se një paciente tjetër. "Mund të hysh tek ajo, por mos ia prish gjumin." Është tepër e zbehtë, e brishtë. Gypat i ka në hundë, gjilpërat në dorë. Unë ulem. Nuk flas me të, meqë nuk di çka t'i them. Më pas ata vijnë dhe e marrin Nellin me gjithë shtrat, derisa ajo ishte në gjumë. Apo, thënë më mirë, e alivanosur. I pyes a do të shërohet.

Nuk më thonë gjë, gjë që d.m.th. se nuk e dinë as vetë ata. Shkoj në koshëzën e vogël të spitalit, jo për t'u lutur, por për të qëndruar në qetësi, për të qenë larg nga era e spitalit, zëri i ekraneve dhe i doktorëve. Larg fytyrave sikur ajo e imja, të trishtuara, serioze, të pikëlluara dhe të frikësuara. Xhami i kishës kishte ngjyrë të hirtë, më pas të kuqe, të kaltër dhe të verdhë, duke e formuar një figurë, por në ato momente nuk më interesonte se çfarë ishte ajo figurë. Kryqi është i madh, i drunjtë, i bërë me makineri. Babai im më gjen në kishë dhe, në duar, ai mban kitarën time të parë. Kitarën me bateri, pa emër të markës, nga druri i errët dhe nga telat e çelikut, të cilën e kisha lënë në shtëpi me të gjitha gjërat e tjera. Nuk e di pse ma kishte sjellë atë kitarë, por gjithsesi më erdhi mirë. (vijon)

(Kosova Sot Online)