Roman dashurie: Si u dashurova në ty (83)

  • E.K /
  • 13 October 2021 - 15:50
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (83)

Jemi vetë në kishë. Ai nuk më shikon mua kur ai flet. "Të kam borxh gjithë jetën Colt. Ti je njeri i mirë". "Ti nuk më njeh mua baba. Kurrë nuk më ke njohur madje. Ti nuk di për pisllëqet që i kam bërë". "E di. Por, tani je këtu, dhe duket qartë se e dashuron. Ke vepruar sipas mënyrës tënde, pa kërkuar ndihmën tonë. Ne është dashur të jemi atje për ty. Kështu që…më vjen shumë keq". E di se sa shumë i është nevojitur ta thotë atë, por nuk është as për së afërmi aq sa duhet. Megjithëse, është një fillim. "Të faleminderit baba. Do të dëshiroja që këto fjalë t'i thuash kohë më parë, por faleminderit". "E di se kjo nuk e kompenson mënyrën se si të kemi rritur dhe të kemi trajtuar, për të lënë vetëm, që të vazhdosh vetëm, ashtu siç ke bërë. Ishe tepër i ri, por unë, vetëm isha. "Përqendruar në karrierën tënde dhe në fëmijën e artë".

I shtrëngoj flokët me dorën time. "E kuptova. Nuk dua të flas më për këto marrëzira. Ka marrë fund dhe të vjetrat kanë kaluar. Unë këtu jam për Nell-in, e jo t'i thyej gardhet e ndërtuara dekada më herët". E hapi kutinë dhe e marr kitarën. Kur e hap një kuti të vogël me tela të kitarës, unë dëshiroja që vetes t'ia largoj mërzinë. Babai më shikonte i humbur në mendime, dhe në pikëllim. Ai largohet pa asnjë fjalë të vetme. Më pas filloj të luaj në kitarë. Muzika vjen ashtu pa menduar, ka rrjedhën e vet, sikurse të ishte një lum. Jam strukur sipër kitarës sime, në mesin e kishës së vogël, ndërsa që mbathur kisha një palë çizme. Po këndoj nën frymën time dhe kam humbur në bazën e teksteve të shkruara, derisa fjalët dhe melodia po shkriheshin në mua. "Zr. Calloway"?, një zë femre vjen nga dera e kishës.

E kthej kokën ngadalë për ta parë se kush ishte. "Zonjusha Hawthorne është zgjuar. Ajo po pyet dhe po të kërkon ty". Ngutem, paketoj kitarën time derisa e përcjell infermieren në dhomë. Ajo po e kafshon buzën, unë futem brenda, duke parë shenjat te dora e saj. Marr një karrige plastike dhe ulem afër shtratit. Ia marr dorën, ia puth atë. Po provoj që të mos qaj dhe vajtoj si një dreq vajze e vogël. Ajo më shikon drejt e në sy, ishte e skuqur, kaq e bukur dhe kaq e thyer. "Colt-Colton. Unë ...-" Ia preku buzët. "Sshsh. Të dua. Gjithmonë". Ajo edhe më tutje më shikon. "As ti nuk je mirë, apo jo"? E lëviza kokën. "Jo, jo edhe aq mirë". Po i shoh pyetjet në sytë e saj, kështu ia tregoj gjërat. "Të kam folur për India-n, si ka vdekur ajo". "Po"? Ajo heziton, sikurse hamendëson se ku po del e gjithë kjo. "Unë isha në spital, sepse disa nga djemtë e mi, miqtë, ishin lënduar në një tollovi dhe m'u desh të shikoja si ishin. Të sigurohesha se gjithçka ishte në rregull.

Disi një nga infermieret më njohu, e dite se isha me India-n. Mendoj se banonte në të njëjtën ndërtesë sikurse edhe India, apo diçka kështu". Duhej të marr frymë thellë ta ruaja zërin, madje edhe paq kaq shumë viteve. "Ajo më tha…Zot-ta hajë dreqi. Ajo-ajo më tha se India ishte shtatzënë kur ajo kishte vdekur. As që e kam ditur. Nuk e di nëse India e kishte ditur. Ishte rreth gjashtë javë shtatzënë, apo diçka kështu. Por…po, ishte shtatzënë. Unë kurrë nuk e pata rastin…ajo kurrë nuk e pati rastin të më tregonte. "Oh Zoti im, Colton. Më vjen kaq keq. Më vjen-oh Zoti im Colton". (Vijon)

(Kosova Sot Online)