Roman dashurie: Si u dashurova në ty (84)

  • E.K /
  • 16 tetor 2021 - 15:48
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (84)

Gjuha e saj depërton në gojën time, dhe unë po e kuptoj se ku po del ajo me këtë. Duart e saj po ma lëmojnë pjesën e prapme të kokës, ndërsa që me forcë më kishte tërhequr nga vetja. Gishtërinjtë e mi po depërtonin në barkun e saj, ku e gjeta ndarjen midis pantallonave dhe bluzës së saj, derisa po e ndieja ngrohtësinë e lëkurës së saj prej mëndafshit. E ngre lart këmishën e saj, dhe ajo më shtyn nga vetja, në mënyrë që të kem hapësirë t'ia zhvesh të tërën. Zbritëm poshtë në port atë natë, pasi që ajo kishte bërë një dush, kështu që nuk kishte sytjena. Më pëlqente kjo. Me butësi i vendos shuplakat e duarve në belin e saj, më sipër te brinjët e saj, ndërsa që po ndiej peshën e gjoksit të saj. Ajo ofshanë në gojën time dhe e di se kishte nevojë për këtë.

Ashtu bëj dhe unë. E puth fort, ia eksploroj gojën, mësoj linjat e ijëve të saj dhe ndiej aromën e gjoksit të saj, e sa më pëlqejnë edhe flokët e saj kaçurrele. Ajo më puth fort, më lejon ta prek. Ajo bën të njëjtën gjë për mua. Përfundimisht, ajo përkulet dhe së bashku rrëshqasim në shpinën time, ndërsa që ajo shtrihet sipër meje, sikur të isha një jastëk për të, ndërsa që unë ndiej presionin e lëkurës së saj. Ajo lejon që me gjithë peshën e saj të shtrihet sipër meje, fytyrën time e kap ajo me duar dhe më puth me kaq pasion dhe o Zot, goja e saj është parajsa ime. Nuk e kam kuptuar se sa mirë jam ndier, derisa duart e tij më kapën ijët, derisa duart e tij depërtuan deri te fundshpina ime. Deri më tani, duke e puthur atë ishte kaq…ëmbël dhe e përsosur dhe të gjitha gjërat. Por, më pas edhe gishtërinjtë e tij depërtuan si të ishin të uritur brenda meje. Kam nevojë për të. Po mendoj, po, emocionalisht, mendërisht, kam nevojë edhe unë për të. Ai është shkëmbi im. Ai është aty, gjithmonë, saktësisht si kam nevojë unë për të. Më duhet që duart e tij t'i kam përreth meje, duart e tij në mua, gishtërinjtë e tij duke sjellë valën e nxehtësisë, derisa goja e tij i jep ndjenjë të flaktë lëkurës sime. Kjo është një çmenduri në mua.

Ne po putheshim, duke u prekur, papritmas po ia lëshoj sytë dhe, shikoj sytë e tij prej safiri, derisa po më shikonte, dhe, në sytë e tij po vëreja thuajse unë isha gjëja më e bukur që ai kishte parë apo përjetuar ndonjëherë. Unë depërtoj te xhinset e tij, dhe te këmisha, ndërsa që e preku. Ai edhe më tutje më puthte, me njërën dorë po më mbante poshtë, ndërsa me tjetrën ma ngriti nofullën lart. "Relaksohu Nell. Më ngadalë". "Nuk mundem, nuk po mundem". Zëri im nuk është imi. "Kam nevojë për ty tani". Sytë e tij janë të qetë por të uritur. "Kam nevojë edhe unë për ty, por, ngadalë. Këtu jam, unë jam këtu për ty". Ai më shtriu përtokë dhe më bën ta ndiej mishin e tij dhe muskujt e tij në ijët e mia. "Nuk mjafton. Të dua brenda meje, Colton. Të lutem". E di se nuk jam mirë, por Colton më bën të ndihem mirë, jo se më rregullon, por se ai është ai. Ai nuk ndryshon. Kjo më bën mirë, sepse më dashuron, madje edhe kur largohem. (Vijon)

(Kosova Sot Online)