Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (2)

  • E.K /
  • 20 October 2021 - 15:52
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (2)

Sytë e tij u zgjeruan dhe e ktheu kokën nga prapa dhe tha. "Jo. Jo në spital" tha ai. "Pse?" Ai nuk foli por vetëm u struk. "Policia mund të na janë vërsulur nga pas…" E ngrita njërën vetull. "A po të ndjekin ty policia Jace"? Ai u struk përsëri. E mallkova. Pra, ai jo vetëm se po ikte nga njerëzit nëpër rrugë, por se ai po ikte edhe nga ata që kujdeseshin për njerëzit tjerë në rrugë. Sa do të dëshiroja që kjo të më befasonte. "A më thua se çfarë ke bërë", e pyeta ashtu me inat. "Nuk ka lidhje". I dhashë atij një shikim të ftohtë dhe psherëtiu. "Nuk ishte faji im Danny. Betohem në Zot se nuk ishte faji im. Shiko. Para disa javësh, Red kishte dashur që unë ta largoj një veturë. Nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë". "Ke bartur drogë"? "Unë nuk e di, nuk e kam ditur. Betohem në Zot se nuk e kam ditur". Për çfarë dreqin e kishte ai fjalën? A kishte menduar ai se po barte ëmbëlsira? Ai vazhdoi.

"Sido që të jetë, policia kapën veturën kur kam ndaluar për benzinë. Në atë moment, jam larguar nga pompa e benzinës, ndërsa që vetura ishte rrethuar. Një polic më pa derisa po largohesha nga vetura dhe më ka bërtitur që të ndaloj, por nuk ndalova. Unë ika. U duk se të ikja drejt shkollës së lart m'u shpagua", belbëzoi ai. "Oh, kjo qenka qesharake? A po mendon s kjo është shumë qesharake"? e pyeta unë derisa gjaku po më vlonte. "Për faktin se e kam një dreq topi këtu Jace"! ai e uli kokën, unë i bërtita. "A po flas me ty"? "Më dërgo te nëna dhe babai im", më tha ai. "Po bën shaka, po tallesh apo jo? Nëna nuk të ka parë që pothuajse një vit, ndërsa që vendi i parë që dëshiron të shkosh është atje? I rrahur dhe i gjakosur? A po provon ta vrasësh atë? Dhe e di se shëndeti i babait nuk është i mirë…". "Të lutem Danny", po më përgjërohej. "Nëna zakonisht ecjet e mëngjesit i bën në këtë vend, në këtë orar…", e paralajmërova. Ai teshtiu dhe gishtërinjtë e tij i vendosi te hunda. "Unë vetëm do të pres në barkë, sa të kthjellem dhe pastrohem". Ai nuk foli më por vetëm ktheu kokën nga dritarja e pasagjerit. "Unë do të pastrohem" ai po pëshpërite përsëri. 

Sikurse nuk e kisha dëgjuar këtë më përpara. Na u deshën rreth njëzet minuta të shkojmë te shtëpia e prindërve tanë. Ata po jetonin në liqen, disa kilometra larg Edgevudit, Uiskonsin. Babi ia kishte premtuar nënës një shtëpi pranë liqenit, dhe vetëm para disa viteve ia kishte plotësuar dëshirën asaj për këtë vend. Ishte një shtëpi e vjetër, por ishte e bukur. E kam parkuar veturën nga prapa. Barka e babait ishte aty, duke pritur që të kalonte dimri. Jace më falënderoi shumë për faktin që e kisha sjellë aty. Ne po niseshim brenda, derisa agu i mëngjesit po ndriçonte. Jam bartur te barka dhe jam ngjitur brenda, duke marrë disa peshqirë nga aty. Kur erdha sipër, e pashë fytyrën e Jace derisa po qëndronte ulur, duke shikuar plagën e tij. "Nuk qenka shumë e thellë" tha ai, duke i bërë presion me shuplakën e dorës së tij. Nxora një thikë xhepi, kam shqyer një nga dy peshqirët dhe ia kam mbështetur te plaga. Jace ia kishte rritur sytë tehut të thikës dhe mbylli sytë. "A ta ka dhënë babai këtë thikë"? E kam shikuar tehun e metalit dhe e mbylli, dhe e futi në xhep. "Ia kam huazuar". "Babai nuk më lë t'ia prek gjërat". Sytë e mi shikuan të prerën e tij. "po habitem pse". Unë e pashë nënë aty ashtë, derisa një i huaj ia kishte drejtuar revolen. "Si na kanë gjetur", po fliste Jace me veten e tij. Po e shkoja të vëllanë tim të hutuar. "A e njeh atë", e pyeta i gërditur. Dhe i zemëruar. Dhe i frikësuar. Më shumë i frikësuar. I huaji erdhi të shikonte Jace dhe mua. Ai buzëqeshi me vetëkënaqësi para se të shtinte me armë. Dhe ai ra derisa ra edhe nëna. (vijon)

(Kosova Sot Online)