Ngjarje e vërtetë: Dashuria me ciganin e bukur (6)

  • E.K /
  • 22 October 2021 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: Dashuria me ciganin e bukur (6)

Për fat, nëna ime nuk e kishte parë se kush më solli. Sikur ta kishte, do të më bërtiste si kurrë më parë. U përshëndeta me të. Kur jam futur në shtëpi, u ula. Kam ndier se i gjithë trupi po më dridhej. Ai mashkull mbi mua kishte një fuqi të pabesueshme. Që nga takimi i parë. Nuk po mund t'i rezistoja. Ajo tërheqje nuk më kishte kapur vetëm mua. Edhe ai gjendej në të njëjtën situatë. Magneti midis nesh ishte pothuajse i paprekshëm, e edhe ai e kishte të vështirë të më rezistonte. Zjarri nga sytë e tij po digjej derisa po qëndronte para meje. Ishte një mashkull i zjarrtë, ndoshta shembulli më mirë nga raca e tij, e ajo ndjesia e femrës që kishte ndezur tek unë më kishte dërguar në ferrin e pasionit. Ishte e vështirë t'i përballoja.. . Kam numëruar minutat deri te mëngjesi i radhës.

Kam lexuar për dashurinë fatale që kanë ndodhur që në shikim të parë. Por, tek ato nuk besoja. Në atë moment isha e gatshme që përgjithmonë ta ndërroja mendimin. E kam humbur kokën, e kjo kurrë nuk më kishte ndodhur. Gjithmonë veten tim e kam konsideruar si person që qëndronte fortë mbi tokë, por kjo ishte e pamundur. Thuajse krahët më kishin dalë. Unë po notoja ngadalë në imagjinatën e krijuar, e të bukur. Po digjesha në flakën që po ndizej tek unë, e, unë e kisha atë vetëm një herë. Kisha ndjenjën se këto ndjenja ishin zgjuar në kohën dhe momentin aspak të duhur, ndaj një mashkullit që nuk duhej. Sfida ishte e madhe. Nuk kisha fare dilemë nëse duhej ta pranoj apo jo.

E kam ditur, e kam ditur se do të digjem në një flakë si kjo dhe isha e gatshme të rrezikoja. E kam ditur pse më kishte propozuar që të njihem me mënyrën e tij të jetës, apo me të tijin. Ishte i vetëdijshëm se nuk do të dilja në qytet kaq lehtë me të, kështu që e kishte bërë hapin e parë me të cilin më kishte mahnitur. Gjithë mbrëmjen kam menduar për të. Isha e mahnitur, e habitur, sikurse dhe mendja ime. Në një moment kam marrë një vendim, e rezultati nuk ishte aspak i njohur. Do të dalë me të, e të del ku të del. Kisha një ndjenjë se midis nesh nuk kishte dallime, as ato fetare, si dhe të gjitha ato që na ndanin. Ishte e vërtetë se në dashuri kufijtë nuk ekzistojnë. Mezi po pritja të kthehem nga puna dhe të takohem me të. Sa ofrohej momenti, unë bëhesha gjithmonë e më nervoze. Më thirri dhe i thashë ku të më prite. Zbrita, nënës i thash se po dal për shëtitje.

As që ka reaguar në fjalët e mija. Ishte mësuar me daljet e mia në natyrë, e sikur ta dinte arsyen kësaj radhe, do të shkatërrohej prej tmerrit. Jam takuar pranë malit të shtëpisë sime. Si ta përshkruaj momentin kur jemi takuar. Diçka tek ai po më tërhiqte me forcë të madhe, unë nuk isha në gjendje e as e aftë t'i bëj ballë dhe shtynte trupin tim të çmendej, e ende nuk më kishte prekur. - Merita… - m'u ofrua dhe më kapi për dorë. Kisha ndjenjën se më kapi rryma. Nuk po mund ta ndaja shikimin prej tij, edhe ai ndihej ashtu, dukej qartë. - Nuk po besoj se je këtu - më tha. Nuk e di si u gjeta në përqafim të tij. Sot e kam të qartë. Jam kënaqur me puthjet e tij. Duart e tij po hulumtonin trupin tim, e unë nuk e kisha ndërmend ta refuzoj. Jam kënaqur me prekjen e tij. Gjaku po vlonte, por edhe atij. (vijon)

(Kosova Sot Online)