Ngjarje e vërtetë: Dashuria me ciganin e bukur (7)

  • E.K /
  • 23 October 2021 - 16:33
Ngjarje e vërtetë: Dashuria me ciganin e bukur (7)

Ajo pjesa e vogël e arsyes time më shtynte që të largohesha nga ai. - Jo - thashë me vendosmëri. Unë nuk jam një femër e cila do ta lejonte një të panjohur që të kënaqej në trupin tim. E, krejt tregonte se do të ndodhte ajo që nuk doja, jo në këtë mënyrë, dhe jo aq shpejt. - Jo - përsërita, duke u larguar nga ai. - Por… - Meha mezi e kontrollonte veten. - Në rregull - pranoi në fund, i dëshpëruar. - Ti ke të drejtë të refuzosh, e unë të kërkoj - tha ai në shikim të parë i qetë, por e dija se mezi e kontrollonte veten. Ky qe fillimi i shoqërimit tonë. Fillimi i një dashurie të madhe. Kurrë nuk do ta harroj momentin kur iu dorëzova për herë të parë.

Ai nuk ishte vetëm bashkim trupor, ishte diçka shumë më se aq. Mbaj mend çdo moment, meqë ato momente ishin fillim i shumë ndryshimeve të cilat e përcaktuan fatin tonë. Për të kushedi satën herë, i përjetova ato ndjenja, atë tajfunin që bënte kërdinë brenda meje, me atë rast, por edhe me çdo rast tjetër. Nuk më pengonte fakti që ai ishte cigan. Asgjë tek ai nuk më pengonte. Ai ishte mashkulli që e doja dhe të cilin do ta dua përjetë. Isha e gatshme që të hiqja dorë nga gjithçka, për hatër të tij.

E dija se çka do të pasonte dhe në çfarë paragjykimesh do të hasja, por kjo nuk kishte rëndësi për mua. Meha do të qëndrojë edhe pak kohë këtu, e më pas unë do të shkoj me të. Do të bëhem pjesë e atyre të cilët dikur i shikoja me moskuptim, e kjo më bënte të ndihesha shumë me fat. Kishim ne shumë plane, ku shumicën prej tyre i bënim pasi që të qetësoheshin pasionet tona. - Merita… Meri im… - Meha m'i lëmoi flokët. - Martesa është vazhdim i logjikshëm - edhe pse propozimi i tij ishte i çuditshëm, unë ia shtrëngova dorën. Nuk do të mund të jetoja pa ty - më tha me seriozitet. Me duar m'i lëmoi veshët, e më pas linjat e fytyrës, për t'i ndalë gishtat te goja ime. Unë ia putha ata me butësi, ato duar që ishin bërë të ashpra nga puna e rëndë. - As unë pa ty - i pëshpërita. Gjendeshim në natyrë. Nuk e hetova ngacmimin e barit, nuk ndjeja asgjë tjetër, pos pranisë së tij. Dashuria jonë ishte e natyrshme si dhe çdo gjë tjetër që na rrethonte.

Vazhdoi që t'm'i ledhatonte gjinjtë. Lëvizjet i bëheshin gjithnjë e më të lira. Ato kishin vetëm një qëllim: që përsëri t'm'i zgjonin ndjenjat, meqë ai tanimë ishte duke u djegur i tëri. Me puthje ma mbuloi çdo milimetër të trupit tim. Në prani të tij nuk ndjeja aspak turp, meqë dashuria i qiste në rend të dytë të gjitha ato ndjenja. Shikoja fytyrën e tij tepër të bukur, fytyrën e mashkullit i cili do të qëndronte me mua deri në vdekje. Shikimi mu turbullua nga epshet, por e dija se ai përsëri do ta tejkalonte kufirin e qëndrueshmërisë. Për të rëndësi kishte që të zgjonte çdo qelizë të trupit tim, që ta donte çdo qelizë imja dhe nuk bëhej fjalë vetëm për seks, por për bërje të vërtetë të dashurisë. Edhe pse njerëzit shpesh i përziejnë këto dy shprehje, ato në realitet kanë dy kuptime të ndryshme, të cilat shpesh përzihen, e vetëm ata që i kanë përjetuar, mund ta thonë dallimin. Ai donte që t'i premtoja se do të isha vetëm e tija dhe, këtë ia premtova. Pasi pasionet vinin duke u zbehur për herë të dytë, i mbylla sytë. Më duhej që të bisedoja me prindërit, por e dija që ata nuk do të më kuptonin. Nëse do të më duhej që të vendosja midis tyre dhe Mehës, që tani e dija se çka do të bëja. Pa më të voglin hezitim. (Vijon)

(Kosova Sot Online)