Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (4)

  • E.K /
  • 23 October 2021 - 16:36
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (4)

Koka ime ishte ulur derisa po studioja hapat e mi të fortë , duke shikuar thembrat e mija. Nuk isha i sigurt për këtë, por se isha pothuajse i sigurt se vetmia ishte sëmundje. Një sëmundje e infektuar, një sëmundje gërditësh që ngadalë ngjitej në sistemin tënd dhe të pushtonte, megjithëse mundohesh ta luftosh sa më fort dhe sa më mirë që mundesh. "A po të ndërpres" një zë u dëgjua prapa meje. Ishte zëri i Bentley-t. Duke u kthyer, e pashë atë derisa po qëndronte aty me një kuti thesar në dorë. Në njëfarë mënyre më buzëqeshi, por se dukej i pikëlluar në sytë e tij. Ai pothuajse ishte i shpejtë për të pritur ftesën time të pathënë.

Gabby e kishte veshur po ashtu. në një xhaketë të kaltër sportive që ia kishte mbuluar bluzën me "Beatles". Njerëzit nga brenda me siguri se po i duronin shikime të këqija për përzgjedhjen e veshjes së tij, por se Bentley nuk i jepte pesë para se çfarë mendonin të tjerët. Ai vetëm kujdesej për një vajzë, rreth dëshirave dhe nevojave të saj. "Si po kaloni", e pyeta derisa e kam lëshuar dorën në gjurin e tij. Sytë e tij të kaltër u takuan me sytë e mi të gjelbër dhe ai qeshi paksa. Ndoshta që të dy e dinim se ishte një buzëqeshje e vuajtjeve. Buza ime u lëshua poshtë. Djaloshi i mjerë.

Pasi lëshoi kutinë në tokë, duart e tij u kapën për fytyrën e tij. Unë pothuajse po e ndjeja zemrën e tij teksa po thyhej në copëza. Unë vetëm njëherë më moti e kisha parë Bentley-n derisa qante, e kjo ishte kur kishte siguruar biletat që të shikonte koncertin e Paul McCartney. Por këta ishin një lloj tjetër i lotëve. Duke e parë atë derisa po thyhej, mua më bëri që të ndihem sikur nuk mundem të ofroj ndihmë, ndërsa që krejt çfarë dëshiroja ishte ta thithja gjithë dhimbjen e tij dhe ta dërgoj atë diku larg në hapësirë kështu që bota të mos ndihej kurrë më kështu, në këtë mënyrë. "Më vjen shumë keq Bentley", i thashë me butësi, duke ia hedhur duart në qafë. Ai ka vazhduar që të rrijë ashtu para se t'i hapte sytë. "Jam një lloj idioti pasi që më bien lotët kështu përballë teje. Gjëja e fundit që dëshiroj të shoh është kur dikush vajton apo thyhet. Më fal Ashlyn", më tha ai. Si ishte djaloshi më i këndshëm që e kisha takuar ndonjëherë. Sa keq që djemtë e mirë mund të lëndohen, pasi që të gjithë e dinë se zemra e tyre dhemb më së shumti.

"Kurrë mos më kërko të falur". Po i bashkoja gishtërinjtë së bashku, ndërsa që mjekrën time e vendosa në shuplakat e duarve të tij. Ai ngriti dorën dhe më ledhatoi nga prapa shpinës. "Si po ja kalon", më pyeti ai me ata sytë e tij që gjithmonë ishin kaq të kujdesshëm. Brenda disa javësh, Bentley do të fillonte vitin e dytë në kolegj, do të shkonte në veri për të studiuar, për t'u bërë mjek-që ishte ikonike, sepse ai vuante nga zemra e thyer kështu që asnjë ilaç nuk mund ta shëronte. "Mirë po kaloj Bent". Ishte gënjeshtër, dhe ai e dinte se ishte gënjeshtër, por kjo ishte në rregull. Nuk e vinte në dyshim ai këtë. "A e ke parë Henry-n atje"? E pyeta duke ia rritur sytë dyerve të kishës. (vijon)

(Kosova Sot Online)