Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (6)

  • E.K /
  • 25 tetor 2021 - 15:46
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (6)

Ky ishte si një mision i pamundur për të, e unë nuk isha mësuar me këtë. Por, për të, që të vjen deri këtu, sot nga gjithë ato ditë dhe të aktrojë të atin që po mërzitet dhe që po mban zi, mu duk paksa dramatike, madje edhe për një njeri që e thith duhanin. Ai më shikoi rëndë, duke mos e përsëritur shikimin. Ne u ulëm ndërsa që po shikonim njerëzit e tjerë për një kohë më të gjatë. Mjaftueshëm gjatë për mua që të ndihem keq për mënyrën se si jam ndarë prej tij. "Më vjen keq", murmurita rrugës. "Nuk kam menduar ashtu", nuk isha e sigurt se ai p o mbahej për meje. Nganjëherë më duket se më mirë është që të jem i lig sesa të lëndohem. Para shumë kohësh, Henry thellë mendonte se për një arsye të vërtetë duhej të më bashkohej mua."Unë kam biseduar me nënën tënde. Ajo po kalon nëpër një periudhë të vështirë kohore".

Nuk ka komente për mua. Natyrisht, ajo po kalonte një periudhë të keqe! Vajza e saj e preferuar kishte vdekur! Ai vazhdoi. "Ne jemi marrë vesh se më së miri për ty do të ishte nëse vjen dhe rri me mua. Filloje dhe përfundoje vitin në Uiskonsin". Kësaj radhe, me të vërtetë kam qeshur me të madhe. "Po, në rregull, Henry". Së paku ai edhe më tutje kishte sensin e humorit. Një humor të vjetruar, por edhe më tutje ishte qesharak. Duke e kthyer trupin tim në drejtim të tij, e pash errësirën që po ia mbulonte sytë e tij të gjelbër - të njëjtën nuancë sikurse timen. Dhe të Gabby-t. Po më dhemb barku.

Sytë e mi ishin të etur për ujë."E ke seriozisht? Ajo nuk më dëshiron më këtu"? "Nuk është për këtë…", zëri i tij u ndal, duke shpresuar të mos më kishte ofenduar. Por ishte kjo. Ajo nuk më dëshironte më. Përse përndryshe do të më dëshironte në tokën e lopëve, djathit dhe birrës? E di se kishim kohë të vështira, por kjo ishte ajo që familjet bënin pas rasteve të vdekjes. Ke pasur edhe ti kohë të vështira. Ke ecur nëpër lëvozhgë të vezëve. Ke bërtitur kur është dashur dhe ke qarë. Je ndarë përgjysmë - së bashku. Dhimbjet e stomakut të para disa javësh ishin kthyer përsëri dhe e urreja veten për faktin se po ndihesha e dobët. E kam shtyrë veten time nga shkalla, duke u mbajtur për një kutisë prej drurit nën dorën time të majtë. Duke mbajtur pjesën e veshjes sime me dorën e djathtë, e unë po i drejtoresha kishës.

"Në rregull është", gënjeva, ndërsa që mendja ime fluturonte rreth asaj se si do të jenë gjërat në të ardhmen. "Megjithëkëtë…kush dëshiron të kërkohet apo dëshirohet nga dikush". Kishte kaluar një javë që nga funerali, ndërsa që nëna rrinte me Jeremy-n për më shumë se atë javë. Në fakt nuk e kisha imgjinuar ta kaloj kështu verën - duke qarë vetëm në shtëpi. E kam hapur kutinë e thesarit me shpejtësi. Fryma që po e mbaja ishte ndarë në disa pjesë, ndërsa që pas një relaksimit më ranë edhe disa lot nga sytë. I fshiva dhe më pas morra frymë edhe njëherë thellë. (vijon)

(Kosova Sot Online)