Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (8)

  • E.K /
  • 27 October 2021 - 15:50
Roman dashurie: Kur e shijon dashurinë (8)

Kam kaluar në pjesën e dytë të faqes dhe po shikoja në "listën e kovës". Nuk isha befasuar fare se si kjo listë ishte me disa prej gjërave për të cilat dikur bisedonim me njëri tjetrin. Zhytja në qiell, lexo punën e kompletuar të Shakespeare, bjer në dashuri, publiko një novelë, bëni binjakë, dilni në takim me personin e gabuar, regjistrohu në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Këto ishin vetëm disa prej gjërave, të cilat ëndërroja t'i bëja. Por, gjërat e tjera në lisë ishin më shumë për Gabby-n sesa për mua. Harroje Henry-in, qaj kur je e lumtur dhe vajto e qesh kur je e trishtuar, dehu dhe vallëzo në një kafene, premtoji Bentley-t se do ta thërrasësh, kujdesu për Nënën dhe rikrijo atë skenën e famshme nga Titaniku.

Dera kryesore u hap, ndërsa që dera po zvarritej dhe po hapej ngadalë, dhe më pas e pashë Nënën, duke qëndruar në dhomën e ditës. I kam vendosur letrat aty ku i mora, e mbylla kutinë më pas. Duke dalë nga dhoma e gjumit, unë po qëndroja përballë saj dhe ia kisha ngulur sytë për një periudhë të gjatë kohore. Lotët kanë mbuluar fytyrën e saj ndërsa që goja po i dridhej thuajse po dëshironte të më thoshte diçka, por se asgjë nuk po i dilte nga goja. Nuk kishte asgjë tjetër, por e kishte kapluar qetësia. Ajo dukej kaq e thyer, kaq e tmerruar. "Po shkoj për Henry-n nesër". I thashë derisa po i bëja disa hapa. Për një moment të shkurtë, Nëna filloi të dridhej.

Po mendoja të qëndroj qetë dhe për fjalët. Por, para se unë të mund ta hapja gojën, foli ajo. "Kjo është mirë Ashlyn. A ke nevojë që Jeremy të dërgojë në stacion"? Zemra po më rrihte fort, ndërsa që kisha shtrënguar gishtat dhe kisha formuar një grusht. "Jo. Do t'ia dal disi. Dhe, vetë që ti ta dish, nuk e kam ndërmend të kthehem". Zëri im ishte i çarë, ndërsa që edhe mua më plasën lotët. "Kurrë. Të urrej për faktin se më ke braktisur atëherë kur kisha nevojë më së shumti. Dhe, kurrë nuk do të ta fal". Më pas më shikoi edhe njëherë para se të largohesha dhe po shkoja drejt derës kryesore. "Të uroj rrugë të mbarë". Dhe kështu, unë u largova derisa ajo kishte mbetur e shtangur, e vetme. Kapitulli i dytë: Gjithmonë kujtoje shikimin tonë të parë, Dhe do t'i premtoj zemrës tënde se kjo do të mjaftojë.

 Kërkesa e Romeo-s. Dita tjetër erdhi shpejt. Isha ulur përjashta në stacionin e trenit sipër një valixhes. Kurrë nuk kisha hipur në tren më parë, kështu që kjo ishte goxha një përvojë. Disa gjëra i kisha mësuar për trenta: nganjëherë dikush të ulet pranë dhe do të gërhasë, por se ty të duhet të sillesh sikurse gjithçka është normale, se një pije të kushton shumë shtrenjtë, ndërsa që ata që grumbullonin biletat dukeshin sikurse personazhet e animuar. Oh jo. Unë po qeshja dhe po qaja në të njëjtën kohë. Të gjitha rrugët më dërgonin prapa te motra ime. Njerëzit që më kalonin pranë me siguri kanë menduar se isha e çmendur, sepse kaq shumë po qeshja me veten time. Për t'i bërë gjërat edhe më të çmendura, hapa çantën dhe nxora një libër dhe po e lexoja, njerëzit dine të janë paragjykues nganjëherë. (vijon)

(Kosova Sot Online)